Author: Kolibri 4
“Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë , e kemi ofendim po qe e madhe” kështu tha gjyshja e Dritson Kurtit. 21-vjeçari Kurti është arrestuar ditën e djeshme pasi e mitura, gruaja e tij 14-vjeçare është bërë nënë. Në intervistë gjyshja e Dritson Kurtit tha se komuniteti rom e ka në traditë martesën në moshë të vogël dhe se për ta është ofendim të jetë nusja e madhe, pasi e marrin të vogël që ta mësojnë vetë. “Ne kurbetët e kemi traditë martohemi shpejt, 12-13 vjeç, tani paskan nxjerrë ligj. Ne e kemi traditë, po u rrit çupa…
Një 14 vjeçare është bërë nënë ditën e djeshme në Korçë. Për shkak të moshës së saj të mitur, policia ka arrestuar menjëherë partnerin e saj 21 vjeçar. E mitura ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespondentin e Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan. E mitura gjatë intervistës ka kërkuar ndërsa qante lirimin e bashkëshortit të saj duke u shprehur se e do. Gazetari: A do më thuash pak sa vjeçe je? Vajza minorene: Unë 14 vjeç. Gazetari: Kur u martove? Vajza minorene: Po bëj një vit.…
“Ne e kemi për turp të marrim nuse të rritura për fëmijët tanë” – kështu është shprehur Fidarie Kurti, gjyshja e 21 vjecarit Dritson. Kurti, i arrestuar mbrëmë nga policia me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. “Vajza ka një vit në shtëpinë tonë e martuar me dëshirën e saj të prindërve dhe policia e as prokuroria nuk janë interesuar për këtë martesë, ndaj ju lutem, lirojeni nipin sepse jetojmë në kushte shumë të vështira ekonomike” – shton ajo. “Na lini rehat ne romëve” – është shprehur babai i 14 vjeçares, pasi kjo martesë është bërë me dëshirën e…
Gjatë 24 orëve të fundit në maternitetin e Korçës kanë lindur dy nëna minorene, njëra prej të cilave është 14 vjeçarja së cilës policia i ka arrestuar bashkëjetuesin Përgjegjësi i martenitetit të Korçës Mishel Papakozma bën me dije se shëndeti i dy nënave dhe bebeve të tyre është i mirë. Nga ana tjetër Papakozma ngre shqetësimin për vajzat e kësaj moshe kur tha se nuk është kjo mosha e duhur për t’u bërë nëna. Rasti i dytë ka të bëjë me një 15 vjeçare nga qyteti i Korçës, rast për të cilin policia ka nisur hetimet e nevojshme.
Një 14 vjeçare ditën e djeshme ka lindur një fëmijë në maternitetin e Korçës. Po ditën e djeshme policia me iniciativë ka arrestuar një 21 vjeçari Dritson Kurti me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur. Burime të siguruara thanë se 14 vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë. 14 vjeçarja e pyetur nga policia ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21 vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj. Megjithatë policia ka vënë në pranga 21 vjecarin…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Prej një periudhe disamujore në laboratorin e Qendrës së Studimit dhe Restaurimit të Ikonave ka përfunduar restaurimi i ikonës “Shën Mariu me Krishtin në fron”. Ikona është e vitit 1814, është me preardhje nga kisha e Shën Marisë në Lubonjë të Korçës. Ikona është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave Arkeologjike, Lubonjë, Korçë”. Ikona është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proçes konsolidimi dhe restaurimi. Pjesë e punës së pa lodhur nga specialistet e laboratorit të restaurimit në MKAM…
Në 7 muajt e parë të këtij viti Korçën dhe fshatrat turistikë të kësaj bashkie i kanë vizituar 180 mijë turistë, 85% prej të cilëve janë turistë të huaj. Eriketa Koçollari, menaxhere e një prej hoteleve në qytetin e Korçës thotë në subjekti privat që ajo punon gjatë kësaj periudhe ka punuar vetëm me turistë të huaj, të cilët kanë qenë kryesisht nga Polonia, Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera. Sipas drejtoreshës së muzeut të artit mesjetar Fjoralba Prifti, vetëm në muajin Gusht ky muze është vizituar nga 4000 turistë të huaj. Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo bën…
Radhë të gjata në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë Kjo edhe për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve nga njëra anë e kufirit në anën tjetër E gjithë kjo ka ardhur pasi shqiptarët e anës tjetër të kufirit vijojnë të rezervojnë për fundjavë në hotelet e ndryshme të bregdetit tonë por edhe në juglindje të vendit. Për të përballuar fluksin në rritje që ka nisur në orët e para të mëngjesit policia e përbashkët shqiptaro-maqedonase punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për automjetet e vogla. Për të shmangur në maksimum radhët e gjata…
Mbyllja e faqes së internetit Cartoon Network shënon fundin e një epoke që shumë prej nesh e kanë të dashur. Për fëmijë të panumërt dhe madje edhe të rritur, Cartoon Network ishte më shumë se thjesht një kanal televiziv; ishte një portë për në një botë imagjinate, të qeshurash dhe kujtimesh të paharrueshme. Faqja e internetit, e lançuar në vitin 1998, u bë një zgjatim i kësaj bote magjike, duke ofruar lojëra, video dhe përmbajtje interaktive që na argëtuan për orë të tëra. Përveç kujtimeve, vlen të përmendet se si faqja e internetit Cartoon Network u bë një shesh lojrash…

