Author: Kolibri 4
Skënderbeu arriti fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në Korçë. Shkodranët luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 25-të, kur Dodaj u ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit. Për golin e triumfit mendoi sulmuesi Bismark, i cili në minutën e 84-t, u zhbllokua duke gjetur rrugën e rrjetës. Një gol me mjaft vlera për korçarët që u ngjitën në kuotën e 4 pikëve. Ndërkohë në krahun tjetër për Vllazninë kjo ishte disfata e parë në 3 javë, pas një fitoreje dhe një barazimi.…
Skënderbeu mposht Vllazninë me golin në minutat e fundit nga Bismark, duke e përfunduar ndeshjen në favor të korçarëve 1-0. Ndeshja e kaluar përfundoi në barazim 1-1 përballë Elbasanit ndërkohë që hapi i radhës është përballë Teutës së Durrësit.
Ministrja Kociu reagim për ngjarjen në Korçë: Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij. E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet…
Devoll/ Informacion paraprak Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burime të siguruara thanë se Bledar Trëndafili dhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes e cila jeton me qera në një prej rrugicave të lagjes 1 në afërsi të bulevard “Republika”. Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit por ajo ka qenë kundër ribashkimit.
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Melisa Trëndafilit, gruas e cila u lye me benzinë dhe u vendos flaka nga burri i saj Bledar Trëndafili në qytetin e Korçës. Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se 31 vjeçarja sapo është nisur drejt spitalit universitetar “Nënë Tereza” me plagë të shumta në trup e diegie të shkallës së lartë për të marrë mjekim më të specializuar. Policia ka ngritur pika kontrolli për autorin e dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është arratisur.
Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë jashtë kamerave tha ; “Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancen…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në lagjen nr.2 të Korçës. Bledar Trëndafili, 45 vjeç ka lyer me benzinë gruan e tij, Melisa Trëndafili dhe më pas i ka vënë flakën. Dyshja jetonin të ndarë pasi ishin në proces divorci dhe Trëndafili është paraqitur në banesën ku jetonte 31-vjeçarja Melisa Trëndafili dhe pasnjë debati me të, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Ai është arratisur mënjëherë nga vendngjarja dhe policia e ka shpallur në kërkim. Ndërsa, 31-vjeçarja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup. Ajo pritet të…
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe. Shtetasi Bledar Trëndafili pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases Melisa Trëndadili dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja Melisa Trëndafili, ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe…
Detaje të reja kanë ardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë ku burri vendosi flakën bashkëshortes Komshinjtë që panë ngjarjen bëjnë me dije se autori i ka vendosur flakën gruas në rrugë, duke i hedhur benzinë e me pas duke i vënë zjarrin Ata tregojnë se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që autori njihet si komsumues alkooli Policia është në kërkim të autorit

