Author: Kolibri 4

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në fshatin Udënisht, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, shtetasen E. B., 39 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, kjo…

Read More

Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës. Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni! Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin ! Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri. Unë…

Read More

Një lajm i trishtë vjen nga atletika. Kostika Fani, ish-atlet i ekipit kombëtar, në 800-1500 metra, është ndarë sot nga jeta, pas një sëmundjeje! Kostika Fani jetonte në Korçë ndërsa lajmi i trishtë u bë publik nga të afërmit e tij. Kostika Fani ish-sportist i Skënderbeut dhe Partizanit, është shpallur disa herë kampion kombëtar në atletikë!

Read More

Një 39-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar pak para orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit Mediat vendase raportojnë se për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar shqiptarja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë ambulanca, por ishte e kotë, pasi ekipi i shpëtimit thjesht konfirmuan vdekjen e 39-vjeçares në vendin e ngjarjes. Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas, pasi makina kishte pësuar dëmtime të mëdha. Një hetim paraprak për zbardhjen…

Read More

Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen. Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë. Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge. “Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse…

Read More

Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Avokatja Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej ofro 34 orësh duke përshkuar 92 km nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të kepit të Gjuzës. Buzo e la në mes sfidën vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve, por sot rrugëtimi me not drejt brigjeve shqiptare ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike. Mësohet se Buzo ka…

Read More

Dean Liços i është dashur pak kohë që të bëhet protagonist i mirëfilltë me skuadrën e Igdir në kategorinë e dytë në Turqi, ku është transferuar gjatë merkatos së verës. Ish-kapiteni i Skënderbeut, ka shënuar sot golat e tij të parë në kampionatin turk, që në javën e dytë të tij. Ekipi i tij sot përballej me një ekip i cili në vitet e kaluara ka bërë emër në elitë, Adanaspor, teksa shihet si një prej pretendentëve për ngjitjen përsëri në Superligë. Në minutën e 23-të, Liço tregoi se sa vlen duke kaluar në avantazh ekipin e tij me një…

Read More

Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Pogradec – Lin Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte në njërin nga mjetet Te tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Njoftimi i policisë Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi…

Read More

Stuhia e breshërit ka dëmtuar një fermë bletësh në fshatin Bregas. Ardian Pane, bletrritësi i njohur nga fshati Vreshtas i kishte vendosur rrëzë Malit të Thatë fermën e bletëve për shkak kullote por ditën e sotme erat e forta shoqëruar me breshër i kanë shkatërruar pothuajse gjithë kosheret duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Ky është viti i 6 radhazi që fermerët e juglindjes së vendit dëmtohen nga fatkeqësitë natyrore, ku në asnjë moment nuk kanë marrë dëmshpërblim.

Read More