Author: Kolibri 4

Ja çfarë thotë prokurori: (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën)! Kjo qenka arsyeja që akuza tha se është “vrasje nga pakujdesia” Por…, viktima ka: “Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5×3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë. Vesh i majtë…

Read More

Pas ndërhyrjes nga ajri nga avioni rumun i ardhur si mbështetje nga mekanizmi Europian i mbrojtjes civile, situata po shkon drejt përmirësimit në Parkun Kombëtar të Prespës dhe Malin e Thatë Një ditë më parë avioni rumun ka kryer tre fluturime efektive, dy në Malin e Thatë e një në Parkun Kombëtar të Prespës ndërkohë që vetëm paraditen e sotme ka kryer edhe dy fluturime të tjera Edhe për kryetarin e bashkisë Pustec Pali Kolefski në një situatë si kjo shpresa e vetme është ndërhyrja nga ajri Në terren vetëm në Parkun Kombëtar të Prespës janë të angazhuar me shume…

Read More

Maliq Ndezi zjarr për të djegur mbetje bimore dhe nga përhapja e flakëve u rrezikua një subjekt në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq” dhe u dogj një sipërfaqe toke, arrestohet 64-vjeçari. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre zjarrfikëse mundësoi shuarjen e zjarrit. Rreth orës 17:30, të datës 13.08.2024, sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje, në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e zjarrit, ndërsa si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar dhe arrestuar autori i…

Read More

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se policia nuk ka pasur si qëllim fshehjen e ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karamuço u shpreh se kamerat e sigurisë janë në duart e policisë. Sipas Karamuços, prokuroria ka bërë gafë të rëndë, duke rikualifikuar veprën penale nga “vrasje me dashje”, në vrasje nga pakujdesia”. “Për mua, nga të gjitha informacionet që kanë ardhur, qoftë në rrugë zyrtare, qoftë nga dëshmi të personave të tjerë, di të them që policia në asnjë moment nuk…

Read More

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT Në respekt të qytetarëve, medias dhe të drejtës për informim, nisur nga dy njoftimet e bëra nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në lidhje me veprimet hetimore e procedurale të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e Komisariati i Pogradecit dhe materialet procedurale të përcjella në Prokurori nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur më datë 10.08.2024 në Pogradec, me keqardhje për këto reagime, sqarojmë opinionin publik se: Prokuroria e Korçës fillimisht ngriti pretendimin se, Policia e Shtetit nuk kishte sjellë akt-ekspertizën ligjore bashkë me të arrestuarit për ngjarjen, por sqarojmë opinionin…

Read More

E enjte, 15 gusht 2024 – Shenjtori i ditës. FJETJA E HYJLINDËSES MARI. Dëshmor Tarsizi në Romë. – FJETJA E HYJLINDËSES MARI – Kur i pëlqeu Krishtit Perëndisë tonë të merrte pranë vetes nënën e Tij, dërgoi një engjëll (sipas disave, bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel, ashtu si në ditën e Ungjillëzimit. Supozohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur rreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, kur e Tërëshenjta ishte në moshën 59-vjeçare), 3 ditë më përpara për t’i dhënë këtë lajm. Kur iu afrua, engjëlli i tha Hirplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha të të…

Read More

Jona Proga e motra e Egli Progës ka dhënë një mesazh në homazhet e kësaj mbrëmje aty ku ndodhi dhe ngjarje e rëndë Ajo shprehet se dëshmitarët duhet të flasin sa nuk është tepër vonë pasi nesër mund të vriten nga të njëjtët njerëz edhe vëllezërit e tyre. Ajo bën thirrje avokatëve të Shqipërisë për ndihmë për zbulimin e çështjes.

Read More