Author: Kolibri 4
Gjatë 13 viteve të fundit, shumë gra dhe vajza janë vrarë nga burrat në Shqipëri, kryesisht nga anëtarë të familjes. Vetëm për vitin 2023 numërohen një numër i konsiderueshëm vrasjesh duke bërë që krimi të jetë ulur këmbëkryq te familjet shqiptare. Ngjarjet më të bujshme kanë lënë gjurmë të thella të traumës në shoqëri. Ngjarja me makabre ishte vrasja e tre grave nga Dan Hutra brenda një dite në mars të vitit 2023. Po në 12 mars, një tjetër vrasje, Mimoza Paja, u gjend në një sulm të papritur nga kallashnikovi në një lokal ku po punonte. Mimoza, një person…
Ka qënë një grup turistësh të cilët po udhëtonin me motorra kur turistja gjermane ka rrëshqitur në rrugë duke pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit. Menjëherë është bërë dërgimi i saj në spitalin e Ersekës ku dhe ka marrë ndihmën e parë dhe më pas do të dërgohet drejt spitalit rajonal të Korçës Te njëjtat burime bëjnë me dije se turistja ka fraktura të shumta. Ky është aksidenti i tretë në pak ditë më turistë të huaj, dy prej të cilëve ndodhen në aksin Pogradec – Qafë Thanë
Bashkohu me ne në këtë fushatë solidariteti dhe bëj një ndryshim të vërtetë në jetën e familjeve që kanë nevojë!** Ne jemi duke organizuar një fushatë për të mbledhur veshje që nuk të nevojiten më ose veshje të reja për t’i dhuruar familjeve në nevojë në Bashkinë e Ersekës. Në këtë periudhë të vitit, kur temperaturat ulen dhe nevojat rriten, çdo kontribut mund të sjellë ngrohtësi dhe shpresë në jetën e atyre që janë më pak të privilegjuar. Si mund të kontribuoni: – Sillni veshje që nuk i përdorni më: Veshje për të rritur, për fëmijë, apo ndihma për të…
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritson Kurtin i cili u arrestua nga policia e Korçës tre ditë më parë me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Ka qënë kërkesa e akuzës për të mbajtur pas hekurave 21 vjeçarin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata ndërkohë që avokati ka kërkuar një masë sigurie me të lehtë. Sipas tij, Kurti është i vetëm që siguron të ardhura për familjen ndaj e për këtë I ka kërkuar gjykatës ndryshimin e kësaj mase sigurie. Vetëm para dy muajsh Dritson Kurti ka mësuar për moshën e…
Kërkoheshin nga policia e Tiranës për mashtrim dhe arrestohen në Korçë për të njëjtën vepër penale. Ka qënë një i ri nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32 vjeçarja me inicialet C.A të cilët kanë fillimisht në kryeqytet kanë konsumuar një drekë me shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar. Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31 vjeçar. Ka qënë…
Pogradec/Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territori i pastër”. Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. 31-vjeçari i arrestuar, i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim më Prokurorinë e Korçës, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i…
Një masë elektrike ka shkaktuar një zjarr në një banesë në lagjen numër 1, në rrugën “Kajo Karafili”. Zjarri ka filluar nga bolieri i banjës dhe më pas është përhapur në pjesë të tjera të apartamentit. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët janë izoluar dhe shuar në kohë, duke shpëtuar pjesën tjetër të shtëpisë nga dëmtimet më të mëdha. Zjarrfikësit kanë arritur të mbajnë nën kontroll flakët përpara se ato të përhapen në pjesët e tjera të apartamentit, duke minimizuar dëmet e mundshme. Pas ndihmës së parë dhe fikjes së zjarrit, është kryer një kontroll për të siguruar që…
Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi: Diskutuam për nisjen e sezonit parlamentar, ky sesion i rëndësishëm edhe për zgjedhjet. Një interpelancë është kërkuar më kryeministrin Edi Rama. Një tjetër interperlancë me zv. kryeministren dhe pastaj është axhenda është normale. Do jetë një interpelancë në zbatim të rregullores. Me shumë gjasë do të jetë në seancë. Nuk ka një vendim politik për mandatin e Olta Xhackës. Do të zbatojmë vendimet e kushtetueses pa komente politike. Marrë shkak nga ky rast për situata të ngjashme do t’i drejtohemi Venecias. Takim të premten me Ramën në Elbasan. Mundësi për çdo deputet për…
Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë – Ersekë Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dvoran shumë pranë një pike karburanti Sipas policisë, mësohet se mjeti tip “Benz” ka qenë duke ardhur nga Erseka në drejtim të Korçës ndërkohë që mjeti tjetër ka qenë duke lëvizur anasjelltas kur krejt papritur drejtuesi i mjetit “Land Rover” ka kaluar nga krahu i djathtë në krahun tjetër me qëllim futjen në karburant, devijim ky që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy mjeteve. Nga goditja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Land Rover” si dhe pasagjeri…
Në aksidentin e fundit në aksin rrugor Korçë – Qafë e Qarrit, në afërsi të fshatit Dvoran, ku janë përfshirë dy automjete. Një nga drejtuesit ka mbetur i bllokuar në automjet për shkak të dëmtimeve të rënda dhe ka pasur nevojë për ndihmën e zjarrfikësve për të dalë. Pas ndihmës emergjente, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës për trajtim të mëtejshëm. Rreth 15 minuta rruga është ndaluar për të lejuar ekipet e shpëtimit të kryejnë punën e tyre dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Po ashtu, është bërë e ditur se qarkullimi është kthyer në normalitet pas…

