Author: Kolibri 1
Aksident rrugor në aksin Korçë – Kolonjë, pranë fshatit Dvoran. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të një kanali. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime ndërsa dyshohet se shkak ka qenë akulli në rrugë. Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Maliq: Probleme me qarkullimin në disa zona malore Rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar prej dy ditësh për shkak te renjes se shkembinjeve pas rreshjeve të dendura të dëborës. Banorët janë detyruar të lëvizin vetëm në këmbë, pasi qarkullimi me mjete është i pamundur. Bashkia e Maliqit ka nisur punën për hapjen e një segmenti alternativ, për të krijuar mundësi banorëve të përdorin mjetet e tyre, por deri tani situata mbetet e vështirë. Probleme janë raportuar edhe në rrugën e fshatit Dushar, ku qarkullimi është pjesërisht i vështirësuar.…
Policia Rrugore në Korçë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fransi Gurra, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij pa leje drejtimi. Gjatë një patrullimi rutinë në qytet, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga i riu dhe gjatë verifikimit rezultoi se ai nuk zotëronte leje drejtimi. Përveç shkeljes ligjore, drejtimi i automjetit nga persona pa patentë përbën një rrezik të shtuar për sigurinë rrugore. Njoftimi i policisë; Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin F. G., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet lidhur…
Një rast dhune në familje ka tronditur qytetin e Korçës, ku Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ilir Muska, 42 vjeç, banues në Korçë. Ai akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij, e cila pas incidentit është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku gruaja ka kërkuar ndihmë pas dhunës fizike dhe psikologjike. Policia ndërhyri menjëherë duke vendosur në pranga 42-vjeçarin. Sipas burimeve, viktima kishte shfaqur më herët shenja dhune, por nuk i kishte raportuar. Njoftimi i policisë; DVP Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin I. M., 42 vjeç, banues në…
Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi do të vazhdojnë karrierën e tyre në Turqi, në radhët e skuadrës së Adanaspor, në Ligën 1, ku ndodhet në një pozicion aspak komod, në vendin e parafundit. Gjatë prezantimit, Cikalleshi deklaroi: “Duam të dalim sa më shpejt në fushë. Do të vazhdojmë të punojmë, nuk kemi mundësi të humbim kohë. Kam kohë që luaj në Turqi, dua të jap gjithçka në fushë dhe jashtë saj, jam gati për këtë”. Edhe Endri Çekiçi shprehu krenarinë e tij që ishte pjesë e projektit të ri të klubit: “Vendi i Adanaspor nuk duhet të jetë këtu. Ne…
Një episod gjatë Luftës Italo-Greke në malet e Pogradecit, dhjetor 1940. “Strategjia greke ishte vazhdimi i ofensivës përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, duke u shtrirë drejt Pogradecit. Pasi arrinte në skajin verior të liqenit, plani ishte të kthehej në perëndim dhe, duke marshuar mbi vargmal, drej Elbasanit. Ishte një manovër, e gjerë, rrethuese, e cila, nëse do të kishte sukses, do t’i vendoste ushtritë italiane në perëndim në rrezik për t’u ndarë. Ky plan do të rrezikonte të ndante forcat italiane në veri dhe në jug. … Kaluam një lumë të gjerë. Këtu italianët kishin ndërtuar një urë të…
Numri i pacientëve të shtruar në Senatoriumin e Korçës ka shënuar një rritje të ndjeshme. Sipas burimeve zyrtare, aktualisht ndodhen të shtruar 45 pacientë, në krahasim me 35 që ishin disa ditë më parë. Përgjegjësja e Senatoriumit Diana Aliçkolli bën të ditur se çdo ditë në pavionet e këtij spitali vizitohen 45 deri në 50 qytetarë, kryesisht të moshave nga 50 deri në 75 vjeç. Mjeket apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht në këtë periudhë ku virozat dhe infeksionet respiratore janë në rritje. Pacientet këshillohen të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave të rënduara.
Buzi Store’, një kompani me 8 pika në të gjithë vendin dyshohet se ka kryer evazion fiskal pasi nuk ka deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura. Kompania lëshonte fatura të falsifikuara përmes një sistemi online të paligjshëm. Pronari Oltion Buzi është shpallur në kërkim. Prokuroria e Tiranës goditi një tjetër rast të evazionit fiskal, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për subjektin tregtar ‘Buzi Store’. Pas një hetimi disa mujor të nisur që në vitin 2024, organi i akuzës njofton se kanë zbuluar se ‘Buzi Store’ nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore. Në kërkim është shpallur…
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, për rreth një orë në SPAK, është marrë në pyetje. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, ai tha për mediat se dha sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje. Gjithashtu, ai u shpreh se në SPAK, ishte në cilësinë e personit deklarues. “Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai. Kujtojme që kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët në SPAK. Ai është marrë…
Pas reshjeve intensive të dëborës, situata në zonat malore të qarkut te Korces po shkon drejt normalizimit, sidomos në qarkullimin rrugor. Në njësinë administrative Vithkuq, të gjitha rrugët e fshatrave, përfshirë Shtyllën dhe Panaritin, janë të hapura, megjithëse kalimi rekomandohet të bëhet me goma dimërore dhe zinxhirë. Rruga Voskopojë-Lekas është gjithashtu e hapur, por qarkullimi mbetet i vështirë në disa fshatra të kësaj njësie. Probleme me qarkullimin raportohen ende në fshatrat e njësisë administrative Çlirim në Bashkinë Kolonjë. Ndërkohë, situata paraqitet e stabilizuar në fshatrat e Devollit të Sipërm. Energjia elektrike nuk paraqet probleme në këto zona, çka ka lehtësuar…

