Author: Kolibri 4

Ilir Meta në një intervistë me mediat është shprehur se SPAK është një organizatë kriminale që udhëhoqet nga Edi Rama dhe Altin Dumani. Ai thotë se do të hetojë SPAK-un dhe Altin Dumanin, si dhe inceneratorët të cilët i konsideron si krime intelekruale. Ja çfarë ka deklaruar ai para mediave; “Spaku është në hetim nga unë dhe do të jetë në hetim nga gjithë shqiptarët, përfshirë dhe Altin Dumanin. Së dyti, SPAK-u është një organizatë kriminale, të paktën që në drejtimin e Altin Dumanit, i cili është bërë mbrojtësi më i flaktë i gjithë krimeve dhe korrupsioneve skizofrenike të Edi…

Read More

Nata e dytë e festës së birrës ka bërë bashkë tek sheshi i terminalit të qytetit, mijëra persona që shijuan atmosferën festive. Kjo mbrëmje u çel me performancën e këngëtares shkodrane Rezanrta Smaja. Këngëtari korçar Devis Xheraku ishte ai që vijoi performancës ndërsa surpriza e mbrëmjes, ishte duet ii tij me një prej ikonave të serenatës korçare Naskë Kondili i cili interpretoi në skenë në moshën 90-vjeçare. Kjo mbrëmje vijoi më pas nën ritmet e muzikës geke të interpretuar nga Kostandinos Koufos.

Read More

400 vjetori i themelimit të fshatit Dardhë Tashmë e kthyer në një traditë Festa e Dardhës është një manifestim i bukur i ndërthurjes së traditave, vlerave kulturore e historike, si edhe natyrës mbresëlënëse të zonës. Promovimi i fshatrave të Devollit të Sipërm si Dardha, Sinica, Qyteza, Arrëza dhe Nikolica janë objektivi ynë për të shtuar ofertën turistike të rajonit të Korçës.

Read More

Radhë të gjata në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kristallopigi që lidh Greqinë me Shqipërinë. Shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj e po vijnë për fundjavë në vendin tonë thanë se policia greke e kufirit po punon vetëm me dy sportele në dalje duke sjellë radhë të gjata në anën greke. Ata thonë se për të hyrë në Shqipëri kanë pritur mbi një orë Gjatë dy ditëve të fundit, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë mbi 10.000 shtetas kryesisht shqiptarë Për datën 15 Gusht, në Kapshticë 4630 shtetas në hyrje dhe 4089 shtetas…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 21 vjeç, banues në Itali, pasi u kap në Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Komisariati i Policisë Korçë referoi materiatet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë; Po nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61…

Read More

Deputeti i PD Dashnor Sula, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Sula tha se përgëzon shoqërinë shqiptare për reagimin e shumtë në lidhje me rastin. Ai tha se ngjarja fillimisht mund të jetë fshehur, edhe për shkak të frikës nga persona që kanë pushtet në zonën e Pogradecit. “Përgëzoj shoqërinë shqiptare për reagimin. Shpreh ngushëllime për familjen e viktimës. Policia dhe sistemi ynë i drejtësisë janë hallka të dobëta. Ngjarja mund të jetë fshehur nga frika e atyre që kanë pushtet në zonën e Pogradecit. Kishim dhe një ngjarje tjetër të…

Read More

Është miratuar së fundimi projekti i muzeut në nder të shkrimtarit tonë Dritëro Agolli. Ka qenë kryetari i Këshillit të Qarkut, Erjon Nexhip, ai që ka dhënë lajmin e mirë për këtë projekt. Figurat si Dritëro Agolli meritojnë shumë, ndaj ky muze do të jetë një bazë për promovimin letrar, historik dhe kulturor jo vetëm të Dritëroit por edhe të zonës së Devollit. Ja çfarë ka njoftuar Këshilli i Qarkut; Me një angazhim të palëkundur për zhvillimin kulturor dhe ekonomik të rajonit tonë, Këshilli i Qarkut Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Devoll, ka marrë vendimin për të nisur…

Read More

Vetëm dy ditë larg nisjes së edicionit të ri futbollistik shqiptar. Të dielën në orën 20:00 luhen dy ndeshjet e para të Kategorisë Superiore. Egnatia kampione sfidon Dinamon në transfertë dhe Teuta – Bylis janë sfidat që çelin sezonin e ri për t’i lënë staftën tre ndeshjeve të tjera të nesërmen. Me interes të lartë për publikun pritej transmetuesi televiziv i këtij sezoni dhe pyetjet “kush e jep ndeshjen” ishin bërë të zakonshme. Tashmë merr fund enigma teksa Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka marrë përsipër transmetimin e kampionatit shqiptar. RTSH dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë arritur marrëveshjen për rikthimin…

Read More