Author: Kolibri 4
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës mesditën e sotme Burime zyrtare bëjnë me dije se riaktivizimi i tyre ka qenë i madh edhe në kushte kur shumë forca janë të angazhuara për mbajtjen në kontroll të flakëve pas ndërhyrjes dy ditë me radhë të avionit rumun Duket se temperaturat e larta dhe era që fryn në lartësi ka sjellë një riaktivizim të menjëhershëm të vatrave të zjarrit që kane përfshirë një sipërfaqe jo të vogël të pyllit me ha. Me situatën e krijuar autoritetet lokale kanë marrë edhe njëherë kontakt me drejtorinë e emergjencave civile për të…
Nuk e di perse vazhdon diskutimi ne Korce me statuse te tilla sepse problemi i ezanit apo kambanave te mengjesit eshte i fundit qe duhet te shqetesoje Korcaret ne vecanti dhe Shqiptaret ne pergjithesi. Kemi probleme mjaftueshem shume, shume me te medha dhe ne e cojme vemendjen ne krijimin e nje tensioni te panevojshem per dicka qe ne vetvete nuk eshte problem fare. Ishin fillimvitet 90 kur ezani i mengjsitfilloi te kendohej ne Korce. Une i kisha dritaret e dhomes se gjumit 30 metra larg grykes se altoparlantit. E pranoj qe 3-4 netet e para me hodhi perpjete se me…
Ky është Firdeus Dikellari nga qyteti i Pogradecit, i dhënë se tepërmi pas teknologjisë. Vetëm pak kohë më parë ka paraqitur robotin e krijuar krejtësisht prej tij ndërkohë që tani ka bërë gati Robotin Dardan, i cili komunikon në 9 gjuhë të ndryshme, përfshi këtu dhe gjuhën shqipe. Roboti Dardan, sipas Dikellarit, krahas gjuhëve me të cilave ai komunikon, mund të bëjë dedektimin e emocioneve në fytyrën e njeriut Sipas Firdeus Dikellarit roboti Dardan pritet të vijë në ndihmë edhe fëmijëve që kanë probleme me komunikimin, kryesisht në fushën e logopedisë. 19 vjeçari Firdeus Dikellari siguron se së shpejti do…
Aktorja e njohur Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj disa moment të veçanta nga pushimet në jug të Shqipërisë. E komentuar shumë nga mediat rozë për format e saj trupore dhe pozat shpreh herë provokuese, Olta ka zgjedhur “të ngrejë temperaturat” nga Dhërmiu. Ajo po pushon me familjen në një nga hotelet e zonës dhe mbrëmjen e kaluar, ka zgjedhur që të qëndrojë në pishinën personale të dhomës. E veshur me rroba banjo minimaliste që i nxjerrin në pah format e trupit, aktorja dhe ish-banorja e “Big Brothter VIP” ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga…
Njihuni me miliarderët më të mëdhenj shqiptarë të cilët po korrin suksese të mëdha duke qënë pronar të firmave të ndërtimitt, kompani celulareve, si edhe biznese të shumta anembanë botës. Vendi i parë: Nazif Destani – 3 miliardë dollarë Pasuria e tij është më shumë se tre miliardë dollarë, derisa numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botë. Miliarderi është vëllai i aktorit Blerim Destani. Babai i tij është Lazim Destani dhe është president i “Ecolog International”, që gjithashtu ka në pronësi klubin e futbollit Shkëndija nga Tetova. Vendi i dytë: Nicolas Berggruen (Moisiu)- 2 miliardë dollarë Nipi i…
Gjatë kësaj periudhe është harruar pak a shumë ekipi i volejbollit të femrave, për vetë faktin e zhvillimeve të fundit te futbolli i Skënderbeut, por tashmë vëmendja duket se do të rikthehet sërish te kampionet në fuqi dhe skuadrës super të Skënderbeut në volejboll për femra. Për ditë më radhë, madje edhe në orët e fundit trajneri Orlando Koja në faqen e vet zyrtare në facebook ka prezantuar herë pas herë lojtaret e reja që kanë ardhur te Skënderbeu në këtë merkato, por që pritet edhe ndonjë afrim tjetër. Së fundmi, Koja ka prezantuar Elisabeth Sandowall shtytësen anësore që i…
Lindjet kanë pësuar sërish rënie edhe në 3 mujorin e dytë të vitit 2024 Raporti i fundit i INSTAT ka nxjerrë në pah se përgjatë muajve prill, maj, qershor kanë lindur 5.269 bebe nga 5452 bebe që lindën në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ajo çfarë bie në sy është se ndryshe nga trendi rënës, që prek 10 qarqe të vendit, në Berat dhe Korçë numri lindjeve është rritur. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe…
Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski kur tha se kjo u bë e mundur falë ndërhyrjes për dy ditë më radhë nga ajri me avionin rumun por edhe falë punës së bërë nga 150 forca të angazhuara në operacionin e izolimit të flakëve, prej tyre 60 forca të ushtrisë ndërsa pjesa tjetër shërbimi zjarrfikes, zonave të Mbrojtura dhe punojës të bashkisë Pustec. Sipas Kolefski ditën e sotme vijon të jetë aktive vetëm një vatër zjarri në majë të Malit të Thatë aty ku forcat do të përqendrohen ditën e sotme me qëllim…
Altin Gusho largohet nga drejtimi të komisariatit të Kolonjës për të bërë të njëjtën detyrë nga dita e sotme në komisariatin e Devollit Shefi i këtij komisariati Edvin Peci kalon në një detyrë tjetër në veri të vendit. Eduard Liço është shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, aty ku mësohet se ka patur lëvizje të tjera brenda këtij komisariati. Arjan Boçi deri tani ka qenë i komanduar si shef komisariati ndërsa ditën e sotme është zyrtarizuar si numri një i komisariatit të Maliqit Mbeten në detyrë shefi i komisariatit të Korçës Genti Diko si dhe Elton Halili në Pogradec.…
Dinamika, dëshmitë kontradiktore dhe shkaqet e krimit në Pogradec Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës së Korçës për masat e sigurisë ndaj 4 të dyshuarve të akuzuar për vrasjen dhe moskallëzimin e krimit, e ndodhur më 10 Gusht 2024, jashtë lokalit “Stropcka” në Pogradec, ku humbi jetën pas dhunës fizike të dyshuar Eglantin Proga, 42 vjeç. Vendimi është i datës 13 gusht, në plot 17 faqe, i marrë nga gjyqtarja Luljeta Kole, ku i arrestuari si autor, Denis Meçe, 29 vjeç, u la në “arrest me burg” për “vrasje nga pakujdesia” dhe 3 të tjerët, Voltan Shkulaku, pronar i…

