Author: Kolibri 4
Banorët e fshatit Çërravë kanë protestuar ditën e sotme në qendër të fshatit. Shkak është bërë arrestimi i 27 vjeçarit Kevi Muçllari pas një debati që ka patur një ditë më parë me këshilltarin e PD, Engjëll Shyti. Banorët kërkojnë lirimin e 27 vjeçarit pasi sipas tyre brenda ambienteve të këshillit bashkiak është provokuar nga këshilltari i PD. Ditën e djeshme në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit, 20 këshilltarë kanë votuar projektvendimin per dhënien me qera të një sipërfaqe prej 35 hektarë ndërkohë që 35 hektarë të tjera i kanë lënë kullotë për banorët e fshatit Çërravë. Ky vendim…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, gjatë një vizite në qytetin e Korçës, dha lajmin e mirë për ndërtimin e spitalit të ri rajonal, një investim strategjik që pritet të ndryshojë rrënjësisht sistemin shëndetësor në të gjithë qarkun dhe zonën juglindore të vendit. Spitali i ri do të jetë një godinë moderne, me standarde europiane, që do të përfshijë një urgjencë të re, pavione të specializuara dhe pavionin e parë të Hemodinamikës në këtë rajon. Investimi do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për pacientët, duke shmangur udhëtimet drejt Tiranës për trajtime të avancuara. Ministrja Sala theksoi…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke finalizuar disa raste në fushën e narkotikëve dhe sigurisë në punë, si dhe duke hetuar dy ngjarje me humbje jete. Arrestime për narkotikë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua si provë materiale. Po ashtu, u arrestua N. T., 20 vjeç, dhe u referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit nga Forca e…
Moti i kësaj të marte do të paraqitet kryesisht i ndryshueshëm në të gjithë qarkun e Korçës, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh gjatë ditës. Pas një mëngjesi të freskët, orët e mesditës do të sjellin temperatura më të buta dhe periudha me diell, ndërsa mbrëmja pritet të rikthejë ndjesinë e ftohtit. Në qytetin e Korçës, dita do të nisë me 9°C, ndërsa në orët e mesditës pritet të arrijë deri në 14°C. Vranësira të lehta do të ndërthuren me momente me diell, duke krijuar një atmosferë tipike vjeshte. Në Pogradec, përgjatë liqenit, pritet mot më i qëndrueshëm, me temperatura që…
Debatet e forta që ndodhën ditën e sotme në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Pogradecit kanë degraduar në përplasje fizike, duke sjellë edhe ndërhyrjen e forcave të rendit. Gjatë tensioneve, u raportua një konfrontim fizik mes shtetasit Kevi Muçllari dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Ëngjëll Shyti. Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka shoqëruar 27 vjeçaein Muçllari dhe më pas e ka arrestuar në kushtet e flagrancës nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës. Mbrëmjen e sotme dhjetra banorë të fshatit kanë dalë në mbështetje të 27 vjeçarit duke kërkuar lirimin e tij nga qelia.…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me pjesëmarrjen e qytetarëve. Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin Kevin Mucollari, 27 vjeç, banues në Pogradec, i cili akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25, kur Mucollari fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, e më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i këtij këshilli, duke e goditur me grusht. Materialet e rastit i janë…
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka reaguar ndaj miratimit të projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një nismë të imponuar dhe jo si nevojë të vërtetë të shoqërisë shqiptare. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se procesi i konsultimeve publike nuk ka marrë parasysh qëndrimet e komuniteteve fetare, ndërsa ligji është miratuar “për t’iu përshtatur kërkesave të Bashkimit Europian”. “Ne kemi kërkuar që të ruhet vlera e familjes, por asnjë nga vërejtjet tona nuk u mor parasysh. Ata që e votuan thanë se kështu kërkonte BE-ja, pra jo si nevojë reale, por si imponim”, deklaroi…
Në Njësinë Administrative Udënisht ka nisur prej pak kohësh një investim të rëndësishëm për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për ujërat e përdorura, një projekt që pritet të përfundojë brenda 15 muajve nga nisja e punimeve. Punimet u inspektuan personalisht nga Kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli, i cili ndoqi nga afër progresin e punimeve dhe ritmin e realizimit të këtij investimi madhor. Aktualisht janë realizuar mbi 30% e punimeve, që përfshijnë ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe dekantuesve. Ky investim do të sjellë zgjidhje përfundimtare për problemet e ujërave të ndotura në fshatrat Udënisht, Mëmlisht, Piskupat, Lin, Buqezë, Pole, Gur…
Në kuadër të forcimit të shërbimeve të kujdesit parësor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një vizitë inspektuese në Qendrën Shëndetësore të Udënishtit, ku u njoh nga afër me punën, përkushtimin dhe shërbimet që ofrohen për banorët e zonës. Gjatë takimit me stafin mjekësor, ministrja vlerësoi angazhimin e mjekëve dhe infermierëve në ofrimin e kujdesit të përditshëm për komunitetin, duke theksuar rëndësinë e një rrjeti të fortë të kujdesit parësor në çdo cep të vendit. “Synimi ynë është që çdo qytetar, kudo që ndodhet në Shqipëri, të ketë akses të barabartë në shërbime cilësore shëndetësore. Shëndeti…
Qarku i Korçës pritet të përballet me një ditë tipike vjeshte këtë të hënë, më 10 nëntor, ku moti do të shfaqet i paqëndrueshëm në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas do të vijojë me kthjellime të herëpashershme dhe vranësira në pjesën tjetër të ditës. Sipas parashikimeve, reshje të dobëta shiu do të bien në mëngjesin e hershëm, kryesisht në zonat e Korçës, Maliqit dhe Pogradecit, ndërsa pas mesditës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Temperaturat do të luhaten nga 7°C në mëngjes deri në 12°C në mesditë, për t’u ulur sërish në 8°C gjatë mbrëmjes. Në Pogradec,…

