Author: Kolibri 4
Një vit nga peticioni për rihapjen e Liceut Francez në Korçë, sot po hedhim hapat e parë realë. Takimi me Z. Pierre Raynaud dhe Z. Jérôme Lebras, Ekspert Teknik Ndërkombëtar shënon vazhdueshmërinë e bashkëpunimit shqiptaro-francez drejt rihapjes së Liceut si një gjimnaz publik, i cili do të implementojë kurrikulën franceze. Angazhimi i Këshillit të Qarkut Korçë do të vazhdojë të jetë i fokusuar tek mbështetja dhe ofrimi i sa më shumë mundësive për të rinjtë dhe krijimi i lehtësive teknike-operacionale në mënyrë që liceu të jetë një shembull suksesi në të gjithë Shqipërinë. Ky bashkëpunim ju hap rrugë projekteve të…
Muajt e nxehtë u larguan, por jo për SPAK-un! Gazetarja Anila Hoxha ka paralajmëruar për një muaj të ngjeshur sa i takon goditjeve të SPAK-ut në korrupsion. Në një lidhje direkte për Top Story, Hoxha tha se SPAK po zbardh të tjera biseda nga Skyecc, që implikojnë në korrupsion njerëz të politikës dhe drejtësisë po ashtu. Ajo tha se priten zhvillime nga dosje të bujshme si ajo e 21 Janarit, dosjes Partizani, të Sterilizimit si dhe të ish-presidentit Meta. “Tanimë në SPAK nuk mund ta parashikoj askush. Aktualisht një grup i madh i agjentëve të BKH po transkriptojnë biseda nga…
Nga Anisa Ymeri Biblioteka e profesorit dhe Turi… – Ç’janë këta libra Turi? – Po i seleksionoj, sa e bleva të gjithë këtë bibliotekën. – Po ku e gjete? – Është e një profesori, libra në gjuhën ruse pafund por ka edhe të tjerë. – Po s’besoj që profesori ta dha vetë… – Jo, jo. Profesori kishte pak që kish ndërruar jetë dhe gruaja e nxorri jashtë. Bravo gruaja thash me vete! Me këtë rast po marr unë disa libra që as në ëndrra si kisha parë. Si psh, një fjalor sinonimesh në frëngjisht, një anglishteje të rrallë, një Histori…
Aksident në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Grabovicë. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën ku nga goditja e fortë njeri nga mjetet ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal. Pas aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke punuar për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit i cili është larguar dhe dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin.
Aksident në afërsi të fshatit Grabovice ne Pogradec. Nga informacionet paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra me tjetrën dhe nga goditja e fortë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge. Burime paraprake bëjnë të ditur se nga kjo përplasje ka të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi ka folur i pari nga socialistët, duke cilësuar se qytetarët kanë nevojë për politika ndërtuese dhe jo përçarëse Fjala e tij e plotë E nderuar Kryetare e Kuvendit I nderuar Kryeminister Te nderuar kolege deputete Te dashur qytetare Se pari deshiroj te falenderoj grupin parlamentar te PS dhe kryeministrin Rama qe me besoi drejtimit e grupit dhe t’i uroj te gjithe deputeteve te Kuvendit nje sesion parlamentar te sukseseshem. Ne emer te GPS i uroj edhe nje here nje pune te mbare ne drejtimin e veprimtarise se Kuvendit te Shqiperise, Kryetares se re…
Qarku Korçë Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë ndaluan në hyrje, shtetasin P. K., 25 vjeç, banues në fshatin Spathar, Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për veprën penale “Vjedhja”. Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin B. T., 27 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi u kap në aksin “Pogradec-Korçë”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një automjet të marrë me qira në mënyrë të parregullt. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 31.08.2024, për një aksident rrugor në fshatin Barçanj, Devoll, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore…
Shtohen rastet e dhunës në juglindje të vendit. Një ditë më parë një grua dhunohet në Maliq nga bashkëshorti dhe vjerri i saj, ndërsa ditën e sotme Mikel Karapanxho, 42 vjeçari nga fshati Pendavinj i Maliqit arrestohet nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij. Emanuel Zyfi sëbashku me babain rreh bashkëshorten për motive xhelozie ndërsa Mikel Karapanxho rreh bashkëshorten dhe babain për motive të dobta. Rasti më i rëndë u regjistrua pak ditë më parë kur Bledar Trëndafili i vë flakën bashkëshortes së tij Melisa Trëndafili duke i shkaktuar plagë të rënda e cila ndodhet në gjendje…
Shtohen rastet e dhunës në juglindje të vendit. Një ditë më parë një grua dhunohet në Maliq nga bashkëshorti dhe vjerri i saj, ndërsa ditën e sotme Mikel Karapanxho, 42 vjeçari nga fshati Pendavinj i Maliqit arrestohet nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij. Emanuel Zyfi sëbashku me babain rreh bashkëshorten për motive xhelozie ndërsa Mikel Karapanxho rreh bashkëshorten dhe babain për motive të dobta. Rasti më i rëndë u regjistrua pak ditë më parë kur Bledar Trëndafili i vë flakën bashkëshortes së tij Melisa Trëndafili duke i shkaktuar plagë të rënda e cila ndodhet në gjendje…
EMËROHEN DEKANËT E FAKULTETEVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” Sot rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi zhvilloi takime me drejtuesit e zgjedhur të fakulteteve, departamenteve dhe stafet e tyre. Në këto takime Rektori emëroi para stafit akademik dhe administrativ të çdo fakulteti dekanët e zgjedhur: Prof. as. dr. Besnik Skëndersai, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë, Prof. as. dr. Ledina Alolli, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. as. dr. Rafail Prodani, Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Prof. as. dr. Jonela Spaho, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.

