Author: Kolibri 4

Lihet në burg shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore Spartak Çela, i cili u kap nga policia dy ditë më parë pas 4 viteve arrati. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas mbi të cilin rëndojnë akuzat; “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”.

Read More

Lorenzo Çela, 16 vjeçari shqiptar që u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali, nuk ia doli. I riu, i cili brenda një muaji do të kishte mbushur 17 vjeç, vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda të marra. Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e…

Read More

Qarku Korçë -Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit: A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje; Gj. D., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. -Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasen A. G., 19 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan. -Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit: O. K., 22 vjeç, banues në fshatin Sheqeras,…

Read More

Tashmë sipërfaqja e djegur jo vetem është zgjeruar në brendësi të parkut kombëtar të Prespës, por ka kaluar në anën tjetër të Malit të Thatë mbi fshatin Peshkëpi të Bashkisë Pogradec duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me bimësi të ulët. Burime zyrtare bëjnë me dije se ditën e sotme ka pasur një angazhim të shtuar te forcave për izolimin e flakëve brenda parkut kombëtar, por sipas shërbimit zjarrfikës e vetmja mënyrë për fikjen e zjarreve është ndërhyrja nga ajri, e cila ka munguar prej dy ditesh. Burime jo zyrtare thanë se vetëm pas dy ditësh pritet ndërhyrja nga…

Read More

Gjatë kësaj periudhe është harruar pak a shumë ekipi i volejbollit të femrave, për vetë faktin e zhvillimeve të fundit te futbolli i Skënderbeut, por tashmë vëmendja duket se do të rikthehet sërish te kampionet në fuqi dhe skuadrës super të Skënderbeut në volejboll për femra. Për ditë më radhë, madje edhe në orët e fundit trajneri Orlando Koja në faqen e vet zyrtare në facebook ka prezantuar herë pas herë lojtaret e reja që kanë ardhur te Skënderbeu në këtë merkato, por që pritet edhe ndonjë afrim tjetër. Së fundmi, Koja ka prezantuar Elisabeth Sandowall shtytësen anësore që i…

Read More

Festa e Birrës sjell 5 mbrëmje magjike në qytetin e Korçës. Edhe këtë vit pritet që në “Festën e Birrës” të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe qytetarësh. Të shumtë në numër janë emigrantët që janë kthyer në atdhe, për të shkuar në Korçë, atje ku do të shijojnë ushqim të shijshëm, birrat e markave më të njohura dhe muzikën e përzgjedhur. Festa do të organizohet te Terminali i Autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës. Teksa festa po afron, është publikuar edhe promoja e saj. Gjithashtu, janë zbuluar artistët që do të sjellin “ndezin” atmosferën. Të ftuar specialë për…

Read More

Banorët e Lavdarit por më së shumti ata të cilët kanë lindur aty e më pas kanë marrë rrugët e jetës dhe emigruar, janë kthyer siç bëjnë çdo vit, për të festuar së bashku e cmallur me njëri tjetrin. Mes këngëve, valleve, ushqimeve dhe lotëve të mallit e gëzimit festa e Lavdarit është kthyer në një traditë të përvitshme, një nga festat më të bukura të zonës

Read More

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta. Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale. Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të…

Read More

Pasditen e sotme zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës ka hyrë në thellësi të masivit me ah. Burime zyrtare pranë bashkisë së Pustecit bëjnë të ditur se me aq forca që kanë punuar deri më tani me mjete rrethanore e me pompa shpine uji ka qenë e pamundur për të mbajtur zjarrin larg masivit me ah te këtij parku Kombëtar Për këtë kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski por dhe drejtori i zonave të Mbrojtura Gjergji Koki kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri si e vetmja mundësi e mospërfshirjes nga flakët të këtij masivi pyjor. Si njeri dhe tjetri thanë se,…

Read More