Author: Kolibri 4
Në aksin rrugor Korçë – Qafë e Qarrit, në afërsi të fshatit Dvoran, ka ndodhur një aksident i rëndë që ka rezultuar në të plagosur. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe janë përfshirë mes dy automjete. Nga përplasja e fortë ka të plagosur. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të bërë evakuimin e të plagosurve. Ende nuk ka informacion të saktë mbi numrin e të plagosurve apo gjendjen e tyre shëndetësore. Pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për detaje të tjera.
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritson Kurtin i cili u arrestua nga policia e Korçës tre ditë më parë me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Prej një viti 21 vjeçari ishte i martuar me një 14 vjeçare me të cilën ka sjellë në jetë një fëmijë. Në momentin kur 14 vjeçarja është shoqëruar nga bashkëshorti dhe familjarët ka shkuar në martenitetin e Korçës për të lindur, Shërbimi mjekësor i shtëpisë së lindjes për procedurë nisur nga mosha e minorenes ka lajmëruar policinë,të cilët kanë kryer arrestimin e Dritson Kurtit. Familjarët e…
Ndërron jetë një nga personazhet më interesantë të qytetit të Korçës Kozma Melçani, një jetë të tërë mes burgut dhe endacakut. Qytetarët korçarë por dhe ata që kalonin fundjavat në Korçë e njihnin fort mirë endacakun i cili kërkonte lëmoshë krejt ndryshe nga lypësarët e tjerë. Ajo çfarë e bënte Komon të veçantë ishte bujaria e tij për endacakët e tjerë, i cili me lekët që mblidhte në fund të ditës mendonte jo vetëm për dy gota alkool për vete por edhe për bukën e të tjerëve që e rrethonin. Një jetë të tërë netët i ka kaluar në hajatet…
Një aksident është regjistruar në unazën e qytetit, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si shkak i mundshëm i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin e lirë të automjeteve. Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në kushtet e motit me shi, kur rrugët bëhen më të rrëshqitshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 57 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura. Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit Th. N., 31 vjeç, G. K., 69 vjeç dhe R. C., 47 vjeç, të tre banues në Korçë, pasi u kapën në…
Mësuesit në Korçë, të cilët kanë mbetur me më pak orë mësimore për shkak të uljes së numrit të nxënësve, nuk do të largohen nga sistemi arsimor. Në vend të kësaj, ata do të kalojnë në pozicionin e mësuesve ndihmës, duke vijuar kontributin e tyre në shkolla. Ky vendim synon të ruajë stafin arsimor dhe të ofrojë mbështetje shtesë për nxënësit në nevojë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Vinjola Rrota, e cila siguroi se asnjë mësues nuk do të largohet nga puna. Ky hap është marrë për të mbështetur mësuesit dhe për të…
Dy persona u shoqëruan pasidten e sotme nga policia e Pogradecit, pasi ishin zënë me grushta në lagjen numër 4 të qytetit, në rrugën “Gani Homçani”. Ngjarja u raportua në policia nga banorë të lagjes të cilët kishin parë se dy persona në gjendje të dehur po ziheshin me njëri-tjetrin. Menjëherë pas telefonatës në sallë operative blutë kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shoqërimin e të dy personave, njëri prej tyre u kap në rrugë duke ikur ndërsa tjetri u shoqërua nga banesa. Shoqërimi i tyre u bë për sqarimin e konfliktit i cili për shkak të gjendjes…
Ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili vijon të jetë i fshehur, që nga ngjarja e e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë. “Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. Ai erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më,…
Xhesi është një vajzë 14-vjeçare nga fshati Barç i Korçës, e cila ka zgjedhur të ndjekë drejtimin Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Pavarësisht se ajo jeton me sindromën Down, dëshira e saj për të mësuar dhe për të ndjekur arsimimin nuk është penguar nga sfidat shëndetësore. Xhesi është e vendosur të shfrytëzojë potencialin e saj në teknologji dhe t’i përkushtohet mësimeve për të arritur objektivat e saj. Mbështetja e familjes dhe përkushtimi i saj ndaj shkollës i kanë dhënë Xhesit një shtysë të madhe për të ndjekur pasionin e saj në fushën e teknologjisë. Ajo është një shembull i gjallë se…
Komisariati i Policisë Korçë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Nesti Zhorbo 56 vjeç, banues në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy vajza të moshës 7-8 vjeç. Burime te siguruara thanë se 56 vjeçari ka qene i ulur ne nje prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura. Të njëjtat burime thanë se 56 vjeçari ka tentuar ti preke në disa pjesë të trupi dy minorenet, ngjarje kjo e parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të…

