Author: Kolibri 4
Liqeni i Pogradecit duket se është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për shumë pushues nga e gjithë Shqipëria. Plazhet Pogradecit janë mbushur plot me pushues, të cilët këtë vit kanë preferuar qetësinë dhe freskinë. Fshati Lin është një nga vendet që çdo vit ka tërhequr turistë të huaj dhe vendas, për bukuritë e tij natyrore. Edhe këtë vit plazhi pranë Linit duket se është i preferuar për shumë njerëz. Disa foto të shkrepura nga LSA tregojnë pushuesit që kanë mbushur liqenin plot duke u larë në liqen dhe duke marrë rrezet e diellit.
Chermen Valiev nuk ia doli të shkonte më shumë se çerekfinalja në Lojërat Olimpike. Mundësi u mposht nga uzbekistanasi, Jamalov Razambel, nëdisiplinën 74 kg. Mundësi rus që përfaqëson Shqipërinë ai doli që të fitonte shumë shpejt 2 pikë, por më pas uzbekistani e ktheu situatën në favorin e tij, duke çuar rezultatin në 3-2. Valiev do të kalonte sërish në avantazh 5-3. Fatkeqësisht nuk ia doli të administronte rezultatin, me kundërshtarin që e ktheu në favorin e tij 6-5. Kjo i shkaktoi edhe eliminimin në çerekfinale të Valiev, duke bërë kështu që Shqipëria të mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike.
Një projekt i cili kur nisi, pakkush do e mendonte seriozitetin që do të merte. Ky ishte projekti i bletarritësve të rinj, një nismë e iniciuar nga këshilli i qarkut Korçë që me pas gjeti mbështetje nga aktorë të tjerë Sot në prezencë të ministres së bujqësisë Anila Denaj, ambasadorit turk në Shqipëri dhe drejtuesve të bashkisë e prefekturës, ishte vet kryetari i këshillit të qarkut ai i cili tregohemi për rëndësinë e këtij projekti Ky ishte fjalimi i tij Fjalimi për eventin përmbyllës të projektit I nderuar Ambasador i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Tayyar Kağan Atay, E…
Anila Hoxha ka treguar ditën e sotme rrëfimin e një ish punonjëse të shtëpinë së të moshuarëve në Tiranë. Ndër të tjera, zonja ndalej te trajtimi që i bëhet pleqve, teksa ajo zbulonte fotografi që kishin mbetur në telefonin e saj. Një trajtim ç’njerëzor për ata që kanë zgjedhur të kalojnë ditët e fundit të jetës së tyre nëpër këto shtëpi, kryesisht investim privat. Edhe pse shteti padyshim duhet të ndërhyjë, ish punonjësja rrëfente se infermierët aty janë të palicencuar. Siç shihet edhe në fotografi, në një kohë kur dikush duhej t’i rrinte mbi kokë për t’u kujdesur, e moshuara…
Denaj takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me fermerët e zonës së Maliqit. Gjatë takimit, Denaj vuri theksin tek rëndësia e rritjes së cilësisë së produkteve përmes bashkimit të fermerëve. Në çelje të fjalës së saj, Denaj u shpreh se mbështet çdo zë protestues, ndërsa shton se komunikimi dhe bashkëveprimi me fermrët mbetet kryefjalë e punës së saj. “Përgjatë gjithë vitit ne kemi pasur disa nga çështjet ku emëruesi i përbashkët si në raport me blegtorët në urën e Kardhiqit, me bletarët, etj është formalizimi i ekonomisë bujqësore dhe mbi të gjitha bashkimi i operatorëve.…
Aksident me dy të lënduar në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zvirinë Në aksident janë përfshirë dy mjete, një fugon mallrash e një mjet tip “Opel”, e përplasja e fortë, mjeti “Opel” ka dalë nga rruga duke u përmbysur jashtë saj Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të lënduar janë dy persona, te cilët janë dërguar për ndihmë mjekesore në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkakun e këtij aksidenti që është i dyti ditën ditë e sotme, në aksin nacional Korçë – Pogradec, aksidente që…
Fermerët e fushës së Maliqit i kanë kërkuar ministres së bujqësisë Anila Denaj rritjen e referencës doganore për prodhimet bujqësore që hyjnë nga vendet e rajonit ashtu siç i kanë kërkuar heqjen e TVSH për inputet bujqësore si dhe shitjen e prodhimit vendas. Efekte kur ankohen Nga ana tjetër Ministrja Denaj u ka kërkuar fermerëve të formalizohen dhe të bashkojnë prodhimin e tyre si një prodhim i vetëm për të qenë konkurrues në treg. Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka bërë me dije se në fund të këtij takimi fermerët kanë marrë një përgjigje nga ministrja e linjës lidhur…
Një 40-vjeçar grek është arrestuar sot në Spartë, me akuzën se ka përdhunuar në mënyrë sistematike vajzën e tij 9-vjeçare. Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare. Vogëlushja, sipas informacioneve të televizionit publik ERT, i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimin në polici. Organet e Rendit Policia janë vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur…
Ambasadori i Tuqisë nga Korça komenton telefonatën e Ramës me Erdogan dhe “organizatën” FETO Ka patur dje një telefonatë midis liderit tonë Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Ju e dini që ata kanë një miqësi dhe dialog të vazhdueshëm mes tyre, ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike ka qenë në kuadër të bisedimeve të tyre të vazhdueshme. Kanë biseduar për fusha të shumta, është folur edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Siç është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme për pastrimin e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit dhe fesë, dhe kjo është prekur edhe…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në fshatin Dunicë, pasi dyshohet se ka dhunuar babanë e tij. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 41 vjeç, banues në Elbasan. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në Devoll, pasi gjatë kontrollit të kryer ne fermën e tij,…

