Author: Kolibri 4
Një zjarr masiv përfshiu pasditen e sotme varrezat publike të Pogradecit, zjarr i cili si pasojë e barit të thatë u përhap me shpejtësi. Menjëherë pas njoftimin të zonë u përqëndruan forcat e MZSH dhe punonjës të varrezës të cilët arritën që të izolojnë dhe shuajnë flakët. Sipas të dhënave zjarri ka nisur në pjesën e sipërme të varrezës, jashtë gardhit rrethues dhe më pas u përhap brenda varrezave. Në vendngjarje mbrritën edhe forcat e policisë dhe nisën hetimet mbi rastin pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandaloi një katastrofë të madhe në vendin ku…
Një episod i përgjakshëm ka ndodhur mes dy klientëve shqiptarë të një kafeneje mbrëmjen e djeshme në Irakleo të Kretës, ku njëri ka sulmuar me thikë, duke plagosur rëndë tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orws 21.00 të së shtunës mbrëma në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo. Autori ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi. 35-vjeçari është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV, e cila e ka dërguar të plagosurin në spitali ku po trajtohet…
Shqipëria është rikthyer te fitoret. Kuqezinjtë e kanë nisur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ekipi i drejtuar nga Silvinjo ka marrë fitoren e parë në histori ndaj Ukrainës, të cilën e mposhtën me rezultatin 1-2 në Pragë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it. Silvinjo: “E besoja fitoren, ua thashë edhe lojtarëve. Dikush më pyeti: ‘A hyn për të barazuar’. Në futboll luhet për të fituar. Ukraina është një skuadër e fortë, teknike dhe shumë e organizuar. Por edhe ata lënë diçka dhe ne e shfrytëzuam. Bajrami është një…
Blendi Klosi do të jetë kryetar i Asamblesë së PS. Kryesocialisti Edi Rama prezantoi në mbledhjen e Asamblesë emrat e nëkryetarëve të rinj që janë Ilva Gjuzi, Besa Spaho dhe Onid Bejleri sekretar. Besa Spaho është nënkryetarja e bashkisë Korçë, më parë ka mbajtur pozicione të rëndësishme si drejtoreshë e kadastrës Korçë apo drejtoreshë e kadastrës digitale në Shqipëri ndërkohë që tanimë do të mbajë edhe pozicionin e ri të nënkryetares së asamblesë së PS-së në Shqipëri.
Nënkryetarë Ilva Gjuzi Besa Spaho Sekretar Onid Bejleri1 Për listën që do të votohet nga kjo asamble sot, propozoj, sipas rendit alfabetik, shtatë shokë, nga të cilët pesë do të jenë anëtarë të kryesisë dhe shtatë shoqe, nga të cilat pesë do të jenë anëtare të kryesisë: Arben Pëllumbi Erjon Braçe Eduard Shalsi Pirro Vëngu Pjerin Ndreu Toni Gogu Vangjel Tavo Albana Koçiu Anila Denaj Delina Ibrahimi Etilda Gjonaj Klodiana Spahiu Klotilda Bushka Lindita Nikolla Sekretariati Ekzekutiv Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve Evis Kushi – Sekretare e Gruas Milva Ikonomi –…
Një aksident sapo ka ndodhur në afërsi të terminalit në Korçë. Nga informacionet paraprake mësohet se një mjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur. I lënduari është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr mjekimet e para ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme
Rama: Të gjithë në politikë, e media, u mobilizuan ta manipulojnë vrasjen e një djali të ri si një overdozë propagande për të rritur propagandën kundër nesh. U prodhua një film, u mblodhën bashkë, komunikata e policisë u hodh në cepat e lajmeve dhe komente të cilat i dominoi fantazia e gënjeshtarëve. U tha me të madhe se vrasja kishte ardhur nga një gjobë? Gënjeshtër! U shkrua se Progradeci, ligjin e bëkan bandat e gjobvënies, gënjeshtër! U vu kunja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin, gënjeshtër! Shpejtësia e veprimeve është e dokumentuar. U bërtit fort se ambulanca kishte ardhur…
Ky është Nesim Pere, një pogradecar i cili jeton prej vitesh emigrant në Itali. Këtë vit teksa është kthyer për pushimet e verës ai u angazhua që të ndërtonte një qendër ditore për pensionistët e lagjes së tij. Nesimi e ka ndërtuar të gjithë këtë qendër me shpenzimet e tij personale ndërsa thotë se ajo nuk do të shërbejë vetëm për verën por edhe për dimrin. Pensionistët e lagjes “Kala” të cilët deri qëndronin ku të mundnin ose duhet të dilnin në qendër të qytetit për të luajtur domino apo kaluar kohë shprehen mirënjohës për gjestin e Nesimit. Duket se…
Banorët e disa prej qyteteve kryesore në vend thithin ajër të ndotur. Ndotja konfirmohet nga raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e cila ka publikuar të dhënat për cilësinë e ajrit për vitin 2023, pas vitesh mungesë të të dhënave dhe dështimit për t’i matur ato. Tirana, Korça dhe Elbasani janë qytetet më problematike, sipas raportit, ndërsa monitorimi është kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Korçë. “Vlerësohet se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara (Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër), nuk është e një niveli shumë të mirë”, – thotë raporti. Monitorimi i ajrit…
Gjashtë muaj më parë, u prezantua “Pasioni Primordial”, ora e parë luksoze e frymëzuar nga trashëgimia shqiptare. Ora ka përmasa më pak se 5×5 cm dhe kushton 1.28 milionë euro, me fjalë të tjera, ora e parë shqiptare që konkurron në Gjenevë dhe është e ndryshme nga të tjerat. Kjo orë unike përmban dymbëdhjetë valltarë popullorë shqiptarë, secili që përfaqëson një rajon të ndryshëm të Shqipërisë, me detaje hiper-realistike në figurat e vogla që shënojnë orët. “Pasioni Primordial”, krijuar nga Pirro Ruço, është një homazh për pasurinë kulturore dhe artistike të Shqipërisë. Çdo figurë është gdhendur me një saktësi të…

