Author: Kolibri 1

Erion Isai, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, është paraqitur sot pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Shkaku i kësaj paraqitjeje ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht. Burime të afërta bëjnë të ditur se kjo paraqitje mund të lidhet me hetime të hapura së fundmi nga SPAK, por nuk ka informacione të detajuara mbi çështjen apo rolin e kryebashkiakut në këtë proces. Në vijim pritet të ketë një deklaratë zyrtare nga Erion Isai ose përfaqësuesit e tij për të sqaruar situatën. Ndërkohë, opinioni publik është duke ndjekur nga afër zhvillimet mbi këtë çështje. (Ky lajm…

Read More

Skënderbeu do e presë Vorën nesër në stadiumin e Devollit. Sfida është programuar për në orën 13:00 dhe vlen për Kupën e Shqipërisë. Ky takim do të luhej në stadiumin e Skënderbeut, në orën 17:00. Ndryshimi erdhi pas reshjeve të shumta të borës në Korçë, që mbuluan stadiumin. E njëjta gjë ka ndodhur ndërkohë dhe në stadiumin e Devollit. Për këtë punëtorët po merren me pasimin e borës. Aktualisht Skënderbeu mban vendin e fundit në Superiore. Në anën tjetër Vora kryeson renditjen e Kategorisë së Parë.

Read More

Dean Liço i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Igdir në kategorinë e dytë turke, për t’iu bashkuar një tjetër skuadre në futbollin turk, Bolusporit. Klubi në fjalë ka pretendime për ngjitjen në elitë dhe ka përforcuar radhët me mesfushorin shqiptar i cili ka lënë shenjë në vetëm 6 muaj në Turqi. “Faleminderit Igdir dhe tifozëve për të gjithë momentet që kemi kaluar bashkë, ju uroj më të mirën”, ishin fjalët e Liços në një postim në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën skuadrës që bëri të mundur kalimin e tij nga Skënderbeu në kampionatin turk. Ndërkohë, trajneri i Boluspor,…

Read More

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, ku shfaqet një oficer policie duke u konfliktuar me një punonjës së doganës, në Pikën së Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se: Ngjarja ka ndodhur më datën 06.01.2025, dhe menjëherë pas ngjarjes, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, Komisar A. A, është pezulluar tre ditë nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin disiplinor. Për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori…

Read More

Washington D.C Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u diskutuan arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit. Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland. Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar…

Read More

Sa i përket situatës në bashkinë Devoll, ju bëjmë me dije se të gjitha rrugët e fshatrave janë të hapura e të kalueshme për banorët. Po ndërhyhet momentalisht vetëm në zonën e Vidohovës dhe Nikolicës pasi ka patur prezencë të madhe bore dhe do të bëhet sot hapja totale e rrugës. Në pjesën tjetër të fshatrave, po vazhdohet me kriposjen e rrugëve për shkak të prezencës së akullit. Probleme me energjinë elektrike nuk ka patur. Nga ana tjetër, edhe procesi mësimor vijon normalisht në të gjitha shkollat.

Read More

Endrit Braimllari njofton divorcin me PL: Dua të kontribuoj për PS-në! Reagon ashpër zëdhënësja e Metës: “Sufllaqexhi”, betoheshe për besnikëri por u konvertove në diversant Endrit Braimllari, në një reagim për BalkanWeb ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në këto vite në politikë e shoh si një mundësi për të mbështetur qytetarët. Nuk kam pasur…

Read More

Skuadra e Skënderbeut ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit brazilian Luquinhas. Futbollisti 27-vjeçar, i cili ka një eksperiencë të pasur në Superligën Finlandeze, ka firmosur kontratën me klubin korçar dhe tashmë është bashkuar me grupin në seancën stërvitore. Ky transferim pritet të forcojë sulmin e ekipit në sezonin aktual, ndërsa Luquinhas synon të shënojë një impakt të menjëhershëm në radhët e bardhekuqve. Skënderbeu vazhdon të punojë për përforcime të reja, ndërsa afrimi i brazilianit është një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për të qenë konkurrues në kampionat.

Read More

Pogradec Është rikthyer pas dy ditësh energjia në 12 fshatrat e njësisë administrative Proptisht të Pogradecit. Prej mëngjesit të djeshëm 2 mijë familje në këtë njësi mbetën pa energji për shkak të një defekti në linjën furnizuese. U deshën gati dy ditë që elektriçistët të gjurmonin linjën dhe gjenin defektin në kushtet e një situate të vështirë me temperatura të ulta dhe dëborë trashësia e të cilës në zona të ndryshme kalonte 1 m.

Read More

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqëndrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore. Subjektet kontraktore kanë punuar për mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale kryesisht pastrim, kriposje dhe aktualisht vazhdon qarkullimi normal përgjatë këtyre akseve. Nisur nga temperaturta e ulëta dhe reshjet e dëborës rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga të gjithë drejtuesit e automjeteve. Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin…

Read More