Author: Kolibri 4
Talenti i muzikës popullore Remo Torra në një rrëfim të veçantë për karrierën dhe të ardhmen e ndritur Remo Torra është një nga këngëtarët më të talentuar të muzikës popullore shqiptare. Pavarësisht moshës së re, ai sot numëron disa këngë shumë të suksesshme dhe gjithashtu bashkëpunime me këngëtarë të njohur të cilat e kanë bërë atë mjaft të njohur për publikun shqiptar. Disa prej këngëve më të njohura janë “Dasëm djali”, “Baba edhe nënë”, “Të gjëmojë dasma e madhe”. Me origjinë nga Mokra e Pogradecit, Remo me kënaqësi pranoi të na tregojë disa detaje më shumë për jetën, karrierën dhe…
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Në Qarkun Korçë ka nisur gjurmimi për sëmundjen e tuberkulozit tek gjedhi. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar Demir Latollari bën me dije se në gjurmim do të jenë rreth 28800 krerë ndërsa puna do të kryhet me grupe. Latollari bën me dije se deri tani janë gjurmuar rreth 2500 krerë dhe ka rezultuar vetëm një rast i dyshimtë në një fermë në fshatin Biranj të Korçës. Në Qarkun e Korçës janë rreth 184 ferma që mbarështojnë gjedh me mbi 10 krerë secila, ku mbi 134 prej të cilave i mbarështojnë për prodhim qumështi ndërsa 50 prej tyre, mbarështojnë gjedh për prodhim…
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë ka ndërmarrë fushata informuese në institucione të ndryshme, për njohjen e ligjit kundër diskriminimit. Specialistja Etleva Tare thotë se qëllimi është që çdo individ të njhet me fenomenin e diskriminimit, që nënkupton zhvlerësimin e një grupi të huaj brenda një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë, si dhe ndërgjegjësimin për raportimin e rasteve të tilla, me qëllim dhënien e një zgjidhjeje dhe garantimin e dinjitetit njerëzor në mënyrë të barabartë. Ankesat e depozituara pranë zyrës së Komisionerit në Korçë vijnë nga fusha të ndryshme të jetës bën me dije Tare. Kjo zyrë…
Bashkia e Korçës ka hapur regjistrimet për kurset e reja të dedikuara për fëmijë në fushën e teknologjisë dhe dizajnit. Kurset që ofrohen përfshijnë: – Kodim – Programim Python – Programim C++ – JAVA – Modelim 3D dhe Editim Videosh – Web Design – Graphic Design Këto kurse janë të përshtatura për grupmosha të ndryshme: 7-9 vjeç, 10-12 vjeç dhe 13-15 vjeç, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për fëmijët që të zhvillojnë aftësi të reja teknologjike dhe kreative. Regjistrimi mund të bëhet përmes linkut: Formulari i regjistrimit Për informacion të mëtejshëm, prindërit dhe të interesuarit mund të kontaktojnë Bashkinë…
2-3, ky është rezultati final në Korçë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e zhvilluar midis Skënderbeut dhe Teutës. Skënderbeu e nisi me gol të Nikajt, eufori që nuk zgjati shumë pasi Beqja do të barazonte 1-1. Ne pjesën e dytë, dy gola të shpejtë të durraskave nga Preknicaj, i cili e “godet” Skënderbeun psikologjikisht në lojë. Rashica në fund do të ngushtonte diferencën në 2-3. Skënderbeu lë 3 pikë në shtëpi!
Kompania shqiptare Timak Albania duket se po shtrihet fuqishëm në prodhimin e makinave jovetëm në Shqipëri por edhe në rajon e Europë. 8 ambulanca Made in Albania u fotografuan sonte në Qafë Thanë me destrinacion Rumaninë. Kjo tregon se serioziteti i kompanive shqiptare tashmë në Europë ka marrë dhenë dhe po konkurojnë bindshëm tregjet. Pak javë më parë kompania publikoi edhe prodhimin e makinës ushtarake shqiptare.
Ish kryeministri dhe lideri i PD Sali Berisha nga sot akuzohet zyrtarisht për korrupsion pasiv. Ky ishte vendimi i dhënë nga prokurorët e posaçëm, që për demokratin Fatbardh Kadilli do të ndikojë negativisht në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë Kadilli tha se Berisha u është bërë barrë kandidatëve që ka zgjedhur si drejtues qarku, të cilët sipas tij do përballen me vështirësi të mëdha në terren. Kadilli shtoi se PD në zgjedhjet e ardhshme do të marrë një rezultat shumë të thellë humbës. Intervista: -Për Berishën kanë kaluar disa vite hetime dhe 9 muaj i izoluar me urdhër të…
Ngushtimi i diferencave në masën e pensionit dhe rritja e shkallës së zëvendësueshmërisë janë në qendër të reformës në fushën e sigurimeve shoqërore e cila është duke u pregatitur. Specialisti i përfitimeve afatgjata Riza Ashimi tregon se synohet që pensionet e ulëta të kenë një rritje më të madhë duke ngushtuar diferencën me pensionet e larta. Gjithashtu me këtë reformë do të synohet që të rritet numri i personave që kontribuojnë duke paguar sigurimet shoqërore. Reforma në fushën e sigurimeve shoqërore pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm.
Fermerët e fushës së Maliqit po vijojnë me mbledhjen e qepës, e cila këtë vit ka një prodhim të mbarë. Kultivimi i kësaj perime këtë vit është kryer me të 3 format, me qepujkë, fidanë dhe me farë. Fermeri Astrit Xhangoli nga fshati Sovjan thotë se ka mbjellë 10 HA qepë. Ai thotë se në 3 vitet e fundit, tregu ka qenë i kënaqshëm dhe shoreson që edhe këtë vit tregu të ecë. Një ndër faktorët që ka ndikuar në pasjen e një prodhimi të mbarë, është dhe zgjedhja e farës cilësore për mbjellje, duke dhënë një produkt që është…

