Ekipi i K.F. Maliqit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin futbollistik 2026–2027, me synimin e qartë për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese dhe për të arritur objektivat e përcaktuara për këtë kampionat. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë zgjedhur të ruajnë një pjesë të rëndësishme të kontingjentit ekzistues, ndërsa e kanë pasuruar grupin me 10 afrime të reja gjatë kësaj periudhe merkatoje.
Lëvizjet në merkato dhe huazimet nga Pogradeci
Në radhët e skuadrës janë bashkuar disa emra të njohur të futbollit krahinor dhe më gjerë. Ekipit i është bashkuar K. Myslymi nga skuadra e Sopotit, ndërsa nga K.F. Pogradeci kanë ardhur në formë huazimi dy lojtarë, M. Mertkola dhe O. Spaho. Gjithashtu, nga radhët e A.F. Elbasanit janë transferuar futbollistët J. Samsiano dhe A. Lukani, si dhe E. Oliveira i cili vjen pas përvojës me Butrintin.
Pjesë e rëndësishme e përgatitjeve është edhe rikthimi i J. Qeleshit, i cili pas përvojës te skuadra e Burrelit vesh sërish fanellën e Maliqit. Për me tepër, organika e ekipit është forcuar edhe me futbollistin kolumbian D. Santiago, i cili pritet të sjellë më shumë ritëm dhe kreativitet në repartin e mesfushës. Me këtë grup të konsoliduar, K.F. Maliqi synon një paraqitje sa më dinjitoze gjatë kampionatit të ardhshëm.


