Author: Kolibri 4
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka finalizuar një tjetër rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrolleve të imtësishme të zhvilluara në bazë të analizës së riskut, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, policia ka konstatuar në dalje të territorit shqiptar, në një kamion të drejtuar nga shtetasi malazez Nj. J., 52 vjeç, banues në Malin e Zi, tetë emigrantë nga vendet e Afrikës, të cilët ishin fshehur në mjet me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,…
Në vijim të programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, të ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shërbimet e Policisë së Korçës po zhvillojnë një sërë takimesh informuese dhe edukative në shkollat e qarkut. Takimet e fundit u mbajtën nga ndihmësspecialistët e DVP Korçë për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik dhe oficerët e sigurisë, në shkollat 9-vjeçare të bashkisë Devoll dhe në shkollën 9-vjeçare të Sovjanit, në bashkinë Maliq. Në këto aktivitete morën pjesë nxënësit e klasave të gjashta. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u trajtuan tema të…
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të jetë një ndër destinacionet më të vizituara kulturore në vend, duke tërhequr gjatë këtij viti mbi 27 mijë turistë vendas dhe të huaj. Kjo e kthen vitin 2025 në një nga periudhat me frekuentimin më të lartë që prej hapjes së institucionit. Drejtoresha e muzeut, Fjoralba Prifti, bëri të ditur se pjesa më e madhe e vizitorëve janë të huaj, ku kryesojnë shtetasit francezë. “Nga janari deri në shtator kemi pasur 27 mijë vizitorë, një ndër vitet më të mira për nga vizitueshmëria”, deklaroi ajo. Gjatë këtij viti muzeu ka hapur…
Sot shënohet Dita Botërore e Gjuhës Rome, një ditë që i kushtohet njërës prej gjuhëve më të vjetra e më të pasura të Europës, e cila vazhdon të mbetet një element thelbësor i identitetit të komunitetit rom në mbarë botën. Kjo ditë është shpallur nga UNESCO në vitin 2015, me qëllimin për të promovuar ruajtjen e gjuhës dhe kulturës rome, si dhe për të nxitur respektin dhe mirëkuptimin ndërkulturor midis popujve. Gjuha rome numëron rreth 33 mijë fjalë dhe ka 17 dialekte, por pavarësisht dallimeve, folësit e tyre mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Kjo gjuhë mbart një trashëgimi të çmuar historike,…
E mërkura sjell një ditë tipike nëntori për qarkun e Korçës, me prani vranësirash të herëpashershme gjatë ditës, që do të bëhen më të dendura në orët e pasdites. Temperaturat mbeten të ulëta, duke ruajtur ndjesinë e freskët që ka shoqëruar fillimin e këtij muaji. Në bashkinë Korçë, mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperatura që zbresin deri në 3°C, ndërsa në mesditë pritet një ngrohje e lehtë deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi, duke ruajtur ajrin e pastër dhe të thatë. Në Pogradec, moti parashikohet kryesisht me diell, me temperatura nga 5°C në mëngjes…
Në vijim të zhvillimeve të fundit që lidhen me aktivitetet e volejbollit në vend, Klubi Sportiv “Skënderbeu” ka reaguar me një komunikim zyrtar, duke theksuar rëndësinë e transparencës, barazisë në garë dhe respektimit të rregullave si bazë e çdo kompeticioni sportiv. Në deklaratë, klubi korçar shprehet se beson në rolin e Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për të garantuar zhvillimin e kampionatit në përputhje me standardet ndërkombëtare (FIVB, CEV) dhe me rregulloret vendase, duke siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të trajtohen me drejtësi dhe paanshmëri. “Skënderbeu” shprehet mbështetës ndaj çdo vendimi që synon ruajtjen e integritetit të garës dhe forcimin…
Sot përkujtohet me nderim dhe mirënjohje figura e Dom Simon Jubanit, meshtarit të guximshëm që më 4 nëntor 1990 kremtoi Meshën e parë publike në Shqipëri pas dekadave të errëta të diktaturës komuniste. Në këtë ditë historike, në varrezat e Rrmajit në Shkodër, Dom Jubani u bë zëri i lirisë së besimit, duke sfiduar hapur regjimin ateist dhe duke rikthyer shpresën për mijëra besimtarë shqiptarë. Ky akt i tij i paepur u konsiderua si momenti që hapi rrugën drejt ringjalljes shpirtërore të vendit dhe rikthimit të të drejtave fetare, të ndaluara për gati gjysmë shekulli. Për shqiptarët dhe mbarë komunitetin…
Policia e qarkut Korçë ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe arrestimesh gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të forcimit të rendit dhe sigurisë publike. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. Zh., 34 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, në vijim të hetimeve për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë–Ersekë”, ku u plagos K. Ç., 40 vjeç, u bë e ditur se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur. Për këtë rast, ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë. Po…
Sot përkujtohet dita e lindjes së Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos, një prej figurave më të ndritura të jetës fetare, shpirtërore dhe humaniste në Shqipëri. I lindur më 4 nëntor 1929 në Pire të Greqisë, Anastas Janullatos do të lidhej përgjithmonë me fatin e besimit ortodoks shqiptar, duke i dhënë atij jetë e dritë pas dekadave të errëta të ndalimit të fesë. Në vitin 1992, ai u emërua Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, në një kohë kur vendi sapo dilte nga regjimi komunist dhe trashëgonte një trashëgimi të rrënuar shpirtërore e materiale. Me një përkushtim të rrallë,…
Në historinë e artit shqiptar, pak emra mbartin aq shumë peshë sa Kori “Lira” i Korçës. I lindur në vitet 1917–1922, si vazhdimësi e grupeve të para instrumentale dhe korale të qytetit, ky formacion do të bëhej shumë shpejt një nga simbolët më të dashur të jetës kulturore korçare. Në shtypin e kohës, përmendet se më 22 tetor 1922, “Lira” dha koncertin e saj të parë, në bashkëpunim me bandën “Vatra”. Që nga ajo ditë, kjo datë u konsiderua nga qytetarët si dita e themelimit të grupit, një ditë që shënon nisjen e një udhëtimi të gjatë, plot pasion e…

