Author: Kolibri 4

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, politikanë të të gjithë spektrit politik, trupa diplomatike, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe figura të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një nga arkitektët e politikës moderne shqiptare. Në nder të figurës së tij, qeveria shqiptare shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në mesditë u mbajt…

Read More

Për të 8-tin vit radhazi, Kolonja është shndërruar në një atelie të hapur arti, ku mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse po sjellin në telajo ngjyrat dhe magjinë e vjeshtës në këtë krahinë të bukur të juglindjes. Për tre ditë me radhë, artistët po pikturojnë peizazhet e veçanta, monumentet kulturore dhe atraksionet turistike që ofron Kolonja – nga mali i Gramozit e deri në kishën e Borovës, nga Rehova e deri në Qafën e Qarrit. Piktorët pjesëmarrës e përshkruajnë këtë edicion si më të veçantin, falë atmosferës së ngrohtë dhe ngjyrave të pasura që ka sjellë vjeshta. “Kam ardhur disa…

Read More

Pas përfundimit me sukses të projektit fotovoltaik dhe vendosjes së paneleve diellore që sollën ndriçimin me energji të pastër të qytetit të Maliqit, Bashkia Maliq ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm – instalimin e karikuesit të parë për automjete elektrike. Ky karikues modern, pjesë e projektit “Soleta solare”, u realizua falë financimit dhe mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), si një risi që vjen në ndihmë të poseduesve të mjeteve elektrike në qytet dhe në zonat përreth. Investimi synon të nxisë përdorimin e energjisë së pastër dhe të reduktojë ndotjen, duke e kthyer Maliqin…

Read More

Policia e Korçës ka zhvilluar disa veprime hetimore dhe procedurale gjatë 24 orëve të fundit, ku ka arrestuar një drejtues mjeti dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë për ngjarje të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 49-vjeçarin K. H., banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, i cili për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 37-vjeçar. Po ashtu, u shpall në kërkim edhe A.…

Read More

Një paraqitje mbresëlënëse dhe një fitore spektakolare për ekipin e meshkujve të Skënderbeut, të drejtuar nga trajneri Arben Prifti, në ndeshjen hapëse të Grupit A të Kupës së Shqipërisë. Korçarët triumfuan ndaj Studentit me rezultatin 3-1, duke dhënë një sinjal të qartë për ambiciet në këtë kompeticion. Setet folën në favor të Skënderbeut: 25-22, 25-17, 20-25 dhe 25-23, në një përballje me rivalitet të fortë në të katër setet. Përpos një momenti rimëkëmbjeje të Studentit në setin e tretë, djemtë kuqebardhë mbajtën kontrollin e lojës dhe mbyllën sfidën me stil. Edhe vajzat triumfojnë Sukseset për volejbollin korçar u dyfishuan, pasi…

Read More

Ekipi i Devollit në futboll nuk ka arritur të dalë me pikë nga transfertë e kësaj jave, teksa është mposhtur me rezultatin 5-3 nga Bylysi “B”. Ky është takimi i katërt i humbur në pesë javët e para të kampionatit, duke e vënë skuadrën devollite në një moment të vështirë rezultatesh. Ashtu si në përballjen e mëparshme ndaj Partizanit “B”, edhe këtë të shtunë Devolli ka pranuar të luajë në ditën e kërkuar nga skuadra rivale. Bylysi “B”, ashtu si Partizani “B”, ka në përbërje lojtarë që aktivizohen edhe në Superiore, faktor që ka influencuar dukshëm në forcën e kundërshtarit…

Read More

E diela do të vijë me një mot tipik vjeshte në qarkun e Korçës, ku reshjet e lehta dhe temperaturat e freskëta do të jenë kryefjala e ditës. Atmosfera do të mbetet e qetë në pjesën më të madhe të territorit, me kthjellime të shkurtra gjatë paradites, por pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në zonat malore. Në Korçë, dita do të nisë me temperatura rreth 8°C, ndërsa në mesditë termometri do të ngjitet deri në 15°C. Pasdite pritet një rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje kalimtare. Në Pogradec, moti do të…

Read More

Pas ngjarjes së fundit të ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë dhe u dhunua fizikisht, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj drejtuesve të Policisë në qarkun e Korçës. Nga analiza e kryer mbi mënyrën e menaxhimit të situatës, është konstatuar se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet rastin, duke dëmtuar imazhin e Policisë në komunitet. Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir…

Read More

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare për të dielën, datë 2 nëntor 2025, në nderim të ish-Kryeministrit dhe politikanit të shquar, Fatos Nano. Nëpërmjet këtij vendimi, Qeveria kërkon të nderojë kontributin e tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit. Për nder të ish-Kryeministrit, do të zhvillohet një ceremoni funebre shtetërore dhe Homazhe Kombëtare pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, sipas këtij programi: 08:30 – 11:00: Homazhe publike. 11:15 – 11:45: Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet. 12:05: Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vënë në pranga një 31-vjeçare nga Tirana, e dënuar me 10 muaj e 21 ditë burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, vepër e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, është shpallur në kërkim një 22-vjeçar nga Vlora, i dyshuar për vjedhjen e një aparati celular në banesën e një gruaje 33-vjeçare në Korçë. Ndërkohë, në Maliq është proceduar penalisht një shtetas për punime ndërtimi pa leje, ndërsa në Pogradec, një 46-vjeçare akuzohet për “Deklarim të rremë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Read More