Author: Kolibri 4
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti. Në qendër të këtij takimi ishin diskutimet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e eksperiencave në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. Gjatë bisedës, u ndanë ide dhe qëllime të përbashkëta për projekte konkrete në arsim, teknologji, agrobiznes dhe turizëm – sektorë që përbëjnë prioritet në strategjinë zhvillimore të Bashkisë Korçë. Kryetari i bashkisë theksoi rëndësinë e mbështetjes së gjeneratës së re, përmes programeve që nxisin formimin profesional dhe krijojnë mundësi të reja punësimi. Vizita…
Maliqi vishet me art! Nga data 6 deri më 9 nëntor 2025, Bashkia Maliq, nëpërmjet Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Arteve, organizon edicionin e pestë të kolonisë së piktorëve “Vjeshtë në Maliq”, një aktivitet tashmë tradicional që ka si qëllim të promovojë artin, natyrën dhe turizmin vendas. Gjatë katër ditëve, piktorë nga e gjithë Shqipëria do të përjetësojnë në telajo pamjet më frymëzuese të zonës — Pyllin e Fazanëve, Luginën e Lumit Devoll dhe peizazhet karakteristike të bashkisë Maliq, të veshura me ngjyrat e arta të vjeshtës. Kulmi i aktivitetit do të shënohet më 9 nëntor, ora 14:00, me…
Qarku i Korçës zgjohet këtë të martë nën një qiell të mbuluar me re dhe me reshje shiu që do të shoqërojnë pjesën më të madhe të ditës. Pas fundjavës me kthjellime të herëpashershme, moti kthehet në tiparet e vjeshtës së vërtetë, me temperatura të freskëta dhe ajër të lagësht. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë të lehta në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë mesditës do të ketë periudha të shkurtra pa shi, por me prani të dendur vranësirash. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet rikthim i reshjeve të herëpashershme, ndërsa temperaturat do të bien gradualisht. Në…
Maliqi është mundur në transfertë nga Oriku me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku polemikat për vendimet arbitrale nuk munguan. Të dy golat e ekipit vendas janë konsideruar të diskutueshëm: i pari për pozicion të dyshimtë jashtë loje, ndërsa i dyti pas një ndërhyrjeje të dyshimtë mbi portierin e Maliqit. Pavarësisht kësaj humbjeje, skuadra vazhdon të tregojë karakter dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja në sfidën e radhës në shtëpi, ndaj Ballshit “B”.
Në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua sot një takim ku morën pjesë rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, përfaqësuesi i AADF-së Enrik Keco, kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë Petrika Tollkuçi dhe kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo. Gjatë takimit u bë e ditur se, në kuadër të bashkëpunimit me fondacionin Albanian-American Development Foundation (AADF), Universiteti Wageningen & Research do të zbatojë për herë të parë në Shqipëri modelimin e sektorit të bujqësisë, një projekt i cili nis nga Korça dhe pritet të ketë ndikim kombëtar. Universiteti i Korçës njofton se…
Një zbulim i pazakontë është bërë në Shpellën e Kopiles në Leskovik, aty ku disa muaj më parë një grup studiuesish çekë kishin identifikuar një liqen termik në brendësi të saj. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një ekspedite të zhvilluar nga disa qytetarë shqiptarë, janë konstatuar fragmente kockore që dyshohet se janë njerëzore. Zbulimi është bërë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një thellësi mbi 100 metra. Menjëherë pas njoftimit, Policia e Korçës ka ngritur grupin hetimor dhe ka siguruar vendin e ngjarjes. Aktualisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, po kryhen veprimet hetimore për të…
Në ambientet e Këshillit të Qarkut Korçë ka nisur edicioni i parë i konkursit “Gjuha Ime”, një aktivitet i veçantë që zhvillohet në kuadër të muajit të alfabetit shqip. Për disa ditë me radhë, mbi 60 nxënës të shkollave 9-vjeçare nga i gjithë qarku do të testojnë njohuritë e tyre gjuhësore dhe kulturore, duke shprehur kreativitetin, pasionin dhe dashurinë për gjuhën amtare. Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, vuri në dukje rëndësinë e këtij konkursi për edukimin e brezave të rinj me vlerat gjuhësore dhe identitare të kombit, si dhe për forcimin e lidhjes me trashëgiminë kulturore shqiptare.…
Këto ditë nisin zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë. Burime pranë Bashkisë bëjnë të ditur se ndërhyrja do të jetë e plotë dhe e thellë, duke rikthyer në standard këtë hapësirë të rëndësishme sportive, e cila prej vitesh ndodhej në gjendje të amortizuar. Rikonstruksioni do të prekë të gjithë ambientet e brendshme të pallatit, me synim përmirësimin e infrastrukturës për sportistët dhe tifozët, ndërsa do të ketë ndërhyrje të konsiderueshme edhe në fasadat e jashtme, duke i dhënë godinës një pamje moderne dhe dinjitoze. Kjo është ndërhyrja më e rëndësishme që nga ndërtimi i…
Qielli i Korçës u kthye sërish në arenë spektakli gjatë fundjavës, teksa edicioni i 14-të i Kampionatit të Fluturimeve të Lira “Korça Open Air 2025” solli mbi qytetin emocionin, adrenalinën dhe bukurinë e sporteve ajrore. Për tre ditë me radhë, Korça u shndërrua në kryeqendrën e aventurës dhe fluturimeve të lira në Shqipëri, duke tërhequr dhjetëra pilotë dhe qindra vizitorë vendas e të huaj. Ky aktivitet tashmë i kthyer në një traditë të dashur për qytetin, promovon jo vetëm sportin e fluturimeve të lira, por edhe potencialin turistik të Korçës dhe të gjithë rajonit juglindor. Këtë vit morën pjesë 40…
Pas një fundjave me diell të përzier me re të lehta, Korça dhe gjithë qarku i saj do të nisin javën me një mot tipik vjeshte. E hëna, 3 nëntor, do të sjellë një qiell të mbuluar nga vranësira të dendura që do të shoqërojnë ditën nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të buta për këtë periudhë të vitit. Gjatë paradites, termometri do të lëkundet mes 10 dhe 14 gradëve Celsius, ndërsa mesdita do të sjellë ngrohje të lehtë, me vlera që do të arrijnë deri në 18 gradë në disa zona të…

