Author: Kolibri 4
Vazhdojnë investimet që i japin zhvillim dhe bukuri një prej fshatrave më të veçantë të Korçës. Në kuadër të bashkëpunimit mes Bashkisë Korçë dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), po vijon projekti për shtrimin me kalldrëm të rrugëve në lagjet “Saraq”, “Dukas” dhe “Grekas” të fshatit Vithkuq. Punimet përfshijnë shtrimin e 1,410 m² rrugë me kalldrëm, duke i dhënë një frymë të re infrastrukturës dhe një pamje që ruan karakterin tradicional të zonës. Ky investim është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës së banorëve dhe zhvillimit të potencialit turistik të Vithkuqit, një fshat me vlera të…
Qarku i Korçës zgjohet këtë të enjte nën një mot tipik vjeshte, me kthjellime të pakta dhe prani të reshjeve afatshkurtra shiu në disa zona malore. Temperaturat mbeten të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të ketë një rritje të lehtë. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me intensitet mesatar, duke sjellë freski dhe ajër të pastër në të gjithë rajonin. Korçë: Qyteti do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh, me reshje të lehta në orët e pasdites. Temperaturat do të luhaten nga 7°C në mëngjes deri në 16°C në mesditë. Pogradec: Liqeni mbetet nën ndikimin e një…
Skuadra e Skënderbeut ka pësuar humbjen e parë të sezonit, pasi është mundur me rezultatin 3-2 nga Kastrioti në transfertë. Një përballje e fortë dhe e luftuar deri në fund, ku korçarët nuk arritën të ruajnë serinë pozitive të rezultateve. Kastrioti shfrytëzoi më mirë rastet e tij dhe mori tri pikë të rëndësishme përpara tifozëve të vet, ndërsa Skënderbeu do të kërkojë menjëherë rikthimin te fitorja në ndeshjen e radhës.
Pas dorëheqjes së trajnerit Erindi Maneshi nga pankina e Devollit, situata në klubin kuqeblu është bërë edhe më e ndërlikuar. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, ka kontaktuar trajnerin pogradecar Ardian Abazaj, me qëllim që t’i besojë drejtimin e ekipit. Megjithatë, deri në këto momente, Abazaj nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare. Në katër javët e para të kampionatit, Devolli ka regjistruar tre humbje dhe vetëm një fitore, duke u gjendur në një situatë tejet të vështirë. Presioni mbi drejtuesit është shtuar, ndërsa ndeshja e radhës në transfertë ndaj Bylis “B”, skuadër që…
Çështja e pezullimit të volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, pas kërkesës për “testin e gjinisë”, ka tronditur botën sportive shqiptare dhe ka ngjallur reagime të forta. Në mbështetje të saj kanë dalë shoqet e ekipit të Dinamos, me në krye kapitenen Elena Bego, e cila ka ndarë një mesazh publik në rrjete sociale, të pasuar më pas nga të gjitha volejbollistet blu. “Ka qenë një turp i madh në lidhje me këtë situatë dhe me mënyrën si është trajtuar Nayara. Kemi qenë në çdo moment me shoqen tonë, një vajzë shumë e fortë që po përballet me padrejtësi,” shkruhet në reagimin…
Drejtori i Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, Dorian Latifllari, ka reaguar pas debatit të krijuar në lidhje me një lojtare të ekipit të Dinamos, duke theksuar se çështja është “plotësisht sportive” dhe jo mediatike. “Ne kemi kërkuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit një analizë specifike për lojtaren në fjalë, për të vërtetuar nëse ajo është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori,” u shpreh Latifllari, duke shtuar se çdo ekip ka të drejtë të ngrejë dyshime kur dyshon për avantazhe të padrejta. Sipas tij, mënyra si është trajtuar kjo çështje në media “ka hedhur baltë padrejtësisht mbi ekipin e Pogradecit”,…
Në shtëpinë muze të piktorit Vangjush Mio u çel edicioni i 15-të i Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Figurativ “Ditët e Mios”, një ngjarje që kthen çdo vit Korçën në qendër të krijimtarisë artistike dhe bashkimit kulturor. Mbi 40 piktorë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtë vit edhe artistë nga Ballkani Perëndimor, do të sjellin në telajo peizazhet e qytetit dhe fshatrave përreth, duke përjetësuar magjinë e këtij rajoni. Drejtoresha e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Belliu, dhe kuratorët Fatos Bylykbashi e Mikel Temo theksuan rëndësinë e kolonisë si një homazh për mjeshtrin e madh Vangjush Mio dhe…
“Sporti është garë, por mbi të gjitha është respekt.” Kështu e nis reagimin e tij publik Administratori i Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, Dorian Latifllari, i cili i drejtohet me tone të përmbajtura por të qarta trajnerit të Dinamos, Orlando Koja, pas disa deklaratave të këtij të fundit në media që kanë ngjallur reagime në radhët e sportdashësve pogradecarë. Latifllari thotë se ka pasur “pritshmëri të mëdha” ndaj trajnerit, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe për trashëgiminë familjare që ai mbart. “Respekti im për ju vinte jo vetëm nga puna si trajner, por edhe nga mbiemri që mbani — një…
Aksi rrugor nacional Korçë – Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm, ku më e dendur ka qenë në afërsi të fshatrave Libonik, Vlocisht, Bulgarec, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit. Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar. Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës dhe në rrugën e re Qukes – Qafë Pllocë ku edhe aty ka prezencë të…
Një ndër itinerarët më të veçantë që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga dashamirët e ecjes dhe historisë është “Udha e Shkronjave”, një shteg që lidh Vithkuqin me Voskopojën – dy fshatra simbol të traditës arsimdashëse dhe shpirtërore të Korçës. Ky itinerar malor, përveçse ofron pamje mahnitëse dhe ajër të pastër alpin, mban në vetvete rrëfime të çmuara për historinë dhe kulturën shqiptare. “Udha e Shkronjave” është më shumë sesa një shteg natyror – është një udhëtim nëpër kohë, nëpër rrënjët e qytetërimit dhe dijes që nisi nga këto vende. Ecja në këtë rrugë është një përvojë që…

