Author: Kolibri 4
Ekipet e Bashkisë Pogradec kanë vijuar punën në terren për pastrimin e lumenjve dhe grykëderdhjeve të tyre, me qëllim parandalimin e ndotjes dhe mbrojtjen e ekosistemit ujor. Pas bashkëpunimit me banorët e zonës, u bë e mundur futja e mjeteve të punës në lumin e Vërdovës, ku për shkak të rrethimit me prona private ndërhyrja kishte qenë e pamundur më herët. Ndërkohë, në grykëderdhjen e lumenjve Rëmenj–Starovë janë larguar sasi të mëdha mbetjesh plastike dhe urbane. Kjo situatë tregon edhe njëherë mungesën e ndërgjegjësimit në komunitet lidhur me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Bashkia kujton se hedhja e mbetjeve në…
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, z. Niklas Ström. Gjatë vizitës u diskutua gjerësisht mbi mundësitë reale për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe avancimin e mëtejshëm të turizmit në qytetin e Korçës. Ambasadori Ström shprehu interesin e disa kompanive të rëndësishme suedeze për të investuar në vendin tonë, duke vlerësuar potencialin që Korça ofron në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovativ. Kryetari Filo theksoi se Korça është një qytet që transformohet çdo ditë dhe është i gatshëm të mirëpresë investime serioze, duke parë këto iniciativa si mundësi të reja,…
Flora Hoxha, 75 vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete pranë lumit Devoll, pas më shumë se 24 orësh kërkime. E moshuara ishte larguar nga banesa e saj në fshatin Progër në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Sipas burimeve pranë policisë lokale, dyshohet se ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit, i cili prej tre ditësh ka qenë i mbuluar plotësisht nga reshjet intensive. Gruaja, që vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka dalë nga banesa rreth orës 05:00 në mëngjes, ku jetonte së bashku me bashkëshortin, dhe nuk është kthyer më. Për…
Reshjet e vazhdueshme të natës kanë shkaktuar sërish probleme në disa zona të qarkut Korçë, megjithatë situata në mëngjes paraqitet në stabilizim gradual. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës kanë qenë të angazhuara gjatë natës, duke bërë të mundur tërheqjen e ujit në pjesën më të madhe të territorit dhe garantimin e qarkullimit në aksin kryesor rrugor. Në Bashkinë Korçë, njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj janë drejt normalizimit, pasi ujërat janë tërhequr. Në Kolonjë vijojnë të jenë të bllokuara urat në Qafëzez dhe Qinam, por me rënie të dukshme të nivelit të ujit, ndërsa rezervuarët Helmes dhe Kabash–Leskovik…
Moti në juglindje mbetet i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme dhe temperatura të ulëta. Kujdes në udhëtime dhe aktivitete në natyrë. Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit, edhe sot pritet një ditë me mot të vranët në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Reshje shiu do të shfaqen kryesisht në orët e mëngjesit dhe pasdites, ndërsa në zonat malore mund të ketë edhe reshje dëbore në lartësi mbi 1000 m. Era do të jetë mesatare nga drejtimi verilindor, herë pas here me shtim, duke ndikuar në ndjesinë termike të ftohtë. Temperaturat do të variojnë si më poshtë sipas bashkive:…
Në fshatin Sheqeras të Maliqit është krijuar një situatë alarmante si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga lumi dytësor që zbret nga Ormani dhe Pojani. Sipas informacioneve të para, argjinatura që mbron zonën po rrezikon të çahet, duke vënë në rrezik përmbytjeje dhjetëra banesa dhe sipërfaqe bujqësore. Për të menaxhuar situatën, në terren ndodhet kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me forca të Policisë së Shtetit, emergjencave civile dhe zjarrfikëses. Ekipet po punojnë për të forcuar argjinaturën dhe po monitorojnë vazhdimisht nivelin e ujit, ndërsa banorëve u është kërkuar të jenë në gatishmëri. Autoritetet bëjnë apel…
Skënderbeu i femrave ka marrë një fitore të pastër dhe plot autoritet në Tiranë, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 0-3 në ndeshjen e javës së katërt të Kupës së Shqipërisë. Skuadra korçare dominoi takimin nga fillimi në fund, duke mos lënë asnjë hapësirë reagimi për të kuqet vendase. Partizani u përpoq të qëndronte në lojë, por superioriteti i Skënderbeut u pa qartë në të gjitha setet, të cilat u mbyllën me epërsi të sigurt në favor të vajzave bardhekuqe. Me këtë triumf, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 9 pikëve në Grupin A, duke kapur Pogradecin në renditje – skuadër që…
Kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli ka inspektuar në terren situatën e shkaktuar nga reshjet e 24 orëve të fundit. Ai u ndal fillimisht në Vërdovë ku pa nga afër dëmet e shkaktuara në ura dhe banesa në komunikim me banorët këta të fundit kërkuan zgjerim të shtratit përmes një projekti që ti japë zgjidhje situatave që krijohen në raste të tilla. Xhakolli u ndal edhe në lumin e Starovës i cili falë investimeve të fundit e përballoi situatën pa dalë nga shtrati, zona pati pëembytje tokash për shkak të bllokimit të disa kanaleve kullues për të cilët do punohet në…
Reshjet e pandërprera të natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut Korçë. Prefektura bën me dije se strukturat përgjegjëse po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve, ndërkohë që shqetësimet kryesore lidhen me përmbytje në tokat bujqësore, prezencë uji në banesa dhe rrëshqitje dherash. Në Bashkinë Korçë, uji ka depërtuar në toka dhe banesa në Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig dhe Turan. Në Dërsnik janë rrëzuar dy shtylla të energjisë elektrike, ndërsa në Qatrom është dëmtuar linja e ujit të pijshëm dhe po kryhen riparime. Në Pogradec, prurjet e larta…
Situatë e pazakontë reshjesh dhe stuhie kanë përfshirë juglindjen e vendit në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke sjellë pasoja të rënda. Në Maliq, fabrika e përpunimit të kërmillit është përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike. Pronari i kompanisë, Kristo Zguri, deklaron se vlera e dëmeve arrin rreth 500 milion lekë të vjetra. Ndërkohë, qindra hektarë tokë bujqësore në territorin e Maliqit ndodhen aktualisht nën ujë. Probleme serioze janë evidentuar në fshatrat Sovjan, Zvirinë dhe Drithas, ku uji ka depërtuar edhe brenda disa banesave, duke vështirësuar situatën për banorët. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet…

