Author: Kolibri 4
Një nga godinat më emblematike të Korçës, Ish-Senatoriumi, po i rikthehet qytetit me një funksion të ri, atë të përkushtimit ndaj arsimit, rinisë dhe inovacionit. Ndërtuar dhe dhuruar nga filantropi korçar Thoma Turtulli, ky objekt historik i shpëtoi rrënimit falë një ndërhyrjeje të plotë restauruese dhe tashmë po merr jetë sërish si pjesë e një vizioni afatgjatë për zhvillimin intelektual të qytetit. Pas restaurimit të gjithanshëm, godina do të integrohet në projektin e Polit të Dijes, duke u shndërruar në një hapësirë funksionale moderne, ku do të ndërthuren tradita, edukimi dhe teknologjia. Ky transformim synon ta kthejë ish-Senatoriumin në një…
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një vizitë zyrtare në shkollën “Raqi Qirinxhi” në Korçë, një nga institucionet më të hershme dhe më prestigjioze arsimore të qytetit, që mban gjallë traditën e liceut francez dhe njëherazi shndërrohet në një hapësirë bashkëkohore të dijes dhe inovacionit. Gjatë vizitës, ministrja u njoh nga afër me programin rigoroz arsimor që kjo shkollë ofron, në të cilin ndërthuret cilësia në mësimdhënie me seksionin dygjuhësh në gjuhën frënge. Shkolla, falë përkushtimit, pasionit dhe përvojës së trupës pedagogjike, ofron jo vetëm formim akademik cilësor, por edhe mundësi të ndryshme zhvillimi për talentet e nxënësve në art,…
Qarku i Korçës do të zgjohet nën një mantel vranësirash të dendura këtë të martë, ndërsa reshje shiu herë të lehta e herë më të dukshme do të shoqërojnë ditën, kryesisht në orët e paradites dhe pasdites. Temperaturat do të luhaten nga 10°C në orët e para të mëngjesit deri në 14°C gjatë mesditës, por lagështia e lartë do të krijojë ndjesi më të ftohtë se ç’parashikohet në termometër. Korçë Në qytetin e Korçës, dita nis me reshje të lehta shiu dhe vranësira që mbeten mbizotëruese gjatë gjithë ditës. Mesditë pa reshje, por me re të denduara, ndërsa pasdite rikthehen…
Policia e qarkut Korçë ka ushtruar një sërë veprimesh procedurale gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec, Maliq dhe Qafë Thanë. Në Korçë, u arrestua në flagrancë 36-vjeçari A. B., banues në Lozhan, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, u referuan materialet për fillimin e procedimit penal ndaj 46-vjeçarit K. Gj., i dyshuar se ka përvetësuar 10 000 euro nga një shtetas grek, përmes mashtrimit në harkun e tre viteve. Ndaj 50-vjeçarit S. O. nisi procedimi pasi në celularin e tij u gjetën faqe të lojërave…
Banorët e fshatrave Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë kanë zhvilluar sot një protestë kundër bllokimit të rrugës së vjetër hyrëse të zonës së tyre, duke bllokuar për disa minuta edhe aksin nacional Qukës–Qafë Plloçë. Ata shprehen se firma që po zbaton projektin e rrugës së re ka lënë një tjetër kalim alternativ, por që rrit distancën me rreth 3 kilometra për Kalivaçin dhe akoma më shumë për fshatrat e tjerë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme të banorëve. Sipas administratës vendore, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga kompania ndërtuese, rruga e vjetër hyrëse nuk do të mbyllet me trafikndarëse, duke u…
Borova, një prej destinacioneve tërheqëse në Kolonjë, po merr vëmendjen e pushuesve vendas, por edhe atyre të huaj. Borova, “e veshur” me ngjyrat e arta të vjeshtës këtë nëntor, mbetet një përvojë e bukur për turistët dhe jo vetëm. Para pak ditësh, Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga “Borova në Kolonjë, me ngjyrat magjike të vjeshtës”, shkruan Kryeministri. Natyra e bukur, bujtinat me ushqime tradicionale dhe investimet në infrastrukturë, kanë bërë që Borova të kthehet në një atraksion për ata që zgjedhin ta vizitojnë këtë zonë. Gjithashtu, malet e Kolonjës, si ai i Gramozit, mbi 2500 metra…
Me rritjen e numrit të turistëve këtë verë në Rivierën Shqiptare dhe hapjen e shumëpritur të aeroportit të ri në Vlorë, Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike shumë të merituar, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në “Travel Off Path”. Megjithatë, jo të gjitha vendet sekrete të Shqipërisë janë zbuluar nga pjesa më e madhe e vizitorëve – dhe pa dyshim që vendit të bukur ballkanik këto nuk i mungojnë! Vizitorët e rregullt nuk janë të vetmit që sapo kanë filluar të njihen me Shqipërinë, UNESCO po bën gjithashtu disa përpjekje për të zbuluar vende të rëndësishme të…
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur një cikël të ri dhe të veçantë historiko-institucional, kushtuar fjalimeve që kanë formësuar shtetin dhe kulturën parlamentare shqiptare, sjellë përmes Inteligjencës Artificiale. Kjo nismë është ndërmarrë nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili theksoi rëndësinë e rikthimit të dokumenteve dhe fjalimeve themelore që kanë orientuar rrugëtimin e shtetit shqiptar për më shumë se një shekull. Cikli hapet me rikthimin e Mbledhjes së Parë të datës 21 janar 1924, ku përmes Inteligjencës Artificiale, vjen sot me një qartësi zëri e figure Luigj Gurakuqi, një prej personaliteteve më të ndritura të kombit. Në fjalën e tij,…
Qarku i Korçës zgjohet sot nën një mot të qetë vjeshtor, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme që do të shoqërojnë ditën në të gjitha bashkitë. Temperaturat mbeten të buta për periudhën, ndërsa reshjet mungojnë plotësisht. Në Korçë, mëngjesi paraqitet i freskët, me 7–8°C, ndërsa orët e mesditës sjellin rritje graduale të temperaturave deri në 17–18°C. Qielli mbetet kryesisht i kthjellët, por pasditja sjell një shtim të vranësirave të lehta. Maliqi ndjek të njëjtën ecuri, me diell gjatë paradites dhe vranësira të shpeshta në orët e vona. Era mbetet e lehtë dhe nuk pritet asnjë ndryshim i theksuar i kushteve…
Një grua 48-vjeçare ka humbur jetën në banesën e saj në lagjen nr. 15 të Korçës, vetëm dy ditë pasi ishte paraqitur dy herë për ndihmë mjekësore. Gentiana Nano ishte dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit të Korçës, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo u trajtua nga mjekët dhe pasi iu kryen disa kontrolle, u la të kthehej në shtëpi me diagnozën “anemi”. Një ditë më pas, gjendja e saj u përkeqësua sërish. Familjarët thirrën ambulancën dhe mjeku i shërbimit i aplikoi injeksione, pasi gruaja kishte tension të ulët dhe rrahje të shpejta zemre. Megjithatë, mëngjesin e sotëm, 48-vjeçarja është…

