Author: Kolibri 4
Në juglindje të Shqipërisë, aty ku malet ulen butësisht drejt luginave të Vjosës, ndodhet Leskoviku – një krahinë e vogël e cila po shfaqet gjithnjë e më shumë si një destinacion unik për verën dhe turizmin natyror. Dikur i njohur vetëm për bujqësinë dhe blegtorinë, sot ky qytet malor po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si portali italian gamberorosso.it, për potencialin e tij të jashtëzakonshëm në prodhimin e verërave cilësore. Në qendër të kësaj rilindjeje qëndron kantina “Max Mavrud” e familjes Fejzulla, e themeluar me qëllimin për të ringjallur traditën e hershme të verës në këtë zonë. Me vreshta që…
Një mbrëmje magjike ka përmbyllur edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “LULU FEST”, me natën e tretë që u zhvillua në ambientet e Galerisë së Arteve Digjitale në Korçë. Koncerti gala solli në skenë energjinë, pasionin dhe harmoninë e bandave pjesëmarrëse, të ardhura nga vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nën tingujt e frymorëve, qyteti i Korçës u mbush me ritëm, emocion dhe krenari për trashëgiminë kulturore që e bashkon me muzikën. Përmes këtij festivali, Korça dëshmoi sërish rolin e saj si qendër e rëndësishme kulturore dhe artistike, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për publikun…
Një tjetër pasuri i shtohet fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Një nga ikonat më të rralla të fondit muzeal, “Shën Kolli me skena në miniaturë”, është restauruar me sukses, duke iu kthyer shkëlqimi dhe vlera artistike që kishte humbur ndër vite. Kjo ikonë është pikturuar në dekadat e fundit të shekullit të XVI, dhe i atribuohet mjeshtrit Jorgo Klonxa, një nga emrat më të rëndësishëm të artit ikonografik të periudhës pas-onufriane. Në qendër të ikonës paraqitet Shën Kolli (figura kryesore, mjaft e dëmtuar ndër vite), i rrethuar nga 40 skena në miniaturë, të cilat tregojnë episode…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka kryer disa arrestime dhe procedime penale në kuadër të kontrolleve të përditshme për rendin dhe sigurinë publike. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, pas hetimeve për aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin “Korçë-Pogradec”, u arrestua E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan në Prokurori materialet për fillimin e procedimit penal…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka kryer disa arrestime dhe procedime penale në kuadër të kontrolleve të përditshme për rendin dhe sigurinë publike. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, pas hetimeve për aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin “Korçë-Pogradec”, u arrestua E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan në Prokurori materialet për fillimin e procedimit penal…
Faza e parë e kampionatit të volejbollit për femra në Superligë ka përfunduar, dhe në krye të renditjes qëndron Pogradeci, skuadra surprizë dhe më e konsoliduara e këtij sezoni. Me 7 fitore në po aq ndeshje të luajtura, vajzat pogradecare mbyllin fazën pa asnjë humbje, duke grumbulluar 19 pikë dhe duke treguar forcë, stabilitet dhe lojë kolektive. Në vendin e dytë pozicionohet Dinamo me 18 pikë, duke ndjekur nga afër kreun dhe duke treguar se mbetet një prej pretendenteve kryesore për titullin kampion. Tirana renditet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Skënderbeu, që po zhvillon një sezon mjaft…
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, në disa akse rrugore është shënuar prezencë uji dhe rënie inertesh. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Strukturat e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar dhe për të parandaluar ngjarjet rrugore. Ndërkohë, po vijon bashkëpunimi me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, janë regjistruar rënie inertesh në rrugë.
Prej tre javësh, 20 udhërrëfyes turistikë lokalë për Qarkun e Korçës janë angazhuar në ekspedita në terren, duke eksploruar disa nga destinacionet më tërheqëse natyrore dhe kulturore të rajonit. Ekspeditat përfshijnë vizita në Bazilikën e Linit, Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, Urën e Golikut, si dhe në fshatrat turistikë Voskopoja, Sinicë e të tjera zona me potencial të lartë turistik. Po ashtu, udhërrëfyesit kanë zhvilluar praktika në Shpellën e Trenit dhe Rezervatin Natyror të Cangonjit, duke njohur nga afër pasuritë e biodiversitetit dhe trashëgimisë lokale. Ky program i përgatitjes së guidave lokale, që po zhvillohet nga Këshilli i Qarkut…
Nga Niko Peleshi Evolucioni i vrullshëm i Inteligjencës Artificiale shpesh perceptohet si një revolucion thjesht teknik. Por nën kodet dhe algoritmet fshihet një betejë më e thellë idesh — një riinskenim modern i debatit themelor mes racionalizmit dhe empirizmit, që ka formësuar mendimin perëndimor prej mijëvjeçarësh. Dy mendje shqiptare po shfaqen sot si bartës të këtyre paradigmave të kundërta. Pas punës inovatore të Mira Muratit me modelet e mëdha gjuhësore LLL (Large Language Models) te OpenAI, Donald Leka po ngjit skenën globale me një qasje rrënjësisht tjetër, që ai e quan Inteligjencë Parashikuese (Anticipatory Intelligence). Biseda me Donaldin më çoi…
Pas një fundjave me luhatje të temperaturave, dita e hënë vjen me një mot tipik vjeshte në qarkun e Korçës. Mëngjesi ka nisur me reshje të lehta shiu dhe një freski të ndjeshme, ndërsa orët në vijim do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike. Në Korçë dhe Maliq, orët e para të ditës do të shoqërohen me shi të imët dhe re të ulëta, por pas mesditës qielli do të hapet pjesërisht, duke i lënë vend rrezeve të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 13°C në mëngjes, deri në 16°C gjatë orëve të drekës. Në Pogradec dhe përgjatë liqenit, moti…

