Author: Kolibri 4

Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, shtetasi Sajmir Muçollari, 35 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij në fshatin Morave. 35-vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

“Është marrë një thirrje që ka zgjatur 40 sekonda. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Me vlerësim prej dy minutash në vendngjarje, është vendosur në autoambulancë në 19:20 dhe është nisur drejt spitalit”, tha Skënder Brataj. vijon…

Read More

Prokurorja e çështjes ka thirrur ditën e sotme familjarët e 42-vjeçarit Eglantin Proga, i cili humbi jetën pasi u dhunua nga 29-vjeçari Denis Muça. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Ngjarja në fjalë është e rrethuar me mjaft hije dyshimi. Në fillim u raportua si një vdekje aksidentale, me pretendimin se 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në tokë e më pas humbi jetën në spital. Vetëm pasi Proga humbi jetën në spital, ngjarja u raportua si vrasje dhe nga hetimet më pas rezultoi se ai ishte dhunuar brutalisht nga 29-vjeçari Denis Meçe. Ky…

Read More

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec. Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga. Muhamet Rrumbullaku: Ka vijuar një disinformim i publikut përmes burimeve të ndryshme për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i komisariatit Pogradec është i pavërtetë. Nuk është tentuar të fshihet aspak ngjarja e rëndë. Kjo…

Read More

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku deklaroi se policia i ka referuar prokurorisë akuzën ‘vrasje me dashje’ për Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progës. Muhamet Rrumbullaku: E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën. Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.

Read More

Ditë e sotme pritet ndërhyrja nga ajri me avionë rumune në Parkun Kombëtar të Prespës E gjithë kjo ka ardhur në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian të cilët janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së palës shqiptare për avionë me kapacitet 6 ton ujë në një fluturim. Kjo ndërhyrje nga ajri edhe për drejtuesit e operacionit në Parkun Kombëtar të Prespës pritet të sjellë përmirësim të situatës së rënduar, ku më tepër se 900 hektarë janë djegur nga vatrat e zjarrit në këto 9 ditë.

Read More

Situata në Parkun Kombëtar të Prespës është alarmante Kryetari i bashkisë së Pustecit Pali Kolefski thotë se tashmë flakët kanë hyrë në thellësi të parkut kombëtar. Nëse deri ditën e sotme vatrat e shumta të zjarrit kanë përshirë masivin e pyllit me ah, tani rrezikohet edhe pylli i pishave Nëse ndodh kjo, katastrofa do të jetë e jashtëzakonshme thotë ai. Kryetari i bashkisë Pustec tregon se është e vërtetë që janë shtuar forcat por terreni i thyer malor dhe mungesa e ujit e bën të pamundur izolimin e flakëve. E vetmja shpresë është krijimi i korridoreve. “Në qoftë se situata…

Read More

Nis mbrëmjen e sotme eventi më i rëndësishëm i birrës në vendin tonë, që do zgjasë 5 netë. Prej vitesh kjo festë zhvillohet në qytetin e Korçës dhe për 5 net me radhë për disa orë qyteti kthehet në një vend mikpritës të mijëra vizitorëve dhe dashamirësve të birrës në përgjithësi dhe të “Birra Korça” në veçanti. Duke marrë shkas nga eventi dhe prania e shumë vizitorëve, policia ka hartuar një plan masash, ndërsa njofton se disa rrugë do të bllokohen. PLANI I POLICISË Policia ka publikuar planin e masave lidhur me Festën e Birrës që organizohet çdo vit nga…

Read More

Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim… Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si “mollë sherri”, ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat. Në Pogradec , me autor vrasjeje Denis Mecen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë” . Por përpara kësaj duhej – edhe njëherë…

Read More

Mbrëmjen e sotme vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish në Malin e Thatë në Pogradec. Siç shihet edhe nga pamjet zjarri po përparon në ulje të malit duke iu afruar pemëve. Për momentin janë duke u djegur bimësi e ulët dhe shkurre por nëse vijon me këto ritme rrezikohen seriozisht pyjet mbi Lubanishtë pranë Shën Naumit bashkë me Parkun e Galiçicës. Paraditen e sotme forca të shumta zjarrfikëse, punonjës pyjore, shërbimet publike dhe banorë të zonës nga pala shqiptare dislokuan në zonë duke bërë izolimin e vatrave dhe fikjen e tyre, por mbrëmja ka sjellë sërish flakët të favorizuara nga…

Read More