Author: Kolibri 4
Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Plloçë Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec ku një mjet ka përplasur një këmbësore E aksidentuara është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit bashkiak të Pogradecit por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Do të ishte profesori i saj Altin Basha ai që do të emociononte ish studenten e vet Ilda Pepi, duke i dhënë çmimin e artistes së re më të mirë në KokoFest Ilda Pepi ishte pjesë e Karnavaleve të Korçës, shfaqje që prodhoi disa çmime njëkohësisht Ilda Pepi vjen nga një familje e rëndësishme artistësh në Korçë e ky çmim është motivim për te Urime Ilda
Aktorja më e mirë jo protagoniste i takon denjësisht Paola Kodrës – këto ishin fjalët e jurisë së Koko Fest Me një performancë që bëri për vete gjithë publikun artdashës korçar e jo vetëm, Paola diti të bëjë për vete të gjithë sytë e atyre që ndiqnin Karnavalet e Korçës e patjetër që ky çmim është tejet i merituar për te Urime Paola
Gisèle Pélicot, 72 vjeçe, dha dëshmi në ditën e tretë të gjyqit, se si 51 burra, përfshirë burrin e saj 50-vjeçar, Dominique, e përdhunan, duke thënë për këtë të fundit se kënaqej kur shihte burrat e tjerë që bënin seks me gruan e tij pa ndjenja, shkruan BBC. Shumë të pandehur në këtë rast kundërshtojnë akuzën e përdhunimit kundër tyre, duke pretenduar se ata mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale konsensuale. Ky është një rast që ka tronditur Francën, aq më tepër që gjyqi po zhvillohet publikisht. Gisèle Pélicot hoqi dorë nga e drejta e saj për…
Mbyllet në Korçë festivali mbarëkombëtar i komedisë “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait është vlerësuar nga juria si shfaqja më e mirë e edicionit të 11. Edhe për regjisorin e kësaj komedie, kjo shfaqje ka qenë shfaqja me e vështirë e punës së tij ndër vite, edhe për atë sepse është dashur të ndryshojë jo pak në konceptimin regjisorial. Arben Dervishi, aktori i njohur i humorit shqiptar rikthehet pas 17 vitesh në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Pas shfaqjes, nuk i ka përmbajtur dot as lotët. Edhe për aktoren Zamira Kita, ribashkimi pas një kohe të gjatë…
Kishte vendosur mos merrte asnjë çmim në këto 10 vite të KokoFest për shkak edhe se është organizatore e ideatore e festivalit të komedisë, por juria i bëri një surprizë Te gjithë unanimisht vendosen që Zamira Kita duhet të merrte çmimin e aktores me të mirë të festivalit, e ne këtë 11 vjetor të KokoFest, Kita jo vetëm vlerësohet nga juria për personazhin e luajtur në mënyrë ekzemplare por edhe për fuqinë që i jep teatrit të Korçës Urime Zamira (foto e marrë nga Roland Beqiraj)
Qarku Korçë Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin J. B., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ju ftojmë të përjetoni një natë të paharrueshme në datën 7 Shtator në GADK, me një ngjarje të veçantë që e sjell në jetë magjinë e Van Gogh-ut! Bashkohuni me ne për “Van Gogh Immersive Experience – Silent Disco” me performancën e Dj NRoxann nga Holanda dhe Bedi Pojani. Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyer për të festuar Javën Ndërkombëtare Kulturore të Holandës me art dhe muzikë. Na nderoni me praninë tuaj të shtunë, më 08 Shtator, ora 20:00. Për një natë të paharrueshme, na bashkohuni për të krijuar kujtime të veçanta!
Ana Sino, nëna e Melisa Trëndfilit, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Xhensil Shkëmbi në emisionin ‘People’ në Euronews Albania se ky i fundit kishte takuar fëmijët përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem ndaj vajzës së saj. Ajo tregoi se ditën që e kishte takuar ish-bashkëshortin e vajzës ai i kishte kërkuar ta ndihmonte të bashkohej me Melisën ndërsa i kishte pohuar se nuk do të lejonte kurrë që ajo të martohej me dikë tjetër. “Atë ditë kam shkuar në fshat te vëllai dhe mora me vete fëmijët e Melisës. Ajo…

