Author: Kolibri 4

Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se reshjet e dendura të natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar disa problematika në territor, ndërsa ekipet e emergjencave dhe strukturat përkatëse vazhdojnë të punojnë në terren për normalizimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve. Në Bashkinë Korçë, prezenca e ujit në bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme gjatë natës. Falë punës së ekipeve, uji është thithur dhe dokumentacioni është ruajtur, ndërsa gjendja tashmë paraqitet e stabilizuar. Ndërkohë, në territorin e Bashkisë Maliq reshjet kanë sjellë problematika më të theksuara. Në Bllokun 3 të qytetit është…

Read More

E premtja, 21 nëntor, sjell një mot të paqëndrueshëm për të gjithë qarkun Korçë, me periudha reshjesh në mëngjes, kthjellime pasdite, dhe rikthim të lagështisë në mbrëmje. Temperaturat luhaten nga rreth 8-9 °C në mëngjes deri në maksimum prej 13–14 °C në mesditë, për t’u ulur sërish në 9-10 °C gjatë mbrëmjes. Detaje sipas bashkive Bashkia Korçë: Mëngjes me reshje, që qetësohen pas orës 11:00. Pasdite pritet kthjellim me periudha me re të vogla. Temperatura maksimumi: ~14 °C. Mbrëmja rikthen vranësirat me mundësi shiu të lehtë; temperatura zbret në ~9 °C. Bashkia Pogradec: Bregu i liqenit do të përjetojë një…

Read More

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri z. Niklas Ström, zhvilloi një vizitë zyrtare në Pogradec, ku u prit nga kryetari i bashkisë. Ai u shpreh i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar “të bukur dhe pjesë të rëndësishme të Shqipërisë”. Gjatë takimit me kreun e bashkisë, diplomatiku suedez tha se diskutuan mbi kapitujt e Bashkimit Europian dhe detyrat që bashkitë duhet të kryejnë në kuadër të procesit të integrimit. “Suedia e mbështet Shqipërinë, qeverinë lokale dhe atë qendrore. Sot jemi të lumtur të tregojmë edhe një film suedez, sepse është e rëndësishme të rrisim njohjen e ndërsjellë,” deklaroi ai. Ambasadori vlerësoi…

Read More

Pamjet e fundit nga zona e urës së Maliqit tregojnë se grumbullimi i mbetjeve plastike, kryesisht bidona, por edhe kashtore, të hedhura përgjatë lumit Devoll, janë shndërruar në një pengesë serioze për kalimin normal të ujërave në portat e urës. Këto mbetje, të mbledhura nga rryma e lumit gjatë rreshjeve të dendura, kanë bllokuar qarkullimin natyral të ujit, duke bërë që niveli të rritet dhe të kthehet mbrapsht drejt fushës së Maliqit. Ky fenomen rrit ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve dhe përkeqëson situatën e krijuar nga prurjet e larta. Specialistët dhe strukturat në terren theksojnë se, përveç ndërhyrjeve teknike, është jetike…

Read More

Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” po i kthehet qytetit e restauruar plotësisht, duke respektuar me përpikmëri çdo detaj të objektit origjinal historik. Ky investim synon ta rikthejë bibliotekën jo vetëm si një hapësirë leximi, por si një qendër moderne edukimi, ku fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të përfitojnë trajnime në fushat e teknologjisë dhe inovacionit. Përtej rindërtimit fizik, projekti synon të pasqyrojë vizionin e filantropit korçar Thoma Turtulli, i cili ia dhuroi këtë bibliotekë brezave të rinj me dëshirën që të bëhej një vatër e dijes, kulturës dhe krijimtarisë. Rikthimi i bibliotekës vjen si një shembull inspirues…

Read More

Reshjet e fundit në qarkun Korçë kanë shkaktuar disa problematika të lokalizuara, por falë ndërhyrjeve të shpejta të strukturave vendore, situata paraqitet e stabilizuar dhe pa rrezik për banorët. Në fshatin Çiflig të Bashkisë Korçë u raportua prezencë uji në oborret e tre banesave, duke prekur vetëm hangarë me bazë blegtorale. Administratorët dhe ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave të grumbulluara. Në fshatin Vinçan, rruga u prek nga shkarje dherash, por ndërhyrja e Ndërmarrjes së Shërbimeve bëri të mundur pastrimin e inertëve, duke rikthyer qarkullimin normal. Edhe në Bashkinë Maliq, konkretisht në zonën…

Read More

Në qarkun e Korçës, dita e sotme pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm: nga re të dendura dhe periudha me shi në mëngjes, deri te përmirësimi në mesditë dhe rikthimi i reshjeve pasdite. Mëngjesi nis me re dhe lagështirë; temperatura është rreth 8 °C, me rreshje shiu që mund të shfaqen herë pas here. Por, me afrimin e mesditës, moti përmirësohet: retë shpërndahen, dielli bën përpjekje të depërtojë dhe temperatura ngrihet deri në 11–12 °C, duke krijuar kushte më të favorshme për shëtitje dhe veprimtari jashtë. Megjithatë, qetësia nuk do të zgjasë gjithë ditën. Pas orës 16:00, parashikohen reshje…

Read More

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar problematika të përkohshme në disa zona të Qarkut Korçë, ku strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave janë angazhuar në terren për normalizimin e situatës. Aktualisht, nuk raportohen rreziqe për banorët apo banesat. Në Bashkinë Korçë, kalueshmëria e aksit Denas–Lekas u vështirësua nga niveli i lartë i ujit, por situata po stabilizohet pas ndërhyrjeve. Edhe në Voskopojë dhe fshatin Lubonjë janë kryer punime emergjente për të shmangur përmbytjet dhe për të siguruar rrugë alternative. Në Pogradec, në fshatin Gështenjas pati ngarkesë nga rrjedhjet, por ndërhyrja në kohë shmangu problematikat. Në Maliq, vijon…

Read More

Vazhdon pa ndërprerje puna në zonat me rrisk të Fushës së Maliqit, ku niveli i ujërave mbetet shqetësues për shkak të prurjeve të mëdha. Aktualisht ekipet po punojnë intensivisht në zonën e Pyllit të Fazanëve, pikërisht atje ku bashkohen Lumi Devoll me Lumin Dunavec, duke krijuar një prej pikave më kritike të territorit. Prurjet në këtë segment kanë arritur maksimumin, ndërsa eskavatoristët dhe punonjësit e Bordit të Kullimit Maliq dhe atij Rajonal Korçë po ndjekin situatën në mënyrë operative, duke ndërhyrë me mjete të rënda për të shmangur daljen e ujërave nga shtrati. Në këtë ditë të vështirë, një falenderim…

Read More

Për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë të gjithë rajonin e juglindjes, tregu industrial i Pogradecit është përfshirë nga uji, duke dëmtuar produktet dhe materialet që ndodhen brenda. Që në orët e para të mëngjesit, tregtarët janë munduar të largojnë ujin me kova dhe leckë, por reshjet e shumta kanë bërë që situata të jetë jashtë kontrollit, duke lënë tregun të lagur dhe materialet e dëmtuara. Sipas tregtarëve, ata punojnë në këtë treg prej shumë vitesh dhe, megjithëse Bashkia ka premtuar ndërtimin e një tregu të ri, deri tani nuk është marrë asnjë iniciativë konkrete. Sot, ata drejtojnë…

Read More