Author: Kolibri 1

Dy persona u vranë dhe një tjetër u lëndua, pasi një nxënës kreu sulm me thikë në një shkollë në pjesën lindore të Sllovakisë, në qytezën Spissk Stara Ves. Njëra nga viktimat është identifikuar si nëndrejtoresha e shkollës, ndërsa tjetra është studente, sipas Denník N. Policia lokale tha fillimisht se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij, raportojnë mediat ndërkombëtare. Megjithatë, i dyshuari u kap pak më vonë. “Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju…

Read More

Edlira Bode është një emër që lidhet ngushtë me përparimin në fushën e shëndetësisë, duke nisur nga spitali rajonal i Korçës e deri te drejtimi i Spitalit Universitar të Traumës, i dyti më i rëndësishëm në vend. Karriera e saj nisi si mjeke në spitalin rajonal të Korçës, ku më pas, gjatë viteve 2016-2017, mbajti edhe drejtimin e këtij institucioni. Në këtë periudhë ajo ndërmori ndryshime të rëndësishme në organikën e punonjësve, duke përmirësuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore. Në vitin 2017, ajo u zgjodh deputete e zonës së Devollit, duke mbështetur projekte sociale që kishin për qëllim përmirësimin e kushteve…

Read More

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6% në vit. Një gjë e tillë është bërë me dije nga specialisti i përfitimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Riza Ashimi, i cili thotë se ky muaj është një periudhë e mirë për të përfituar nga kjo hapësirë, edhe për të siguruar periudha kontributive, por edhe për të përfituar nga ulja prej 6% në pagesë. Riza Ashimi, Specialist i Përfitimeve, DRSSH Korçë Sigurimi vullnetar mbulon 3 fusha, atë për vitin aktual, për periudhën…

Read More

Pavarësisht temperaturave të ulëta, që kanë shoqëruar ditët e fundit qarkun e Korçës, nuk ka patur probleme me ngrohjen në institucionet arsimore. Burime nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Prauniversitar Korçë bëjnë me dije se procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha shkollat dhe kopshtet dhe nuk është parë e nevojshme reduktimi i orëve mësimore. Vetë nxënësit shprehen se ngrohja nuk ka munguar në asnjë moment. Nga ana tjetër burime nga Ndërmarrja Mbështetëse e Arsimit dhe Çerdheve bëhet e ditur se është bërë furnizimi me lëndë djegëse dru zjarri, naftë dhe gaz të lëngshëm, i të gjitha institucioneve arsimore në…

Read More

“Po vështirësohen martesat në Shqipëri?”, kjo është dhe tema e cila u diskutua gjatë mbrëmjes të së mërkurës në studion e “Opinion”. Pjesë e panelit të diskutimit ka qenë edhe gazetarja e Sportit, Sabina Mete e cila ka dhënë opinionin e saj sa i përket marrëdhënieve intime përgjatë ditëve të sotme. E shqetësuar, gazetarja theksoi se në Shqipëri nuk ka meshkuj pasi këta të fundit po tërhiqen më tepër nga personat të së njëjtës gjini. Sabina Mete: Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport. Fevziu: Aq e keqe është…

Read More

Këtë të enjte u zhvillua seanca paraprake në GJKKO për kryetarin e Bashkisë Devoll, Eduard Duro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Posaçme. Të gjithë të pandehurit, përmes avokatëve të tyre, kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Seanca u shty për të premten e ardhshme, më 24 janar, ku avokati i Eduard Duros do paraqesë disa dokumente, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq. Hetimet për Duros u mbyllën një muaj më parë nga SPAK, ku kryebashkiaku socialist u mor i pandehur për akuzën…

Read More

Skënderbeu kualifikohet për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Korçarët triumfuan 1-0 ndaj Vorës, në sfidën e luajtur në stadiumin “Devolli”. Goli i Rabiut, i realizuar në minutën e 71-të rezultoi vendimtar, në këtë sfidë delikate. Dinamo shkëlqen ndaj Erzenit. Djemtë e Ilir Dajës fituan 6-1, duke bindur kështu me lojë dhe rezultat. Në këtë sfidë spikati Itodo me 3 gola, ndërsa “tundën rrjetën” edhe Bregu, Nani e Vila. Vlen të përmendet edhe një autogol i Rustem Hoxhës, në mesin e pjesës së parë. Ndeshje të tjera, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë do të zhvillohen pasditen e kësaj…

Read More

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka proceduar penalisht shtetasin L. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për kontrabandë ushqimore. Gjatë kontrollit në automjetin e tij në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi produktesh ushqimore të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia. Mallrat nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm ligjor për import dhe dyshohet se ishin futur në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Autoritetet kanë sekuestruar produktet dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të mundshëm të kontrabandës. Njoftimi i policisë; Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…

Read More

Aksident rrugor në aksin Korçë – Kolonjë, pranë fshatit Dvoran. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë. Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Read More

Maliq: Probleme me qarkullimin në disa zona malore Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh për shkak te renjes se shkembinjeve pas rreshjeve të dendura të dëborës. Banorët janë detyruar të lëvizin vetëm në këmbë, pasi qarkullimi me mjete është i pamundur. Bashkia e Maliqit ka nisur punën për hapjen e një segmenti alternativ, për të krijuar mundësi banorëve të përdorin mjetet e tyre, por deri tani situata mbetet e vështirë. Probleme janë raportuar edhe në rrugën e fshatit Dushar, ku qarkullimi është pjesërisht i vështirësuar.…

Read More