Author: Kolibri 4
Nuk mori masa për dokumentimin e ngjarjes ku humbi jetën shtetasi E.P. Prokuroria e Korçës merr nën hetimInspektorin për ‘Shpërdorim Detyre’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë merr nën hetim shtetasin A.L. i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Shtetasi në fjalë, me detyrë Inspektor, Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme rezulton se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së shtetasit E.P. më 10.08.2024 në Pogradec. Më datë 10.08.2024, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në afërsi të vendit…
Reagim i Prokurorisë Korçë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08 në Pogradec ku humbi jetën shtetasi E.P. Për të sqaruar opinionin publik dhe duke ju përgjigjur interesit tëlartë të medias dhe shoqërisë civile në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08.2024, ku shtetasi E.P., është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pogradecit, Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se ka regjistruar procedimi penal nr.980 për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M. Nga materiali i referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë…
Inspektorati i Drejtësisë ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga. Policia e referoi fillimisht ngjarjen si “vrasje me dashje”, ndërsa më pas Prokuroria e zbuti akuzën në “vrasje nga pakujdesia”.
Skënderbeu u është rikthyer sërish përgatitjeve për sezonin e ri. “Ujqërit e Dëborës” pas dy ditësh pushim, ditën e djeshme kanë nisur edhe zyrtarisht punën për duelin e parë të Superiores. Ivan Gvozdenovic për fatin e mirë të tij ka të gjithë lojtarët në të gatshëm, me futbolistët që janë në gëzojnë një formë të mirë. Ekipi ka vazhduar inteënsivisht stërvitjen , me skuadrës që ndez kështu “motorët” për duelin me Elbasanin. Korcarët nisin sezonin e ri në shtëpi, teksa presin Elbasanin ditën e hënën. Takim që do të startojë në orën 20:00.
DEKLARATË PËR SHTYP Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe duke marrë shkas nga publikimet në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, në të cilën ka humbur jetën shtetasi Eglantin Proga, bën me dije sa më poshtë: Në datë 12 gusht 2024, ora 15:30, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesa për vleftësimin e arrestit në…
Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile. Mirënjohje partnerëve tanë evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin!
Ervin Salianji dhe Grida Duma janë kapur mat në aeroportin e Frankfurtit. Në fotot e siguruara nga “CNA”, të realizuara mbrëmjen e kaluar, Salianji shihet në shoqërinë e Grida Dumës në një bar. Një burim tha se dyshja po kthehen nga pushimet luksoze në vendet ekzotike. Grida Duma dhe Ervin Salianji janë përfolur për lidhjen e tyre të dashurisë dhe bashkëjetesën, por ende nuk e kanë pranuar publikisht.
Prej 14 deri më 18 gusht Korça do të elektrizohet nga festa e birrës, një organizim i madh i bashkisë e cila e sjell këtë festë sivjet në edicionin e saj të 18-të. Festa e birrës në Korçë e konsideruar si festa më e madhe ver ore në vend për 5 net me radhë do të sjellë këngëtarët më në zë të momentit vendas dhe të huaj, ndërsa gjithçka do të shoqërohet me birrën e shijshme e gatime tradicionale. “Festa e birrës në Korçë pritet të sjellë një bum të madh vizitorësh nga brenda e jashtë vendit duke sjellë edhe…
Kryeministri Edi Rama: Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën. Në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “Vrasje me dashje” dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë! “Vrasja nga pakujdesia” e ngritur…
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, shtetasi Sajmir Muçollari, 35 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij në fshatin Morave. 35-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

