Author: Kolibri 4

Korça mirëpriti me entuziazëm shfaqjen teatrale “THREE – Shfaqja e parë profesionale në gjuhën e shenjave për fëmijë”, një projekt novator që synon të lidhë botët dhe të promovojë përfshirjen sociale që në moshë të hershme. Fëmijët korçarë u përcollën me energji dhe kureshtje, duke përjetuar një eksperiencë artistike të veçantë ku arti u shndërrua në një mjet komunikimi universal. Performanca kishte në fokus ndërtimin e urave mes fëmijëve të shurdhër ose me dëgjim të dëmtuar dhe bashkëmoshatarëve të tyre që dëgjojnë, duke i njohur me bazat e gjuhës së shenjave dhe duke i frymëzuar drejt një shoqërie më të…

Read More

Specialistët e Policisë së Qarkut Korçë kanë vijuar punën për parandalimin e krimeve dhe ruajtjen e rendit publik, duke referuar disa raste të rëndësishme në Prokurori. Në fushën e narkotikëve, shërbimet përkatëse referuan materialet ndaj shtetasit R. B., 18 vjeç, banues në fshatin Ravonik, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e dyshuar e lëndës narkotike cannabis sativa. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë kanë nisur procedim penal ndaj vëllezërve A. H., 30 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, të cilët dyshohet se kanë kanosur me mesazhe një 38-vjeçare, për shkak të një konflikti me nënën e tyre,…

Read More

Një ari i murrmë që kishte rënë në çark në zonën e Trebinjës, në Pogradec, është shpëtuar me sukses falë një operacioni të koordinuar mes disa institucioneve të specializuara. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u angazhuan ekipet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AdZM Korçë, Qendra AWRT, stafi i Kopshtit Zoologjik të Tiranës dhe organizata PPNEA. Specialistët ndërhynë me mjete të posaçme për lirimin e kafshës dhe sigurimin e transportit të kontrolluar. Ariu ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe është pajisur me një GPS në qafë, për të monitoruar lëvizjet e tij dhe për të garantuar…

Read More

Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, një nga institucionet arsimore më të vjetra të qytetit të Korçës, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë që synon të ofrojë kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit. Nga ky proces, 640 nxënës dhe 47 mësues do të zhvillojnë mësimin në ambiente të rikonstruktuara, të përmirësuara dhe të pajisura me të gjitha facilitetet moderne. Projekti i rikonstruksionit përfshin të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës. Klasat dhe laboratorët po modernizohen, ndërsa hapësirat për stafin dhe palestra sportive po përshtaten sipas standardeve bashkëkohore. Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies dhe të…

Read More

Pas reshjeve të shiut në 24 orët e fundit, situata në territorin e Bashkisë Pogradec paraqitet e qetë dhe e normalizuar, njofton Bashkia. Në Njësinë Administrative Buçimas, janë evidentuar disa problematika në fshatrat Gështenjas dhe në burimet e Gurasit, ku ekipet e terrenit po punojnë për pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve. Në njësitë Dardhas dhe Velçan, ka pasur dalje inertesh dhe rrëshqitje dherash, ndërhyrjet e ekipeve të bashkisë dhe strukturave përkatëse po vijojnë gjatë ditës për normalizimin e plotë të situatës. Situata energjetike është e stabilizuar. Në disa fshatra të njësisë Dardhas pati shkëputje të përkohshme të energjisë elektrike, por…

Read More

Fusha e Maliqit prej vitesh nuk ka shfaqur më probleme përmbytjesh, edhe gjatë periudhave me reshje intensive. Sipas përgjegjësit të sektorit të ujitje–kullimit në Bashkinë Maliq, Astrit Zhollanji, kjo situatë pozitive është rezultat i pastrimit në kohë të të gjithë kanaleve kulluese. Ai thekson se ndërhyrjet e rregullta dhe programimi i punimeve sipas ngarkesës së kanaleve, kanë bërë që edhe në ditët me reshje të dendura, fusha të mos rrezikojë përmbytjen. Fusha e Maliqit përfshin rreth 740 km kanale kulluese dhe vaditëse, të cilat kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme. Çdo vit pastrohen 130 deri në 140 kilometra kanale, ndërsa deri tani…

Read More

Qarku i Korçës e nis të mërkurën nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme shiu, me një mot të paqëndrueshëm që do të shoqërojë zonën gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të luhaten mes 9°C në mëngjes deri në 12°C në mesditë, ndërsa mbrëmja pritet të jetë më e freskët dhe me reshje më intensive. Gjatë orëve të paradites, moti paraqitet i lagësht, me reshje kryesisht në bashkitë Korçë dhe Maliq, ndërsa në Pogradec dhe Pustec reshjet do të jenë më të rralla, por vranësirat mbeten prezente. Devolli dhe Kolonja mund të përballen me intensifikim të reshjeve pasditja, sidomos në…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet me intensitet mesatar kanë përfshirë qarkun e Korçës, por situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat vendore. Autoritetet njoftojnë se nuk ka problematika madhore, ndërsa dy rastet e izoluara të shfaqura mbrëmjen e kaluar në bashkinë Kolonjë dhe përgjatë aksit Ersekë–Leskovik u zgjidhën menjëherë nga ekipet në terren. Sipas ARRSH Rajoni Qendër–Lindje, të gjitha akset rrugore në qark janë të hapura për qarkullim, megjithëse në disa segmente janë evidentuar grumbullime të ujit dhe prezencë inertesh. Aksi Qukës–Qafë Plloçë mbetet nën vëzhgim të rregullt për shkak të terrenit të ndjeshëm ndaj…

Read More

Pas protestës së një dite më parë në fshatin Kalivaç, ku banorët bllokuan për rreth 10 minuta aksin rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 9 shtetas të përfshirë në bllokimin e qarkullimit. Sipas Policisë, këta shtetas dyshohet se tentuan të pengonin kalimin e automjeteve, duke krijuar radhë të gjata dhe tensione me drejtuesit e mjeteve. Protesta lindi si kundërshtim ndaj mbylljes së segmentit rrugor që lidh fshatrat Kalivaç, Llengë dhe Gur i Bardhë me rrugën e re, pasi zgjidhja alternative që propozojnë autoritetet shton mbi 2 km rrugë dhe është pothuajse e pakalueshme. Banorët shprehen se segmenti…

Read More

Gjykata e Korçës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të akuzuar për vrasjen me dashje, kryer në bashkëpunim, të 34-vjeçarit Egli Proga, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2024 në lokalin “Stropcka”. Sipas burimeve brenda gjykatës, për të dy të pandehurit ka përfunduar afati ligjor i paraburgimit, çka ka detyruar gjykatën të caktojë masën më të lehtë të sigurisë “Arrest shtëpie”, deri në përfundimin e hetimeve. Hetimet aktualisht kanë ngecur në procesin e zbardhjes së pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara në vendngjarje. Pjesë të materialeve filmike, të cilat dyshohet se janë…

Read More