Author: Kolibri 4

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, u shfaq i lumtur për fitoren që skuadra e tij mori në miqësoren ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1. Duke folur për mediat, tekniku i korçarëve deklaroi se pret edhe dy afrime nga merkato. I pyetur për zërat që e lidhin me Partizanin, ai tha se është në dorë të presidentëve, por theksoi se mendon që do të vazhdojë në stolin e Skënderbeut. “Mund të them se ishte testi i fundit për ne para Elbasanit. Por do të thosha se testet kanë qenë të gjitha, edhe kundër Kalitheas, Pogradecit e të tjera. Ishte bukur, sepse fituam,…

Read More

Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 01:10 të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read More

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se: Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar…

Read More

Pasditen e sotme janë shfaqur vatra zjarri në një sipërfaqe me bimësi të ulët edhe në fshatin Vithkuq të bashkisë Korçë Sipas administratorit Altin Prifti vatrat e zjarrit janë shfaqur në vendin e quajtur Pllaja e Panjës por ndërhyrja e punonjësve të shërbimeve në njësinë administrative por dhe banorëve të zonës ka bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos lejuar kalimin në sipërfaqe të tjera të kësaj pllaje.

Read More

Situatë mbrëmjen e sotme është tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta, një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah Edhe në orët e mbrëmjes forca të shumta janë në terren por situata është rënduar aq shumë sa e bën të vështirë punën e tyre Për këtë sipas specialistëve të zonave të mbrojtura por dhe kryetarit të bashkisë Pustec Pali Kolefski ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente “Katastrofë ekologjike” e ka cilësuar Kolefski atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në…

Read More

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, një 39-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim kombëtar dhe i akuzuar për 4 vepra penale. Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “FOUR.” Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e të…

Read More

Zjarri ka përfshirë rreth një sipërfaqe të madhe me barishte ndërkohë që flakët kanë shkuar deri tek një magazinë të një subjekti privat, duke e shkrumbuar atë totalisht. Dy mjete zjarrfikëse dhe punojës të këtij shërbimi po punojnë për izolimin e flakëve pa shkuar drejt pishave mbi kodrat e qytetit. Sipërfaqja e djegur ka kaluar dy hektarë.

Read More

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore me bimësi të ulët në afërsi të ish kampit të punëtorëve Zjarri ndodhet shumë afër banesave të lagjes numër 1 ndërkohë që për drejt vatrave të zjarit janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës.

Read More

Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë këtë pasditen një të shumë kërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela rreth 39 vjeç, i cili në 2020 shtiu me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs. Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish. Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar…

Read More

Djegia e një sipërfaqe të madhe kullota, bimë medicinale e pyje në Malin e Thatë ka “mbytur” me tym të gjitha fshatrat e fushës së Maliqit madje e fshatra të Devollit E gjithë kjo ka ardhur për shkak se prej 5 ditësh Mali i Thatë është përfshirë pothuajse i gjithi nga flakët ndërkohë që ditën e sotme për shkak të situatës së rënduar nga zjarret nuk pati ndërhyrje nga ajri, çka solli një situatë të tillë në fshatrat e fushës së Maliqit e jo vetëm, madje tymrat i janë afruar dhe qytetit të Korçës. Një tjetër arsye e mbulimit me…

Read More