Author: Kolibri 4
Maliq/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje. Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babit të tij, si dhe dëmtoi me sende të forta automjetin dhe orenditë shtëpiake. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj…
Që nga prezantimi i tyre në vitet 1980, videolojërat janë bërë një pjesë jetike e jetës së fëmijëve dhe adoleshentëve. Konsumi për lojëra video është rritur me kalimin e viteve për të gjeneruar një industri miliardë dollarësh çdo vit. Megjithatë, fëmijët, veçanërisht ata më të vegjël, po ekspozohen dhe zhyten gjithnjë e më shumë në këtë botë virtuale dhe situata të tilla mund të çojnë lehtësisht në varësi të vërteta. Ky ishte pikërisht studimi i kryer në Itali falë një marrëveshjeje mes Departamentit të Politikave Kundër Drogës të Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe Qendrës Kombëtare të Varësisë dhe Dopingut…
Ka shumë arsye pse ushqimi i shpejtë është kaq i parezistueshëm. Nga përbërësit, tek struktura dhe shijet, ushqimi i padëshiruar na josh që të tërhiqeni me shume prej tij dhe ndonjëherë të bëheni të varur. Por sa e dëmshme është të hash ushqime të shpejta? Çfarë ndodh në të vërtetë me trupin tuaj? Vlera e ulët ushqyese – Shumica e ushqimeve të padëshiruara janë të mbushura me karbohidrate të thjeshta, yndyrna dhe natrium. Zakonisht atyre u mungojnë lëndët ushqyese që ju nevojiten për të ushqyer trupin tuaj. Obeziteti – Ushqimi i shpejtë është zakonisht i lartë në kalori dhe shumë…
Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Korçës. Këshilltarët kanë diskutuar e miratuar disa pika që lidhen me përfituesit e programeve të strehimit që ofrohen nga Bashkia e Korçës. Pas miratimit disa muaj më parë të 35 familjeve që do të përfitonin nga përmirësimi i kushteve të strehimit, një komision i vlerësimit të projekteve në Ministrinë e Ekonomisë ka vendosur se vetëm 19 prej tyre plotësojnë kushtet dhe kriteret e duhura për përfitim nga ky projekt: Të tjerë përfitues nga programet e strehimit do të jenë 5 familje të cilat kanë plotësuar kriteret për subvencionimin e interesave të…
Teatri Kombëtar i Kosovës vjen këtë vit në Koko Fest me një tragjikomedi. “Club Albania” është një shfaqje e bazuar në komedinë “Pas vdekjes” shkruar nga A.Z.Çajupi, një komedi politiko-shoqërore. Përmes doctor Adhamudhit, Çajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve dhe hiqet ai atdhetar. Por përmes tij, shkrimtari gjithashtu ve në lojë edhe një mendësi të caktuar, atë të njerëzve mendjemëdhenj që dhe pse kokën e kanë të zbrazët dhe shpirtin e varfër, kujtojnë se asnjë punë atdhetare ose punë tjetër, nuk vlen se skanë qenë të pranishëm ata. Me regji nga Fatos Berisha, në…
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh i lumtur për 3 pikët e marra ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, tekniku serb i skuadrës korçare, u shpreh: “Kundër Partizanit ishim shumë bukur por nuk morëm pik. Sot ishte e rëndësishme të fitonim pikët. Ishte një javë shumë e vështirë. Meritonim edhe pikët kundër Partizanit. Tani mund të them bravo çunave. Me këtë fitore jemi në rrugën e duhur. Kur ishim 11 kundër 11 ishim shumë më mirë. Me një lojtar më shumë Vllaznia e kontrolloi ndeshjen. Ishim në presion për ta fituar ndeshjen. 1…
Dejvid Janaqi bëri një paraqitje dinjitoze mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Vllaznisë, ku skuadra e Skënderbeut triumfoi me rezultatin 1-0. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, mesfushori i skuadrës korçare, u shfaq i emocionuar, duke deklaruar shkurtimisht: “Ndryshimi i rolit nga 8 në 6 nuk ka diferencë të madhe. Pata mundësinë të ndihmoja ekipin siç doja. E kam bërë edhe vjet këtë rol. Dua të përqendrohem te Skënderbeu, të arrijmë qëllimet dhe objektivat si ekip. Pastaj çfar del në rrugë është për mirë”, u shpreh Janaqi.
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është rgjistruar në Prishtinë, ku një konflikt mes dy familjeve, ka shkaktuar një viktimë dhe pesë të plagosur. Përplasja me armë është regjistruar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Mediat e Kosovës, shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat, të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët. I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, bën të ditur klan kosova. Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë…
Ai quhej Rafail Dishnica – Gërnjoti. Rridhte nga një familje vllahe me origjinë nga nga Frashëri i Përmetit. Lindi pikërisht te ky fshat me emër të madh, Frashër, në vitin 1902. Më pas familja shpërngulet dhe u vendos në fshatin Dishnicë të Korçës, nga ku buron edhe mbiemri i tij. Kur Rafaili ishte ende i vogël, emigroi bashkë me familjen, drejt Amerikës Latine, në Argjentinë, ku shumë shpejt do të shdërrohej në kampionin e saj. Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte një talent i rrallë në sportin e boksit. Dallohej veçanërisht për forcën goditëse dhe befasitë, aq të domosdoshme në këtë sport. Në…
Maliq. Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje. U arrestua në flagrancë 31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z., pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i 31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares…

