Author: Kolibri 4
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Devollit, pasi akuzohen se kanë marrë me forcë nga banesa një 32-vjeçar, e kanë dërguar në një biznes privat dhe e kanë dhunuar fizikisht. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 27 tetor, ndërsa viktima, shtetasi I. T., ndodhej në masë sigurimi “arrest në shtëpi” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në pranga ranë shtetasit A. N., 42 vjeç, T. Ç., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeç, të tre banues në Devoll, të cilët akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera…
Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” u shfaq dje premiera e dramës “Përtej Horizontit” të Eugene O’Neill, një nga veprat më të ndjera të dramaturgjisë botërore, e sjellë me mjeshtëri nga regjisori Silvio Goskova. Vepra ngjalli emocione të forta tek publiku, duke reflektuar mbi ëndrrat, dashurinë, fatin dhe kufijtë e zgjedhjeve njerëzore. Regjisori Goskova u shpreh se kjo dramë është një udhëtim i brendshëm që prek çdo njeri, sepse flet për atë që humbasim teksa ndjekim ëndrrat tona. “Është një thirrje për të parë përtej vetes, përtej horizontit të zakonshëm” u shpreh Goskova. Emocionet pas shfaqjes kanë ndarë edhe…
Evidentohen 6 raste të shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, për aktivitete ekonomike (vendparkime/lavazh për mjete) të paregjistruara. Vihen në hetim 6 autorët e paligjshmërive. Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe shfrytëzimit të hapësirave publike, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Pogradec konstatuan 6 raste të tilla. Në vijim të veprimeve procedurale për rastet, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për të 6 këta shtetas. Nga verifikimet rezultoi se ata i shfrytëzonin 6 hapësirat, në 4 raste publike dhe…
Qarku i Korçës zgjohet këtë të shtunë nën rrezet e diellit të butë të nëntorit, duke sjellë një fundjavë të qetë e të ngrohtë për stinën. Temperatura në mëngjes do të luhatet rreth 11–12°C, ndërsa gjatë mesditës pritet të arrijë deri në 17–18°C, duke krijuar kushte të këndshme për lëvizje dhe aktivitete në natyrë. Në Korçë dhe Maliq, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta që herë pas here do të përfshijnë horizontin, pa sjellë reshje. Pogradeci, nën pasqyrimin e qetë të liqenit, do të shijojë një ditë të kthjellët me temperatura pak më të…
Pogradeci e nis me fitore Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra, duke mundur Korabin me rezultatin 3-0. Setet: 25-16, 25-10, 25-13 Vajzat liqenore treguan superioritet gjatë gjithë ndeshjes, duke kontrolluar lojën dhe duke marrë një fitore të merituar në startin e këtij kompeticioni. Në ndeshjen e radhës, Pogradeci do të përballet me Skënderbeun.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Fatos Nanos ka tronditur botën politike shqiptare. Reagimet kanë qenë të shumta, ndër të cilat edhe ai i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili me një status prekës në rrjete sociale i dha lamtumirën ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste. “Para pak çastesh u nda nga jeta Fatos Nano, politikani që dominoi një epokë të tërë të jetës politike shqiptare, themeluesi dhe drejtuesi vizionar i Partisë Socialiste deri në vitin 2005”, shkruan Peleshi, duke nënvizuar rolin e tij si arkitekt i së majtës moderne. Në kujtimin e tij personal, Peleshi tregon…
Ish-kryeministri, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore. Ish-kryeministri prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit. Kujtojmë se dy vite më parë, ish-kreu i Partisë Socialiste u përball me probleme shëndetësore si pasojë e probleme të frymëmarrjes. Ai iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama…
Policia e qarkut Korçë ka bërë me dije një sërë rastesh të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, që kanë përfshirë aksidente, raste të vetëgjyqësisë dhe procedime për lëndë narkotike. Në vijim të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, ku humbi jetën një 66-vjeçar, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi përplasjen, shtetasi S. M., 38 vjeç, nga Tropoja, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në një tjetër rast, u proceduan penalisht dy të rinj nga Korça, E. H., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, ku një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi T. Xh. i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.
Për të dytin vit radhazi organizohet në aerodromin e Lumalasit në Korçë, kampionati i fluturimeve të lira “Korça Open Air”, ku kanë marrë pjesë pilotët më të njohur shqiptarë por e të ardhur nga vende të ndryshme të Europës. Për presidentin e federatës së aeronautikës Alket Islami, Lumalasi ofron kushte të përshtatshme për fluturime të këtij lloji madje me përfundimin e terminalit të aeroportit krijohen kushte fluturimi për pilotë që vijnë nga vende të huaja. “Lumalasi është qershia mbi tortë në Korçë për sportet e ajrit, këtë vit dhe vjet por vjet nuk kishte mbaruar infrastruktura, është test për 2029…

