Author: Kolibri 4

Për të shtatin vit me radhë, në Kolonjë është mbajtur “Kolonia e Piktorëve të Vegjël”, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, ku fëmijët e pasionuar pas artit hedhin në telajo peizazhet dhe bukuritë më karakteristike të kësaj zone. Këtë vit, 23 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, nga qytete të ndryshme të qarkut të Korçës, kanë pikturuar në Ersekë, Rehovë, Borovë, Shelegur dhe Leskovik, duke sjellë nëpërmjet ngjyrave magjinë e natyrës dhe trashëgimisë kolonjare. Punimet e tyre do të ekspozohen në qendër të qytetit të Ersekës, në një ekspozitë të hapur për publikun, duke e bërë këtë koloni të vetmen…

Read More

Qarku i Korçës iu bashkua nismës kombëtare “Mbrojtja Civile në Turne 2025”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, me mbështetjen e projektit RESEAL nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP). Në kuadër të stërvitjes ndërinstitucionale “Sizmika 2025”, u zhvillua një ushtrim i gjerë simulimi, ku morën pjesë strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile në nivel qarku dhe vendor. Pjesëmarrës në këtë stërvitje ishin Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Forcat e Armatosura, Autoriteti Rrugor Shqiptar, OSHEE, shërbimi i urgjencës spitalore, si…

Read More

Mëngjesi i kësaj të premteje ka nisur nën mbizotërimin e vranësirave dhe lagështisë së lartë në të gjithë qarkun e Korçës, ndërsa në disa zona janë regjistruar reshje të lehta shiu. Temperaturat e ulëta dhe ajri i freskët kanë bërë që dita të ketë një ndjesi të plotë vjeshte të vonë. Në Bashkinë Korçë, reshjet e dobëta të mëngjesit do të vijojnë për disa orë, për t’u ndërprerë gradualisht gjatë mesditës. Temperatura aktuale është rreth 8°C, ndërsa në orët e mesditës pritet të arrijë deri në 14°C. Në Maliq, moti do të mbetet i lagësht, me reshje të herëpashershme gjatë…

Read More

Bashkia e Maliqit ka marrë 82 kërkesa nga qytetarët për përfitimin nga “Paketa e Maleve”, ndërsa portali për aplikim vijon të jetë i hapur. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu bëri të ditur se bashkia ka propozuar tre zona zhvillimore në territorin malor, të cilat i janë dërguar për shqyrtim Ministrisë së Pushtetit Vendor. Sipas bashkisë, për të përfituar nga paketa qytetarët duhet të kenë në zotërim tokën dhe të aplikojnë në portalin zyrtar. Skema parashikon regjistrim të thjeshtuar të poseduesve jopronarë, dhënien e pronësisë me një çmim simbolik prej 1 euro për ata që prezantojnë plan zhvillimi dhe marrin lejen përkatëse, si…

Read More

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Pogradec do të zhvillojnë një takim konsultues me publikun në kuadër të Programit të Zhvillimit Rajonal të Integruar (IRDP), me financim nga KFW dhe mbështetje të BMZ No.: 201867175. Takimi, i titulluar “Diskutim me Publikun”, do të mbahet të mërkurën, më 19 nëntor 2025, në orën 11:30, pranë ambienteve të Bashkisë Pogradec. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë autoritetet lokale, përfaqësues të grupeve të interesit dhe banorë të zonës. Gjatë takimit do të prezantohet projekt-ideja dhe analiza e komponentëve të projektit të ri, që ka në fokus zhvillimin e shëtitores përgjatë liqenit të…

Read More

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë u prezantua studimi “Jehona Bizantine – Echoes of Byzantium”, një botim që i kushtohet trashëgimisë ortodokse dhe ndikimit bizantin në zonat e Korçës, Voskopojës dhe Vithkuqit. Ky publikim, i realizuar nga autorët Ilir Paragoni, William Taylor dhe Arjan Prifti, sjell një qasje të thelluar mbi historinë, arkitekturën dhe ikonografinë e pasur të kësaj treve, duke ndriçuar elemente të identitetit kulturor që kanë formësuar karakterin shpirtëror të juglindjes shqiptare. Në këtë veprimtari, u theksua rëndësia e studimeve të tilla në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë bizantine, si dhe roli i pazëvendësueshëm…

Read More

E enjtja pritet të sjellë një ditë tipike vjeshte në qarkun e Korçës, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si dhe reshje të lehta e të herëpashershme shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, duke e bërë ndjesinë e ftohtë më të pranishme gjatë mëngjesit dhe orëve të mbrëmjes. Në bashkinë Korçë, moti do të jetë me vranësira kalimtare gjatë paradites, ndërsa në pasdite do të ketë kthjellime të herëpashershme. Temperaturat do të variojnë nga 5°C në mëngjes deri në 14°C në mesditë. Në Maliq, priten reshje të dobëta shiu, veçanërisht në zonat fushore dhe pranë…

Read More

Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre. Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka pasur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si: Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj.. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila…

Read More

Skënderbeu e ka mbyllur rrugën në UEFA Youth League në fazën e gjysmëfinales. Korçarët fituan thellë kundër Inter Escaldes në dy ndeshjet dhe morën një barazim fantastik kundër Aston Vilës në shtëpi, 1-1. Megjithatë anglezët nisën me disa ankesa krejtësisht të pavërteta duke pretenduar se në Shqipëri kishte kore raciste për ta. Pasi nuk e përtypën dot atë rezultat, te Aston Villa përforcuan akoma më shumë ekipin në ndeshjen e dytë, duke marrë edhe disa lojtarë të tjerë nga grupmoshat. Sot Aston Villa U-19 luajti ndeshjen e kthimit ndaj Skënderbeut U-19 dhe fitoi në shifrat e thella 6-0. Në fazën…

Read More

Skuadra U19 e Skënderbeut do të zbresë sot në fushë në orën 14:00, në transfertë ndaj Aston Villës, për ndeshjen e kthimit të “UEFA Youth League”. Bardhekuqtë e rinj kanë përpara një duel prestigjioz, ku mund të shkruajnë një faqe të artë për futbollin shqiptar të moshave. Ekipi është i shoqëruar nga drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin Ardjan Takaj, i cili ka udhëtuar për të qenë pranë skuadrës në këtë sfidë të veçantë dhe për të mbështetur nga afër këtë brez premtues futbollistësh. Pas barazimit 1-1 në Korçë, gjithçka mbetet e hapur dhe emocionet janë maksimale. Kalimi i këtij turi…

Read More