Author: Kolibri 4

Me unanimitet të plotë, Bashkia Pogradec dhe Këshilli Bashkiak kanë vendosur sot të miratojnë një fond solidariteti për të ndihmuar vogëlushen Daima Fezollari, mbesën e fotografit të njohur pogradecar Ardian Fezollari, e cila ka nevojë për një operacion urgjent në zemër. Ky është një vendim që tejkalon kufijtë institucionalë, duke bashkuar të gjithë qytetin në një kauzë njerëzore që synon të shpëtojë një jetë të vogël që sapo ka nisur të rrahë. Në njoftimin zyrtar, theksohet se ky akt solidariteti është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ardit, i cili përmes fotografisë ka dokumentuar çdo ngjyrë e emocion…

Read More

“Përtej Horizontit” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Korçës, “Andon Zako Çajupi” me premierën e një vepre të madhe të anatomisë së shpirtit njerëzor, një nga aktet krijuese nga më të ndjera dhe introspektive të dramaturgut amerikan Eugene O’Neill, nën regjinë e Silvio Goskovës. Shfaqja do të jepet tri netë me rradhë, mbrëmjen e sotme, në 1 dhe 2 nëntor, duke sjellë për publikun një reflektim të thellë mbi ëndrrat, dashurinë, fatin dhe kufijtë e zgjedhjeve njerëzore. Në qendër të interpretimit, spikat aktorja Dasara Xhangolli, e cila mban rolin e Izabelës, një figurë e ndërtuar me finesë, që…

Read More

Për të gjashtë bashkitë e qarkut Korçë: Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec, pritet e njëjta tendencë meteorologjike me luhatje gradualisht ngrohjeje gjatë ditës. Dita nis me mot të ftohtë dhe kryesisht vranësira: temperaturat në mëngjes rreth 4–6 °C. Gjatë paradites klima nis të “qetësohet” pak nga pak, me rritje të temperaturës deri në 12–16 °C në kohën e mesditës. Vranësirat mbeten dominuese përgjatë gjithë ditës, pa shenja të qarta të diellit. Orët e para të mëngjesit (01:00–07:00) do të jenë me mot kryesisht të mbyllur, temperatura prej rreth 3-6 °C. Rreth orës 08:00–10:00 vihen re ngritje graduale: nga…

Read More

Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Fatjon Hoxhalli, ka deklaruar se institucioni publik po hyn në një fazë të re transformimi në bashkëpunim të ngushtë me Unionin Europian të Transmetuesve (EBU). “Në këtë rrugëtim transformues me EBU-në, ku RTSH bën pjesë si anëtare, po punojmë për një model të ri strategjik që do të shoqërohet me një plan veprimi të strukturuar dhe të mbështetur në ekspertizën më të mirë ndërkombëtare,” u shpreh Hoxhalli, duke shtuar se misioni i parë i ekspertëve të EBU-së pritet të mbërrijë në Tiranë brenda muajit nëntor. Një nga elementët kryesorë të reformës…

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 37-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Cross Border”, i zhvilluar katër ditë më parë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Shtetasi D. M., 37 vjeç, u arrestua pas një pune hetimore disa javore, me metoda proaktive, për goditjen e rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike drejt shtetit grek. Më datë 29 tetor 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet kanë zbuluar se D. M.…

Read More

Një mjet ka përplasur një motoçikletë në afërsi të një karburanti, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motoçikletës i cili ka gjetur vdekur gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Korçës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Ky aks rrugor është një nga akset me njollat të larta aksidentesh, edhe për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

Read More

Kuvendi ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit Niko Peleshi. 79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 vota pro dhe nuk kishte asnjë abstenim. 36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës. Niko Peleshi tha në fjalën e tij para votimit se shkaku që sot ndodhen në këtë pikë nuk është shkelja e rregullores dhe as ai vetë, por fryma e përçarjes që mbjell opozita. Peleshi hodhi poshtë akuzat e opozitës se favorizon mazhorancën, duke thënë se opozita ka pasur 60%…

Read More

Në Korçë ka startuar edicioni i 14-të i kampionatit ndërkombëtar të fluturimeve “Korça Open Air”, një ngjarje sportive që ka sjellë në qytet mbi 50 pilotë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të Europës. Këtë vit, aktiviteti zhvillohet nën emrin e Trofeut “EXTRA SKËNDERBE”, me synimin për të promovuar sportet ajrore, turizmin malor dhe bukuritë natyrore të zonës përmes fluturimeve të lira, me paramotorë dhe demonstrimeve nga toka. Drejtori i Përgjithshëm i “Korça Open Air”, Alket Islami, theksoi se Korça është tashmë një pikë referimi për sportet ajrore në rajon: “Ky aktivitet është një ndër më të rëndësishmit në…

Read More

Ditën e sotme do të zhvillohen dy seanca parlamentare. Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 ku do të diskutohet “Projektvendimi për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Niko Peleshi”. Seanca e dytë do të nisë në orën 11:30 ku do të raportojnë një sërë institucionesh si KLP, AMA, RTSH, Instituti i Statistikave, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024. Më tej do të shqyrtohen një sërë projektligjesh./ CNA

Read More

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula në një dalje televizive ka folur për kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Sula tha se kjo kërkesë nuk bën sens. Peleshi u cilësua nga Sula, si një njeri serioz që është model për politikanët. Sula u shpreh se kërkesa nuk ka një indicie kryesore. “Në thelb nuk bën sens se nuk ka mbushur dy muaj si kryetar Kuvendi dhe unë për sa kohë që jam në politikë por edhe gjatë periudhës që kam qenë aty, bëhet fjalë për një njeri serioz dhe të qetë, një njeri që është model për politikanët. Mendoj…

Read More