Author: Kolibri 4
Sezoni i verës ka sjellë edhe çmime më të ulëta të naftës në pompat e benzinatës. Gjatë gushtit atëherë kur edhe sezoni veror është në pikun e tij, tregtarët më të mëdhenj me shumicë në vend po e tregtojnë naftën në nivelin e 179 lekëve, ndërsa në të njëjtin nivel është edhe benzina. Çmimet janë gati 25% më të ulëta se mesatarja e 240 lekëve përpara dy vitesh, atëherë kur edhe nisi e ashtuquajtura kriza e energjisë që afektoi në masë tregjet globale. Më pas në fillimin e 2023-shit çmimet ranë drastikisht në nivelin e 170 lekëve, por filloi të…
E ndodhur në kushte jo fort të mira emocionale dhe psikologjike, motra e Egli Podës është shprehur e revoltuar ndaj ngjarjes së ndodhur. Ajo kërkon llogari nga shteti dhe Policia. Sipas saj policia fshehu ngjarjen dhe mbuloi gjurmët. Nuk bëri as detyrën më minimale që i takonte. Ja çfarë thotë ajo; “Më ka marrë në tel djali i tezes dhe na tha të shkonim urgjent në spital. Aty pashë vëllain tim të shtrirë dhe të masakruar, dhe mjekët që po i jepnin ndihmën e fundit. Asnjë nga ne familjarët nuk e pranonin këtë që kishte ndodhur, deri sa u dorëzuan…
Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Eglantin Proga. Pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së babait të dy fëmijëve, i cili u gjet pa ndenja në rrugë nga kalimtarët e rastit, ndërsa humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në Pogradec.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të…
Çfarë do bësh sot në 19:00? Do shkosh në Tiranë? Përse? Për protestuar? Për ujin, dritat, rrugët, naftën, qeverinë? Për Noizy?! Kjo pra kërkon përgjigje. Çfarë do bëni? Sepse disa shqiptarë do të protestojnë sot për të liruar Noizy dhe mos ekstraduar në Kosovë këngëtarin e njohur Demokracia i ka këto, por e kaq shumë, nuk na duhet…
Familja nga Afrika e Jugut tregon se kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend. ‘Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kishim dëgjuar për Shqipërinë, por nuk dinim shumë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe menduam se është një ide e mirë që ta eksploronim. Kemi qenë këtu për 16 ditë. Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shihnim dhe menduam se duke qenë një vend i vogël mund ti shikonim të gjitha, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku…
Fluks i lartë në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë Burime pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës bëjnë të ditur se vetëm ditën e djeshme nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 7314 shtetas, numër ky më i larti i regjistruar gjatë këtij sezoni turistik. Për të përballuar këtë fluks në rritje pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe herë pas here për shkak të fluksit të madh edhe me procedurë të përshpejtuar Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga kjo pikë kufitare në drejtim të Greqisë 4407…
Situatë e rëndë në Parkun Kombëtar të Prespës në ditën e 6 të flakëve Vatrat e zjarrit nga dita e djeshme kanë hyrë brenda masivit pyjor me ah, duke rrezikuar një katastrofë ekologjike. Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefksi si dhe drejtori i zonave të mbrojtura të juglindjes Gjergji Koki tregojnë se situatë është alarmante, ndaj e për këtë ndërhyrja nga ajri është emergjente, për të shmangur një katastrofë të madhe të pasurisë natyrore. Burime zyrtare bëjnë me dije se deri tani janë djegur plotësisht rreth 20 hektarë me kullota, bimë medicinale, bimësi e ulët ndërkohë që nga dita e…
Akt njerëzor vërtet prekës! Një djalosh 6-vjeçar, i quajtur Kilian, me banim në Gjermani, rezultoi pas diagnostikimit, i sëmurë me një sëmundje të pashërueshme. Duke qenë se djaloshi i pëlqente tej mase motorët, familja e tij postoi online kërkesën nëse ndonjë motorist mund të kalonte pranë shtëpisë për ta bërë djaloshin të përjetonte ngazëllim. Familja shpresonte të shfaqeshin 20-30 motoristë, por kërkesës online iu përgjigjën rreth 20000 motoristë! Zoti bekoftë dhe e shëroftë djaloshin! Zoti bekoftë familjen e djaloshit, motoristët dhe familjet e motoristëve! 17 Korrik 2024 Marrë nga portali viewsaddict në rrjetin social Instagram.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u bë e mundur kapja e personit të shumëkërkuar Spartak Xhevat Çela, 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Njësia Velçan, Pogradec, pasi për këtë person Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masa “Arrest me burg”, 2 herë, për veprat penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë ”, “Prodhimi, shitja dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të të policisë”, parashikuar nga veprat penale 76-22,: 140, 278, 236. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit…

