Author: Kolibri 4
Një ngjarje e rëndë në një familje korçare. Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup Policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën gruas. Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa. Gjendja e gruas është e rëndë ndaj e për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.
Një rënie alarmante e përdorimit të prezervativëve po rrezikon shëndetin e të rinjve, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sondazhi i OBSH-së me afro 250 mije 15-vjeçarë në 42 vende dhe rajone në të gjithë Evropën dhe Kanada, zbuloi se midis 2014 dhe 2022, përdorimi i prezervativëve tek adoleshentët seksualisht aktivë ra ndjeshëm, duke i vënë ata në rrezik të konsiderueshëm të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, shtatzënive të paplanifikuara dhe të pasigurta, si dhe abortet. Pothuajse një e treta e 15-vjeçarëve raportuan se nuk përdornin prezervativ ose nuk merrnin pilula kontraceptive. Megjithëse nivelet e aktivitetit seksual mbetën relativisht të qëndrueshme,…
Egli Proga ndërroi jetë, familjarët ende mbajnë zi, ndërsa mediat heshtin. Tanimë ka ngjarje të tjera, ka ngjarje të reja të cilat bëjnë që ngjarja e rëndë në Pogradec të harrohet. E mbani mend ngjarjen e rëndë në Potam ku humbi jetën një 3 vjeçare për shkak të një polici të papërgjegjshëm me jaht? U harrua sot pra E mbani mend ngjarjen kur policia në Tiranë vrau një të ri? U bënë protesta por më pas çdo gjë u harrua. Ja pra, çudia 3 ditë zgjat në këtë vend. Ndaj mos harroni, bëni kujdes me jetën tuaj, me veprimet tuaja…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjithmonë e më shumë i ngjan një gjuetari që blen armë të shtrenjta duke e ditur që nuk do t’i përdorë dot. Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim. Në këtë mënyrë, ai beson se fjala në fshat është hapur dhe kaq mjafton që komshinjtë të tremben. Ndoshta edhe për kaq pak çmimi ja ka vlejtur. Të gjithë flasin për armët e reja dhe gjuetari kënaqet se shtëpia e tij është e mbrojtur, aty askush nuk do afrohet dhe të tjerët do jetojnë me…
U zhvillua sot mbledhja e parë e Senatit Akademik për konstituimin e tij. Në fjalën e hapjes rektori i Universitetit, prof. dr. Lorenc Ekonomi u uroi suksese në punën e tyre 19 anëtarëve të Senatit të ri Akademik, mes tyre edhe dy studentë. Senatit Akademik miratoi në postin e nënkryetarit të këtij organi drejtues, propozimin për prof. as. dr. Daniela Stoica, si dhe kandidaturat e propozuara nga Rektori për dr. Aida Mosko si zëvendësrektore për kërkimin dhe shkencën dhe prof. as. dr. Lorena Zeqo si zëvendësrektore për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli”.
Një 41-vjecar shqiptar ka mbetur i plagosur, ndërsa dy bashkëatdhetarë të tij janë arrestuar në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në qendër te Selanikut, ku 41-vjecari shqiptar është plagosur me thikë në shpatullën e majtë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka gjetur thikën si dhe 3 gëzhoja arme zjarri. Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjecar dhe një 36-vjecar. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka ushtruar…
Të kalosh kufirin nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut tashmë ka muaj që është sfilitëse. Do duhet të presësh nga 30-40 minuta në radhë që tja dalësh të kalosh matanë, qoftë edhe nëse ke menduar të bësh pazare, të pish kafe apo të kalosh fundjavën. Paraditja e kësaj të shtune ka qenë e tillë në pikën e kalimit kufitar, ku edhe pse punohet me një sportel të përbashkët vonesa është e pashmangshme. Ndryshe nga pala shqiptare që herë pas here gjatë ditës aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase e bën shumë rrallë diçka të tillë e për pasojë përballet çdo…
Miliona euro kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare, të cilët rezultojnë të dërguara nga Dubai përmes valixheve me rrota. Shumat financiare janë investuar më pas në biznese të ndryshme duke u “tretur” në industrinë e ndërtimit në Tiranë, biznesin e shitjes dhe dhënies me qëra të makinave, në blerjen e apartamente, vilave luksoze në komplekse moderne si “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës, hotel “Domus”, lokale, e deri në investime në bizhuteri, makina luksoze duke blerë lingota floriri dhe Ar. Ndërkohë një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe…
Këshilli Bashkiak më mbledhjen e fundit miratoi dhënien e titujve të nderit “Krenaria e Qytetit” për dy ish futbollistët të cilët me pasion, përkushtim dhe dashuri i kanë dhënë shumë sportit pogradecar dhe jovetëm. Festim Fetollari (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe rezultate të larta që ka dhënë ndër vite si sportist dhe trajner në qytetin e Pogradecit, duke qenë shëmbull për brezat e rinj”. Spartak Elmazi (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontributin dhe rezultatet e larta që ka dhënë ndër vite si sportist, ka mbështetur talentet e reja në futboll, duke spikatur me sjelljen e tij…
Kreu i Syriza në Greqi Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij Tyler Macbeth u martuan në tarracën e Kopshtit Botanik të Chania pasditen e së premtes rreth orës 18:00 Me masa të rrepta sigurie, ku nuk lejohej asnjë foto edhe nga vet të pranishmit u zhvillua kurorëzimi i tyre ndërkohë që mediat greke shprehen se dy persona janë arrestuar pasi kanë fotografuar dasmën e shumëperfolur Sipas mediave lokale, është aktivizuar edhe një sistem anti-drone në mënyrë që çdo dron në distancë të afërt të mos mund të fluturojë dhe të regjistrojë video nga lart. Në të njëjtën kohë, ata u…

