Author: Kolibri 4

Vendbanimi i Linit më i vjetër, arkeologët drejt planimetrisë së parë shkencore të banesës në ujë Janë mbyllur gërmimet e fazës së parë të vendbanimit palafit të Linit ndërkohë që grupi i arkeologëve tashmë janë në fazën e dytë të gërmimeve ujore. Sipas profesorit të arkeologjisë Adrian Anastasi në qoftë se një vit më parë u tha se ky vendbanim është më i vjetri në Europë dhe u përcaktua si 7500 vite nga ditët e sotme, këtë vit është shtyrë më tepër me disa shekuj më parë, deri në 8100 vjeçar nga dita e sotme. ” Vjeshta e dimri na…

Read More

Në sezonin kur fermerët e fushës së Korçës  mbledhin një pjesë të konsiderueshme të prodhimeve të tyre rikthehet edhe shqetësimi i përhershëm i gjetjes së tregut dhe çmimit të shitjes. Ajo qo ndodh në tregun shqiptar është se nga fermeri deri tek konsumatori prodhimet vendase të paktën dyfishohen në çmim gjatë sezonit ndërsa jashtë sezonit edhe katërfishohen. Xhezmi Malollari nga fshati Drithas këtë vit ka zgjedhur të prodhojë kulturën e qepës.  Për fermerin çmimi aktual prej 30 lekë/kg me të cilin po grumbullohet qepa është vetëm kosto e prodhimit dhe në rastin më të mirë ai do të fitojë 5 lekë për…

Read More

“Në shtetin fqinj të Greqisë me mijëra bagëti janë të ngordhura për të shkak të murtajës së rënë së fundmi, e per këtë është vet ministria e bujqesise në Shqipëri ajo e cila ka ndaluar importin e krerëve të imta nga shteti grek, rumun e turk, vende këto ku ky lloj infeksioni është aktiv”. Grupe pune janë ngritur edhe në juglindje për kontroll të imtësishëm, për shkak të frikës të kontrabandës nga kufiri i gjelbër të bagëtive, për shkak edhe të afërsisë me Greqinë Sipas përgjegjësit të sektorit veterinar në Korçë Demirali Latollari, vendi ynë është ende “i pastër” nga…

Read More

Elena Demce është e reja që sot njihet si trajnuese shumë e aftë online por jeta e saj nuk ka qenë shumë e thjeshtë. Për disa vite Elena jetoi në Kanada aty për shumë arsye ra në depresion aq sa mendoi dhe vdekjen. Zgjidhja e vetme e saj ishte të kthehej në Shqipëri dhe niste çdo gjë nga 0 e mesa duket trajnimet online e bënë atë një trajnere të aftë ku sot inkurajon me qindra të rinj të tjerë. Për Kolibri.al ajo tregon se nuk ka turp te tregoje te shkuarën e saj dhe inkurajojë të tjerët të gjejnë…

Read More

Një ngjarje e pa precedent është shënuar ditët e fundit në Pogradec. Përmendorja e ngritur për të kujtuar dhe nderuar trimat e Gorës dhe Mokrës pranë Gurit të Kamjes është thyer në mënyrë barbare. Ngjarja është denoncuar edhe nga Shoqata Kulturore Niça, e cila ka postuar pllakën e thyer të përmendores në të cilën shkruheshin pak rreshta për atë se çfarë ka ndodhur në Korrik të 1912 në këtë zonë, ku Kajo Babjeni me trima të tjerë nga Gora dhe Mokra ngritën flamurin kombëtar në Gurin e Kamjes duke shpallur mëvetësinë e zonës. Burime për kolibri.al bëjnë me dije se…

Read More

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, me Deliorgjin që kishte lidhje me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t’i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër të tjera Packouz flet edhe per biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident në qarkun…

Read More

Miqësorja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk është zhvilluar në kushte normale. Ndeshja që startoi në orën 19:00, u ndërpre për disa çaste për shkak se mes lojtarëve të dy ekipeve pati tensione. Protagonistë ishin Nikaj i Skënderbeut dhe Lorenc Trashi që aktivizohet me Flamurtarin. Të dy këta lojtarë u ndëshkuan nga gjyqtari Enea Jorgji me kartonë të kuq, por nuk u ndal me kaq. Raportohet se mbrojtësi i majtë goditi me top një fëmijë, ç’ka solli irritimin e madh. Trashi u ndesh me ofendime dhe shishe të hedhura nga tifozët korçarë. Këto e shoqëruan ish-mbrojtësin e Kombëtares deri në momentin…

Read More

Një aeroplan pasagjerësh me 62 persona është rrëzuar në periferi të São Paulo, sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit, raporton CNN Brasil. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka thënë se “duket” të gjithë pasagjerët mund të kenë vdekur në aksident. “Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur,” tha ai në një video të shpërndarë në X. Sipas të dhënave në…

Read More

Skënderbeu ka ndarë përfundimisht rrugët me Randy Dwumfour. Lojtari që prej kohësh mungon te korçarët duket se ka vendosur të mos kthehet më në skuadër, pasi do të ndryshojë ambient. Pas shumë tentativave dhe pritjeve të gjata, klubi juglindor duket se është lodhur dhe po mendon t’i hapë rrugën transferimit të tij qoftë edhe me një përfitim minimal. Mesfushori pritet të transferohet në Arabi teksa pritet zyrtarizimi te klubi i ri. 23-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ivan Gvozdenovic.

Read More