Author: Kolibri 4

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, teksa raportohet se një grua është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Sipas informacioneve, bashkëshorti i gruas ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grushta dhe i ka shkaktuar dëmtime në fytyrë. Ngjarja u përkeqësua kur edhe babai i bashkëshortit ka ndërhyrë dhe ka dhunuar gruan së bashku me të birin. Konflikti, i cili besohet të ketë qenë i motivuar nga xhelozia, kishte potencialin të përshkallëzohej në një ngjarje shumë më të rëndë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila u alarmua nga fqinjët, gruaja është larguar nga situata…

Read More

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, mbi ngjarjen e ndodhur dje pasdite në Korçë: Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria. Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë…

Read More

Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia! Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që…

Read More

Shkrimtari i njohur shqiptar dhe një prej themeluesve të Shoqatës Patriotike Çamëria, Arben Kondit, i është dashur të përballet me një situatë aspak normale dhe të paprecedentë në pikën kufitare doganore në Qafë Botë. Ky skandal është denoncuar publikisht nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” të cilët bëjnë me dije se këtë të diel, 1 shtator, në doganën greke në Qafë Botë i është refuzuar lëvizja e lirë shkrimtarit Kondi. Sipas tyre pala greke nuk e ka lejuar shkrimtarin të kalojë me argumentin se nuk dispononte dokumentet e nevojshme lidhur me qëndrimin e tij. “Sot, datë 1 Shtator 2024 në doganën…

Read More

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT. Momentalisht mësohet se gjendja e 31-vjeçares është stabël. E reja, sipas asaj çka thonë mjekët e QSUT ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë. Sipas mjekëve të QSUT-së ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Read More

Një zjarr ka rënë në një banesë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Shtyllë në Korçë. Sipas informacioneve, zjarri i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombël, ka përfshirë ambientet e një dhome dhe ka bërë dëme të konsiderueshme. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen në kohë të zjarrit, për mospërhapjen e mëtejshme në ambjentet e tjera të banesës.

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtetasin Pëllumb Lamçe i cili 3 ditë më parë tentoi të abuzonte seksualisht me një të mitur. 71 vjeçari doli përpara togave të zeza rreth orës 11:00 për tu njohur me masën e sigurisë Ky është njoftimi i gjykatës Përshëndetje të gjithëve! Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se: Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 01.09.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit P.L i dyshuar për kryerjen e veprës…

Read More

Gazetarja Ola Bruko pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti. E nuk kishte se si të mungonin komentet e shumta, të atyre që i përgëzonin por edhe e kritikonin. Gazetarja së fundmi ka bërë publik një mesazh të një ndjekësi që si duket nuk qenka shumë dakord për lidhjen e re të gazetares. “Degjenerimi po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë. Ky është turp i turpit që po arrin kulmin, shkatërrojnë familjen për një tjetër, fëmijët rriten jetimë rrugëve me nënë dhe nana gjallë. Zoti i udhëzoftë”, thuhet në mesazh. E ndaj…

Read More

E tronditur nga ngjarja e 31 vjeçares Melisa Trëndafili në Korçë, ku dhuna ndaj gruas u shfaq në formë ekstreme nga bashkëshorti, si trashëgimni e një mentaliteti të mykur patriarkal që fatkeqësisht vazhdon endet mes nesh për të sfiduar normat shoqërore dhe ligjin. Na tregoi edhe njëherë që pavarësisht gjithçkaje, kemi ende punë për të bërë si individë, si shoqëri dhe si organe ligjzbatuese. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon ndërgjegjësim për të ngritur zërin dhe denoncuar pa kompromis këdo që mendon se ka fuqinë të cënojë integritetin fizik, dinjtetin dhe jetën e një gruaje. Dhuna nuk justifikohet, as tolerohet dhe…

Read More

Dalin detaje të reja nga ngjarja e një ditë më parë ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili I ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja. Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën Duke…

Read More