Author: Kolibri 4

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, vizituan zonat e përmbytura për të parë nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut. Salla njoftoi se ka pasur çarje në disa argjinatura dhe lumenj, ndërsa po punohet për mbylljen e tyre. Ai shtoi se, pas përfundimit të ndërhyrjeve, do të bëhet evidentimi i dëmeve për fermerët dhe sektorin bujqësor në të gjithë vendin. “Jemi duke mbyllur problematikat në terren, devijuar ujërat dhe rikthyer rrjedhën e tyre normale. Më pas do të evidentojmë dëmet ndaj fermerëve dhe blegtorëve,” tha ministri. Ekipet e Agjencisë Civile dhe…

Read More

Pas kërkesës së Bashkisë së Pogradecit, nga rezervat materiale të shtetit kanë mbërritur 50 pako ushqimore dhe 1 ton miell, si pjesë e ndihmës emergjente për familjet e dëmtuara nga vërshimi i ujërave në banesat e tyre. Sipas të dhënave të fundit, në qytetin e Pogradecit janë evakuuar 6 familje, pasi banesat e tyre janë dëmtuar në masë të madhe dhe janë konsideruar të pabanueshme. Për këto raste, është vendosur që bonusi i qerasë të akordohet me procedurë të përshpejtuar, deri në përfundimin e rikonstruksionit të plotë të shtëpive të tyre, financuar nga fondi i emergjencës. Autoritetet lokale dhe strukturat…

Read More

Qarku i Korçës pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro investime gjatë vitit 2026, financime të mbështetura drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Projekte strategjike në fushën e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe infrastrukturës synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mundësive për komunitetin lokal. Një ndër investimet kryesore është ndërtimi i spitalit të ri rajonal të Korçës, i cili konsiderohet një hap i rëndësishëm për modernizimin e shërbimit shëndetësor në të gjithë zonën juglindore. Struktura e re do të përfshijë urgjencë multifunksionale dhe pediatrike, pavione të standardeve bashkëkohore, katër salla operacioni, reanimacion dhe një pavion të specializuar të Hemodinamikës. Në…

Read More

Në qarkun e Korçës moti paraqitet i qëndrueshëm, pa reshje dhe me alternime kthjellimesh gjatë ditës. Temperaturat janë të ulëta në mëngjes, por rriten gradualisht në orët e mesditës. Era mbetet e lehtë në të gjitha zonat. Më poshtë paraqiten kushtet atmosferike sipas gjashtë bashkive të qarkut: Korçë: Temperaturat variojnë nga 0 °C në orët e para të mëngjesit deri në rreth 9–10 °C në mesditë. Qiell me vranësira të lehta herët në mëngjes, më pas kryesisht i kthjellët. Pogradec: Moti paraqitet më i butë krahasuar me pjesën tjetër të qarkut. Temperaturat nga 2 °C në mëngjes deri në 10–11…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka inspektuar sot nga afër zonat më të prekura nga përmbytjet në bashkinë Maliq, ku dëmet në argjinatura dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar probleme serioze për komunitetet lokale. Gjatë vizitës në fshatin Sheqeras, ministri theksoi gatishmërinë e strukturave qendrore dhe vendore për përballimin e situatës, ndërsa u kërkua angazhim shtesë të forcave të armatosura. “Jemi sot në zonën e Maliqit, në argjinaturën në Sheqeras ku ka pasur dëmtime të konsiderueshme. Që në orët e para të shembjes së saj, drejtoria rajonale e kullimit, bashkia Maliq dhe forca të tjera që do shtohen në orët…

Read More

Reshje bore janë regjistruar në orët e fundit në zonat malore të qarkut Korçë mbi 1200 m lartësi, veçanërisht në segmentin Boboshticë–Dardhë. Ekipet kontraktore janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen, duke garantuar qarkullim të sigurt. Aktualisht nuk raportohen problematika. Në Bashkinë Kolonjë situata vijon drejt stabilizimit. Është ndërhyrë në Tac Poshte për largimin e ujërave nga parcelat bujqësore, ndërsa në fshatin Qinam është kryer devijimi i lumit për mbrojtjen e këmbëve të urës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale. Në zonat mbi 1500 m reshjet kanë qenë në formë bore. Në Maliq,…

Read More

Pas ditëve me reshje intensive dhe situatave të vështira në disa zona të qarkut, moti për ditën e nesërme pritet të sjellë lehtësim gradual, megjithëse kushtet do të mbeten të paqëndrueshme kryesisht në orët e mëngjesit. Në të gjashtë bashkitë e qarkut – Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec – reshjet do të shfaqen herë pas here, të shoqëruara me vranësira të dendura dhe temperatura të ulëta. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe i lagësht. Në zonat malore si Dardhë, Vithkuq, Leskovik dhe në lartësitë mbi 900 metra, reshjet mund të shoqërohen me reshje bore të lehta në…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet e pandërprera kanë vijuar të ndikojnë në territorin e qarkut Korçë, duke shkaktuar problematika të ndryshme, kryesisht në zonat rurale dhe pranë rrugëve dytësore. Ndërhyrjet në kohë të ekipeve të emergjencave dhe strukturave vendore kanë bërë që situata të stabilizohet në shumicën e bashkive, ku uji është tërhequr dhe terreni po i kthehet normalitetit. Në bashkitë Korçë, Pustec, Devoll dhe Pogradec, gjendja po përmirësohet gradualisht, ndërsa në territorin e Kolonjës janë marrë masa të menjëhershme për devijimin e rrjedhës së lumit për të mbrojtur infrastrukturën, konkretisht urën e Qinamit. U riparua edhe ura në…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar disa raste shkeljesh të ligjit, që kanë sjellë arrestime, procedime penale dhe referim materialesh në Prokurori. Në Korçë u arrestua një 19-vjeçar i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe një 52-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Po në Korçë u arrestua një 66-vjeçar pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj djalit të tij, ndërsa tre shtetas të tjerë dhe dy të mitur u proceduan penalisht për dhunë pas konflikteve për motive të dobëta. Ndërkohë, në Maliq…

Read More

Më shumë se 700 pula kanë ngordhur si pasojë e përmbytjes së fermës së Artan Zhivës në Pirg. Pronari i fermës tregon se përmbytja ndodhi për shkak të kanalit pranë fermës, i cili nuk është pastruar prej tre vitesh, duke shkaktuar grumbullimin e ujit dhe shkatërrimin e kafshëve. “Dëmi në fermë është shumë i madh, mbi 10 milionë lekë. Kjo nuk është vetëm një fatkeqësi natyrore, por rezultat i neglizhencës për pastrimin e kanalit,” shprehet pronari, i cili kërkon nga shteti masa të menjëhershme për dëmshpërblim. Banorët lokalë theksojnë gjithashtu se prej një jave një mjet fadromë, i cili mund…

Read More