Author: Kolibri 4

Familjarët e Tajana Dajko e cila ndërroi jetë në datën 14 Gusht akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm Vajza e djali i të ndjerës thanë se vizitën e parë në shërbimin e urgjencës së spitalit të Korçës e kanë bërë paraditen e së mërkurës. Sipas tyre dy mjeket kanë neglizhuar gjendjen e saj shëndetësore duke mos i ofruar shërbimin e duhur mjekësor por janë mjaftuar në gjëra të thjeshta. Policia e Korçës ka lajmëruar se ka referuar kallëzimin e familjarëve në prokurorinë e Korçës për dy mjeket, ndërkohë që pritet vijimi i hetimeve. Nga ana tjetër familjarët bëjnë të ditur…

Read More

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës të cilat kanë ardhur për shkak të fluksit në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë të vendit fqinj e jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Për të përballuar sa më shumë të jetë e mundur fluksin e lëvizjeve në kontrollet e përbashkëta policia shqiptare por e ajo maqedonase po punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për mjetet e vogla, e ne të shumtën e…

Read More

Ka ca gjera per te cilat nuk duhet bere kompromis, dhe kjo eshte e drejta per te jetuar. Po flas per vrasjen ne Pogradec. Kater njerez e rrahin nje burre per ti marre parate, e masakrojne deri ne vdekje. Ekspertiza tregon se viktima ishte me shume shenja dhune. Por prokurorja, tre bashkepunetore i liron, vrasesin e akuzon per “vrasje nga pakujdesia”. Po e leme debatin, nese u manipulua apo jo ngjarja! Po e leme faktin, nese prokurorja e ceshtjes, kjo qe eshte ne foto, apo bashkeshorti i saj, eshte apo jo mik i ngushte i avokatit te nje prej atyre…

Read More

Familjarët e 61-vjeçares, që humbi jetën tre ditë më parë në spitalin e Korçës, kanë lëshuar një lumë akuzash në drejtim të bluzave të bardha. Vajza, në një prononcim për gazetaren e News24, Lorena Kodra deklaroi se nëna e saj, Tatjana Dajko, vdiq për shkak të mungesës së kujdesit nga ana e mjekëve. “Nëna jonë vdiq ditën e ditëlindjes do i prisnim tortën e ditëlindjes dhe na vdiq nga duart e mjekëve. nuk kanë vrarë vetëm atë, na vranë edhe ne. Mos e pastë njeri fatin e nënës tonë, do e ndjekim këtë çështje deri në fund”, tha vajza e…

Read More

Një shpërthim bombole ka ndodhur në një banesë në fshatin Mborje të Korçës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka dëme të mëdha materiale ndërkohë që nuk dihet nqs ka të plagosur. Policia në vendin e ngjarjes. Korçë/Informacion paraprak Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Read More

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera Korçën dhe gjithë juglindjen e kanë vizituar turistë të shumtë të ardhur kryesisht nga Europa Veriore dhe vende të tjera të botës, të cilët kanë qënë të interesuar për historinë e trashëgimisë së kulturës e shumë më tepër për arkeologjinë. Këtë vit turistët kanë shfaqur interes të shtuar për vallet tradicionale shqiptare, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, ndaj e për këtë kanë zgjedhur Korçën pasi vallet e kësaj treve edhe për ta janë interesante. “Unë vij nga Franca, nga Parisi. Jam për herë të dytë në Shqipëri e vij posaçërisht…

Read More

Një vatër e madhe zjarri vazhdon të jetë aktive brenda parkut kombëtar të Prespës. Burime zyrtare thanë se vatra është në zonën e Gorices se Madhe, vatër e cila është brenda pyllit me ha ndërkohë që vatra është shtrirë edhe në pjesën e kullotave. Për të mbajtur nën kontroll me qëllim mos lejimin e flakëve të depërtojnë në pyllin me pisha, po punojnë me shume se 70 forca, 40 prej të cilave janë të ushtrisë. Nga ana tjetër edhe në Malin e Thatë mbi fshatin Peshkëpi janë duke punuar për të mbajtur në kontroll vatra e zjarrit në kullota punojës…

Read More

Humbja e jetës së Eglantin Progës po hetohet si vrasje nga pakujdesia, vepër penale kjo e rikualifikuar nga Prokuroria gjatë masës së sigurisë por sipas juristëve ky ishte një hap i nxituar. “Prokuroria gaboi rëndë që rikualifikoi veprën e referuar nga policia. Duhet të kishte parë të gjithë dosjen dhe provat dhe në ecurinë e veprimeve hetimore me dëshmitar mundet më pas të kishte rikualifikuar veprën. Pse e bëri këtë? Kjo do të hetohet. Rasti po hetohet nga drejtoria e standardeve, Avokati i Popullit, ILD, shoqëria civile dhe media po ecin paralelisht për të nxjerrë të vërtetën”, Ervin Karamuço, ekspert…

Read More

Pogradec/ Informacion paraprak Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.

Read More