Author: Kolibri 4
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku djali ka vrarë babanë. 62-vjeçari ishte raportuar si i zhdukur që nga muaji gusht. Trupi i tij i pajetë është gjetur pas 20 ditësh, i hedhur në pus.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të qytetit të Durrësit. Djali vret babain dhe më pas e hedh në pus me qëllim zhdukjen e kufomës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, ndërkohë djali më datë 13 gusht ka denoncuar në polici humbjen e babait 62 vjeçar, për të vijuar me planin për fshehjen e krimit.
Një zjarr i madh ka djegur një fabrike të materialeve plastike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Flakët kanë përfshirë fabrikën disa minuta më parë, në një orar pune. Paraprakisht, dyshohet për viktima, ndërkohë që priten më shumë informacione për ngjarjen. Ndërkohë, shtëllungat e tymit po përhapen në të gjithë qytetin. Lajm në përditësim
Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, një 68 vjeçar ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur papritmas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë jashtë aksit nacional për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja që udhëtonte me të. Policia nuk e përjashton mundësinë që 68 vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ashtu siç ka dyshimet se mund të ketë pasur një përgjumje të drejtuesit. Burimet thanë se çifti i bashkëshortëve pasi ka marrë…
Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ulja në pankinën e Partizanit të Aleksander Veselinovic dhe veshja e fanellës serbe nga një gazetar në Shqipëri, ka sjellë reagime të mëdha në Kosovë. Ish-arbitri në Kosovë, Hajriz Hajdari, i ftuar në një emision është shprehur se gjëra të tilla në Shqipëri janë normale. “Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serbët, i shesin… dita-ditës. Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret. Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite. Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti. Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i…
Qarku Korçë Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kapshticë ndaluan në hyrje, shtetasin E. V., 39 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Laç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin J. B., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin…
Imzot Luigj Bumçi i shkruan nga Kallmeti, më 30 Mars 1934 Papës Benediktit XV: Fort i Nderti Át, Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjë letres s’Uej, me të cillen më lypshi si pat rrjedhë puna se pështoj Korça e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lëshonte Greqís te dyja provinçet shqyptare të siperpermendme. Qe si ndolli puna: Qyshë në Qershuer të vjetës 1919 kjeçë zgiedhë Kryetár i Dergatës s’Onë në Paris. R.SH. – Vatikan Konferenca e Paqes 1919 dhe Papa Benedikti XV që mbrojti Korçën e Gjirokastrën nga grekët, me ndërmjetësimin e klerit katolikë…
Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në Kanal, raporton The Guardian. Gjithashtu mësohet se në mesin e viktimave ishin edhe 6 fëmijë dhe 10 femra. Mësohet se viktimat ishin kryesisht me origjinë nga Eritrea, vend në lindje të Afrikës. Zyrtarët francezë thonë se nuk kanë detaje që të lejojnë të specifikish kombësitë e sakta. Më pak se tetë persona kishin veshur jelek shpëtimi në anijen e mbipopulluar, sipas ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin. Ekipet e shpëtimit shpëtuan mbi 50 persona nga varka, duke përfshirë dy të cilët…

