Author: Kolibri 4

Bashkia Korçë ka intensifikuar punën në kuadër të projektit “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete të varfra dhe të pafavorizuara”, një nismë e cila synon të përmirësojë ndjeshëm jetesën e familjeve me më pak mundësi ekonomike në qytet. Sipas bashkisë, aktualisht po kryhen ndërhyrje të shumanshme në banesat e përfshira në projekt, duke përfshirë rikonstruksionin e çative dhe hidroizolimin e tarracave, suvatimin dhe lyerjen e ambienteve të brendshme, si edhe zëvendësimin e dyerve dhe dritareve ku është e nevojshme. Po ashtu, një pjesë e rëndësishme e punimeve lidhet me përmirësimin e nyjeve hidro-sanitare, për të garantuar kushte më të sigurta…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, mirëpriti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Palestinës në Shqipëri, z. Sami Mhanna. Vizita u zhvillua në ambientet e bashkisë dhe u fokusua në forcimin e marrëdhënieve mes dy palëve, si dhe në identifikimin e fushave ku mund të nisin projekte të përbashkëta. Gjatë bisedës, kryebashkiaku Filo dhe ambasadori Mhanna shkëmbyen ide dhe propozime konkrete mbi bashkëpunimin në sektorët e kulturës, edukimit dhe aktiviteteve të tjera me interes të përbashkët. Të dy palët vlerësuan mundësinë për organizimin e iniciativave kulturore, shkëmbime rinore, si dhe programe që nxisin dialogun dhe miqësinë mes…

Read More

E premtja pritet të sjellë një ditë të kthjellët dhe të qetë në gjithë qarkun e Korçës, me diell dominues nga mëngjesi deri në mbrëmje, ndërsa temperaturat do të luhaten mes freskisë së orëve të para dhe rritjes së temperaturave gjatë mesditës. Korçë Qyteti i Korçës zgjohet me mëngjes të ftohtë, rreth 5°C, ndërsa në vijim të ditës dielli rrit gradualisht temperaturat deri në 16–17°C. Pasditja mbetet e kthjellët, por me rënie të shpejtë të vlerave termike drejt mbrëmjes. Pogradec Bregu i liqenit përjeton mot të qetë e me diell. Mëngjesi me 6°C do të pasohet…

Read More

Gjykata e Korçës ka vendosur sot lirimin e Kevi Muçllarit, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit. Seanca u zhvillua paraditen e sotme, ku prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, por gjykata rrëzoi kërkesën dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit. Avokati i tij, Endri Çela, deklaroi pas seancës se ndalimi ishte i pajustifikuar dhe se klienti i tij u mbajt padrejtësisht për tre ditë. Muçllari ishte arrestuar tri ditë më parë nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare Shtikë, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, kanë parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë tre shtetas që mbanin me vete një armë gjahu, me të cilën dyshohet se do të kryenin gjueti në mënyrë të kundërligjshme. Arma e gjahut u sekuestroi në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë thekson se kontrollet në zonat malore do të vijojnë me intensitet për të…

Read More

Në qytetin e Korçës kanë nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”, një investim i rëndësishëm që do të sjellë një transformim të plotë të kësaj hapësire sportive, simbol i traditës së Klubit Shumësportësh “Skënderbeu”. Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se qëllimi i projektit është kthimi i pallatit të sportit në një ambient modern dhe funksional, që do të plotësojë të gjitha standardet bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve të disiplinave të ndryshme sportive që përfaqësojnë klubin. Gjatë periudhës së punimeve, ambientet e pallatit do të qëndrojnë të mbyllura për publikun, ndërsa aktivitetet dhe stërvitjet e…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, zhvilloi një vizitë në Qendrën Shëndetësore të Maliqit, e cila është kthyer në një model të kujdesit shëndetësor modern dhe të integruar për komunitetin. Në kuadër të projektbuxhetit 2026, që parashikon mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, ministrja deklaroi se në të gjithë vendin do të realizohet rikonstruksioni i 100 qendrave shëndetësore, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe ofrimin e shërbimeve cilësore pranë qytetarëve. Në Maliq, shërbimet janë zgjeruar me programin e depistimit të shikimit për fëmijët, një nismë e re që synon zbulimin dhe parandalimin në…

Read More

Në qytetin e Korçës po vijon me intensitet puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, me qëllim rikthimin e tyre në shërbim të komunitetit. Ekipet e Bashkisë Korçë ndodhen në terren përgjatë Unazës së qytetit, ku po ndërhyhet në mënyrë të koordinuar për të hequr zëniet pa leje dhe elementët që pengojnë qarkullimin apo cenojnë hapësirat publike. Ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë të bashkisë për rregullimin urban, pastrimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e sigurisë rrugore, duke garantuar një qytet më të hapur dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Sipas burimeve zyrtare, ndërhyrjet…

Read More

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Mashtrimi”, duke vënë në pranga një 28-vjeçar që prej disa javësh ishte në kërkim, pasi akuzohej për mashtrime ndaj disa qytetarëve dhe një rast vjedhjeje në një restorant të qytetit. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, kanë organizuar një operacion të mirëkoordinuar, pas informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Në përfundim të veprimeve, uniformat blu lokalizuan dhe arrestuan shtetasin J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili fshihej në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4. Hetimet…

Read More

Pazari i Vjetër është renditur mes projekteve më të mira në botë që po ridimensionojnë jetën urbane në shekullin XXI, duke u vlerësuar nga The Bay Awards Bilbao, një nga platformat më prestigjioze ndërkombëtare për zhvillim urban dhe arkitekturë me ndikim shoqëror. Ky çmim vjen si një njohje e qartë e suksesit të modelit BID (Business Improvement District) dhe përpjekjeve të TID Korça, që prej vitesh kanë transformuar Pazarin e Vjetër në një qendër të gjallë kulturore, turistike dhe ekonomike. Falë mbështetjes së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkisë Korçë, ky projekt ka arritur të ruajë identitetin…

Read More