Author: Kolibri 4
Stuhia e breshërit që ka zgjatur për 30 minuta në fushën e Maliqit ka shkaktuar dëme të shumta në vreshtari, kultura bujqesore dhe frutikulture. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Bregas. Sipas banorëve dëmet me të mëdha janë në vreshtari dhe perime. Sipas tyre, për shkak të stuhisë se madhe balta ka hyrë në oborret e banesat e tyre. Dëme ka patur edhe në fshatrat Sovjan e Pirg, aq sa stuhia ka hequr çati banesash. Nga ana e bashkisë Maliq bëhet me dije se do të ngrihet një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.
Stuhi shoqëruar me erë të fortë ka rrezuar disa pemë në aksin rrugor Pogradec – Maliq pranë fshatit Leshnicë. Për largimin e pemëve të rrëzuara nga rruga nacionale janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës ndërkohë që pemë të rrëzuara ka edhe në fshatin Tushemisht, pemë të cilat kanë shkaktuar radhë të gjata të automjeteve Edhe aty punojës të ndërmarrjes së gjelberimit të bashkisë Pogradec po punojnë për largimin e pemëve të rrëzuara për të normalizuar trafikun e rënduar. Pemë të rrëzuara ka edhe në shëtitoren e qytetit të Pogradecit.
Pas ditëve më temperatura të larta vijnë dhe reshjet e shumta të shiut në zona të ndryshme të juglindjes së vendit Stuhi shoqëruar me breshër dhe erë të fortë në fshatrat e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Sovjan e Pirg aty ku ka pasur dhe dëme në çatitë e banesave për shkak të erave të forta. Nga breshëri i dendur ka patur dëme edhe në kulturat bujqësore dhe frutikulture, dëme që në mollë mendohen të mëdha. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve lokalë pritet që stuhitë e shiut shoqeruar me era të forta të ketë edhe në zonat e tjera të…
Matura e viteve 2000-2004 e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në Korçë u rikthye për një takim të veçantë dje, duke kujtuar vitet e gjimnazit dhe momentet e paharrueshme që kanë ndarë së bashku. Ish-nxënësit, tashmë të rritur dhe të shpërndarë nëpër botë, u mblodhën në qytetin e tyre të lindjes për të risjellë në kujtesë aventurat, sfidat dhe emocionet e periudhës së adoleshencës, kur mësimi dhe shoqëria ishin prioritetet kryesore. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë në bangat e shkollës ku kanë mësuar para 20 vitesh. Morën pjesë edhe disa prej mësuesve që i kishin udhëhequr në rrugën e…
Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut. Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh.
Temperaturat e larta që kanë shoqëruar këtë periudhë kanë sjellë shtimin e nevojës për ujitjen e kulturave bujqësore. Fermerët që kultivojnë të lashta janë në përfundim të procesit të korrjes ndërkohë sa i takon primeve, po kryejnë një sërë shërbimesh në to. Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Devoll thotë se sa i takon fasules, prodhimi pritet të jetë më i ulët si shkak i thatësirës nga mungesa e reshjeve. Zona e Devollit kultivon kryesisht fasulen trenare, për të cilën kërkesa në treg ka pasur dhe vitin e kaluar çmimi i tregtimit ishte tepër i…
Tenderi fillestar për këtë segment u zhvillua në vitin 2022 dhe kishte një fond limit prej 2.16 mld lekë, ndërkohë që së bashku me pjesën e parë të lotit 2, kosto për aksin me gjatësi 4.15 km ishin rreth 19.5 mln euro. Përfundimi i rrugës Korçë – Ersekë do të kërkojë fonde shtesë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për pjesën e dytë të lotit II. Ky dikaster parashikon të hapë procedurën prokuruese, me fond limit prej rreth 432.3 mln lekë, që do të shkojnë për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Tenderi fillestar për këtë segment u…
Gjatë gjithë këtyre ditëve për izolimin e flakëve janë angazhuar forca të shumta të ushtrisë, shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor e zonave të Mbrojtura ashtu siç është dashur edhe ndërhyrja nga ajri e avionit rumun por për një ditë edhe të dy avionët maqedonas e helikopterit “Cougar” Terreni i thyer malor si dhe mungesa e rezervave ujore pranë vatrave të zjarrit e ka bërë tejet të vështirë izolimin e flakëve gjatë këtyre ditëve megjithatë nga dita në ditë falë punës së bërë, ngushtimi i vatrave të zjarrit ka ardhur duke u bërë më i vogël në numër Një ditë më parë…
Qarku Korçë Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”. Komisariati i Policisë Maliq, kapi dhe ndaloi shtetasin L. P. 35 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në datën 14. 08.2024, ka dhunuar bashkëshorten e tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu po nga Komisariati i Policisë Maliq u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq. Ky…
Më shumë se 70 notarë dhe ish notarë kanë garuar mëngjesin e të shtunës në ujërat e liqenit të Ohrit në maratonën “Agron Ruvina” në Pogradec. Në këtë maratonë me një distancë prej 500 metra kanë notuar notarë nga mosha 14-25 vjeç për kategorinë e notarëve profesionistë ndërkohë që gara më emocionuese ka qënë ajo e veteranëve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë notuar me ish notarin rekordmen pogradecar. Andi Kongli dhe Enkelejda Tupa janë dy fituesit e kategorisë për veteranë të cilët shprehen se për të rikthyer në nivele të larta noton në Shqipëri kërkohet vëmendje dhe…

