Author: Kolibri 4
Korça humb një prej figurave të saj të shquara në botën e koleksionizmit. Kristaq Jorgji, i njohur për pasionin dhe përkushtimin ndaj mbledhjes së objekteve të rralla dhe historike, është ndarë nga jeta. Të afërmit, miqtë dhe komuniteti i koleksionistëve e kujtojnë atë si një njeri të përkushtuar, me pasion dhe shpirt bujar, i cili gjithmonë ndante njohuritë dhe pasionin e tij me të tjerët. Korça dhe botë e koleksionistëve humb një personalitet të vyer, por kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përmes pasionit që la pas.
Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Apolonisë, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në një ndeshje të luftuar deri në fund. Korçarët kaluan në avantazh që në minutën e 19-të me golin e Nasr, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Musa shënoi golin e dytë, duke dyfishuar rezultatin. Apolonia reagoi dhe barazoi rezultatin provizorisht, por Nasr realizoi sërish në minutën e 55-të, duke vulosur një dygolësh personal dhe fitoren e Skënderbeut. Me këtë trepikësh, skuadra korçare rikthehet te fitorja dhe forcon pozitat në renditje, duke dhënë sinjale për një formë gjithnjë e më të qëndrueshme në kampionat.
Fundjavë e zymtë për futbollin e qarkut të Korçës. Si Devolli ashtu edhe Maliqi kanë pësuar humbje në ndeshjet e kësaj jave, duke zbritur më tej në renditje dhe duke hyrë në një periudhë të vështirë rezultatesh. Në Bilisht, Devolli u mund në shtëpi nga Butrinti me rezultatin 1-2, pavarësisht përpjekjeve për të rikthyer baraspeshën në pjesën e dytë. Ndërkohë në Maliq, skuadra vendase u dorëzua përballë Bylis B me shifrat minimale 0-1, në një ndeshje të luftuar, por pa efikasitet në sulm. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të dobët formë, teksa mungesa e pikëve po rëndon mbi…
Si sot, më 9 nëntor 1917, para 108 vitesh, u ekzekutua në Selanik një prej figurave më të shquara të historisë sonë kombëtare, atdhetari Themistokli Gërmenji. I lindur në Korçë në janar të vitit 1871, Gërmenji u rrit me ndjenjën e fortë të dashurisë për atdheun. Në vitin 1892 ai mërgoi bashkë me të vëllanë Telemakun drejt Rumanisë, ku punoi si çirak dhe u mor me tregti, por mbi të gjitha u përfshi në veprimtarinë e shoqërive patriotike “Drita” dhe “Dituria”. Pas Revolucionit xhonturk të vitit 1908, hoteli “Liria” në Manastir — që Gërmenji e zotëronte me të vëllain —…
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje të përsëritura të kabllove të ndriçimit publik në qytet dhe zonat përreth. Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka rënë Arjan Tare, me origjinë nga Podgoria e Maliqit dhe banues në Vërdovë të Pogradecit, i cili u kap në flagrancë në zonën e Unazës së qytetit, teksa tentonte të vidhte sërish kabllot elektrike të shtyllave të ndriçimit. Policia kishte prej kohësh në ndjekje 48-vjeçarin, pas denoncimeve të shumta nga institucionet lokale dhe qytetarët, lidhur me dëmtimin e infrastrukturës së ndriçimit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën…
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, priti në vizitë Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, z. Asterios Bouzias. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e artit, kulturës, turizmit dhe edukimit – fusha që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë ura miqësie mes dy vendeve. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, kryetari Filo i dorëzoi znj. Kamitsi një Certifikatë Mirënjohjeje në emër të Bashkisë Korçë.
Gjatë ditëve të fundit, shërbimet e Policisë në qarkun Korçë kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Në Devoll, policia arrestoi në flagrancë shtetasin 54-vjeçar G. C., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërsa në Maliq, A. L., 53 vjeç, u ndalua për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Korçës, ku ishte dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje. Po në këtë qark, filloi procedimi penal për I. Z., 54 vjeç, banues në Kolanec, i cili dyshohet se ka kanosur vëllanë e tij për motive të dobëta.…
Qarku i Korçës u bë vendi i stërvitjes funksionale “Sizmika 2025”, e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i kapaciteteve të strukturave vendore për reagim ndaj fatkeqësive natyrore, sidomos në rast të tërmeteve. Gjatë stërvitjes u testua funksionimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në bashki dhe mënyra e koordinimit me institucionet e tjera, për të siguruar përballimin e situatave emergjente dhe kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve të prekur. Në skenarin e simuluar u zhvillua evakuimi i dy shkollave në qytetin…
Një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës është zbuluar duke u përdorur për organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, pronar i lokalit. Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra fati”. Gjatë kontrollit, në lokal u sekuestruan pajisje elektronike për vendosjen e lojërave të fatit, disa bileta dhe një shumë parash,…
Trajneri Sylvinho ka publikuar listën për ndeshjet e radhës me Andorrën dhe Anglinë, ndërsa surpriza më e madhe është rikthimi i sulmuesit Indrit Tuci. Futbollisti 25-vjeçar i rikthehet fanellës kuqezi pas një viti mungesë, pasi për herë të fundit ishte grumbulluar në nëntor të vitit të kaluar. Sulmuesi lezhjan, i cili pësoi një dëmtim në fillim të këtij viti dhe qëndroi jashtë fushave deri në prill, u huazua gjatë verës nga Slavia Pragë tek Kayserispor, ku ka rifituar formën e mirë në javët e fundit. Me Kombëtaren shqiptare, Tuci numëron 4 ndeshje dhe një asist, ndërsa synon të fitojë sërish…

