Author: Kolibri 4
Mokra n’Fest 23 Gusht 2024, e Premte✨️ *Mokra By Night* prej orës 18:00 – Kokteil Alkolik dhe analkolik me shijet e zonës – Ushqim me produkte vendase & Barbequee – Vizitë në fshatin Potkozhan *Të njohim nga afër vlerat, tradita mokrare dhe stilin e jetesës* – Karaoke 19:30 deri në mesnatë – Muzikë rock live me Panajot dhe Boni Hamzallari – Camping me çadra (fjetje) kontaktoni me @shebenik_egnatia_explorers dhe @discoverpogradec @visitpogradec @korcaalpin @guidaalbania – Stand up Comedy me Xhevair Zeneli – Vëzhgimi i yjeve me teleskop – Kinema në Natyrë / Shfaqia e filmave shqiptarë që janë xhiruar në Mokër…
Është zbardhur dëshmia e pronarit të lokalit ku dyshohet se u dhunua Eglantin Proga nga autori i dyshuar i krimit, Denis Meçe. Ai ka pretenduar se 42-vjeçari Egli Proga ka qenë në gjendje të dehur dhe kur ndodhi sherri ishte në banak. “Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë”, ka rrëfyer Voltan Shkulaku. Ai është…
Autori i dyshuar i vrasjes së Eglantin Progës, Denis Meçe nuk e ka për herë të parë vendosjen e prangave. Pak orë pas vrasjes ai u vetëdorëzua në komisariat i kthjellët për të dëshmuar dhe sqaruar pozitën e tij në prani të avokatit. Tch mëson se para këtij rasti Denis Meçe ka qenë dhe 5 herë të tjera i arrestuar për vepra të ndryshme penale. Herën e parë u ndalua kur ishte vetëm 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit. Ku pasi refuzoi të paguante një faturë të majme u konfliktua me stafin e lokalit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të enjte, ku një 23-vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve në marra, e reja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Dyshohet se 23-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Avokati Idajet Beqiri thotë se policia u tregua korrekte me referimin e materialeve në prokurorinë e Korçës për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku u dhunua për vdekje 42 vjeçari Egli Proga. Në një intervistë për “Tirana Live”, avokati thotë se “vrapimi” i prokurorisë për të bërë cilësimin e akuzës në një kohë kur po kryhen hetime ngre shumë pikëpyetje që duhet të hetohen. “E para, kemi të bëjmë me një masë sigurie, akuza ngrihet kur mbarojnë hetimet e çështjes dhe të shkojë në gjyq. Në rastin konkret, për mendimin tim, policia e shtetit, në referimin…
Gazetari Xhensil Shkëmbi ka siguruar zbardhjen e vendimit të gjykatës së Korçës lidhur me dënimin e 29 vjecarit Denis Meçe, i cili akuzohet vrasje nga pakujdesia ndaj Egli Progës, babait të dy fëmijëve Në dokumentin e siguruar cilësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar gjykatës masen e sigurisë “arrest shtëpie” ose garanci pasurore me vlerën 1.000.000 lekë, vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës qe nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh, gjithmonë sipas dokumentit të siguruar. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçe ndërkohë që përplasje ka midis prokurorisë…
Kjo është Lizamie Hysa, e cila prej 1 muaji ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Pas disa problemeve me shëndetin, familjarët thonë se është tranportuar në spitalin e Korçës me ambulancë. Por që prej asaj dite nuk është parë më. 72 vjeçarja jetonte e vetme në lagjen 16 të Korçës. Familjarët kanë bërë denocin në policinë e Korçës por kërkojnë edhe ndihmë e publikut se mos dikush e ka parë të moshuarën. Ajo nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor por është me aftësi të kufizuara (shurdh-memece) Nëse dikush e ka parë të njoftojë policinë për vendodhjen.
Elseid Hysaj nuk bën më pjesë në planet e Lazio-s, kjo është e vetmja gjë e sigurt, por për momentin, për anësorin kuqezi nuk ka asnjë ofertë konkrete. Mediat italiane janë të sigurta në këtë pikë, Hysaj është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2025, drejtuesit e Lazio-s e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale. Kujtojmë që Hysaj përfiton të Lazio 2,8 milionë euro në sezon.
Nga Ilir Demalia Sot më doli në media, një intervistë e Rudi Vatës për librin e tij botuar në Skoci, “Jeta ime! Futbolli Liria dhe Parajsa.” Rudi Vata, një futbollist që me mundin, djersën dhe talentin e tij arriti ato rezultate që tashmë dihen, të një futbollisti mesatar krahasuar me lojtarët e vëndeve europiane dhe një futbollist i mirë për Shqipërinë, koha kur luajti me Vllazninë dhe Dinamon e Tiranën si nje lojtar jo star, qoftë edhe për historinë e futbollit shqiptar. Megjithëse prej 33 vjetësh jeton në Perëndim dhe i martuar me nje europiane, nuk ka mundur t’i shkëputet…
Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën)! Kjo qenka arsyeja që akuza tha se është “vrasje nga pakujdesia” Por…, viktima ka: “Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5×3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë. Vesh i majtë…

