Author: Kolibri 4
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Pogradec, dhe referoi materialet në Prokurori për shtetasin V. B., 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran, automjetet që ata drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari. Po nga Sektori i Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 34 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi u kap në aksin ”Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori,…
Skënderbeu do të luajë ndaj Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës bardhekuqtë presin durrsakët për të rruajtur vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pasi vijnë nga triumfi kundër Vllazninsë në ndeshjen e fundit. Për trajnerin Gvozdenovic, skuadra është gati për një tjetër fitore dhe fakti që do të kenë sërish mbështetjen e madhe të tifozerisë, ja u bën më të thjeshtë këtë duel. Sa i përket gjendjes së skuadrës, Gvozdenovic u shpreh se mungesa e Janaqit i prish disi planet, ndërsa theksoi se dy afrimet e fundit të merkatos nuk janë ende…
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 56 vjecarin Nesti Zhorbo, k dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorene” 56 vjeçari vetëm pak ditë më parë ka qene i ulur ne nje prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura dhe ka tentuar ti preke në disa pjesë të trupi dy minorenet, ngjarje kjo e parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimi e…
Korça dhe fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës edhe gjatë muajit shtator janë të vizituara nga turistët e huaj, kryesisht ata që vijnë nga Europa Perëndimore të cilët janë të interesuar për monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sajtet arkeologjike. Një grup turistësh spanjollë që vijnë për herë të parë tregojnë se u bën përshtypje mikpritja e banorëve të qytetit dhe pastërtia që gjejnë. “Është hera ime e parë në Shqipëri. E vërteta është se është vend shumë i bukur dhe pastër, më bën përshtypje dashuria që falni dhe qetësia që gjejmë”- tha një tjetër turiste spanjolle. “Po shoh pikturën…
Dueli i Shqipërisë kundër Gjeorgjisë është mbyllur me rezultatin 0-1. Lojtari i ekipit kundërshtar, Kochorashvili ka shënuar gol në minutën e 71 kundër ekipit të kuqezinjve. Formacioni i ekipit kuqezi ishte 4:3:3, kurse për Gjeorgjia zgjodhi të luante me formacionin 3:5:2. Përmes një njoftimi Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji ishin shitur
Është ndarë nga jeta xhaxhai i Niko Peleshit, një seranadist i njohur i qytetit të Korçës. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e traditës muzikore të këtij qyteti, duke kontribuar në ruajtjen dhe përhapjen e serenatave korçare, një trashëgimi kulturore e dashur për breza të tërë. Vdekja e tij përfaqëson një humbje të madhe për komunitetin dhe për ata që vlerësojnë kulturën dhe muzikën tradicionale të Korçës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Peleshi dhe të gjithë atyre që e njihnin dhe e çmonin. Ja çfarë shkruan Niko Peleshi në rrjetin e tij social facebook; Dhimbjen për humbjen e një njeriu…
Këtë korrik, liqeni i Ohrit në Pogradec do të priste për herë të parë kampionatin botëror të sporteve të ujit, njohur ndryshe si Formula1 H2O. Eventi që u trumbetua me bujë një vit më parë si promovim për Shqipërinë turistike, u anullua në heshtje. Esmeralda Topi Shtatorin e vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli lajmëroi mbajtjen e kampionatit botëror të sporteve të ujit në liqenin e Ohrit, të njohura nga sportdashësit si garat e Formula 1 H2O. “Dy evente sportive botërore të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri, duke promovuar masivisht turizmin e Pogradecit…
Ndahet nga jeta kantautori I njohur korçar Gjergji Peleshi në moshën 88 vjeçare Peleshi një nga këngëtaret më të njohur të serenatës korçare, madje për shumë vite ka qenë pjesë e Korit “Lira” të këtij qyteti Gjergji Peleshi është rritur në një familje ku serenata korçare është kënduar që në fillesat e saj, këngë të cilat me se shumti i ka kënduar me vëllain e tij Ilkë Peleshin Deri në momentet e fundit të jetës së tij e ka kënduar me shume dashuri serenatën korçare
Duke nisur nga 1 Tetori i këtij viti, pensionistët do të përfitojnë indeksim, përveç bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj që do të përfitojnë në fundvit. Qeveria deri më tani nuk ka bërë ende publik se sa do të jetë masa fikse e përfitimit, por eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha, ka “zbërthyer” këtë skemë. Eksperti tha se një pensionist do të marrë 1190 lekë të rinj në muaj, duke bërë përllogaritje në bazë të numrit të pensionistëve dhe fondit që është parashikuar të vendoset në dispozicion. “Hapi i parë për vitin 2024, është miratimi i buxhetit dhe për…
Vëllai i Melisa Trëndafilit nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lidhje me gjendjen shëndetësore të motrës së tij, e cila u dogj me benzinë pak ditë më parë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili. Megjithatë ai u shpreh se ndihma për motrën e tij duhet të kishte ardhur me kohë nga Policia e Korçës, e cila ka qenë në dijeni të rasteve, ndërsa shtoi se e motra ka bërë edhe denoncim pranë autoriteteve. “Dua që ajo nënë e dy fëmijët duhet të merrte ndihmë nga policia e Korçës aty ku edhe ka bërë denoncimin. Policia ka qenë në dijeni të…

