Author: Kolibri 4

Në fshatin Drithas Posht, Njësia Administrative Libonik, ka nisur ndërtimi i fushës sportive, një investim që synon t’i japë zonës një hapësirë të re për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe komunitare. Aktualisht po punohet për nivelimin dhe përgatitjen e tokës, si fazë e parë e ndërtimit të terrenit. Punimet përfshijnë sistemimin e sipërfaqes dhe përgatitjen për mbjelljen e barit, që do të krijojë kushtet e nevojshme për një fushë moderne dhe funksionale. Ky projekt pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën sociale dhe sportive të komunitetit, duke u dhënë të rinjve dhe sportdashësve të zonës një ambient të përshtatshëm për stërvitje,…

Read More

Pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, është finalizuar operacioni policor i koduar “Cross Border”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 46 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. M., 37 vjeç, banues…

Read More

Në fshatin piktoresk të Boboshticës është kremtuar sot festa e Shën Dhimitrit, shenjtit mbrojtës të kishës me të njëjtin emër. Dhjetëra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë, duke u bashkuar në lutje dhe falënderim për bekimet e marra. Atmosfera festive dhe fryma e bashkimit shpirtëror u ndjenë në çdo cep të kishës, e cila është një ndër më të vjetrat dhe më të rëndësishmet e fshatit. Gjatë ceremonisë, u theksua rëndësia e ruajtjes së traditave fetare dhe trashëgimisë kulturore që Boboshtica mbart prej shekujsh. Kremtimi i Shën Dhimitrit mbetet një ndër ngjarjet më të dashura për banorët e zonës,…

Read More

Një konflikt mes dy shtetasve është shënuar në fshatin Kakaç, ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Sh. B., 58 vjeç, banues në Kakaç, si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi R. F., 71 vjeç, po nga i njëjti fshat. Sipas hetimeve paraprake, për motive të dobëta, dy shtetasit janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë sherrit, 58-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë 71-vjeçarin, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës,…

Read More

Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë janë nisur me ambulancë për në spitain e traumës në kryeqytet. Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet. Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja. Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motorr nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kruqëzimit të Çerravës mjeti tip BMW…

Read More

Një ngjarje e gëzueshme dhe e rrallë ka ndodhur në Tiranë, ku një çift nga Devolli është bekuar me katërnjakë. Rozeta dhe Geraldo, të cilët jetojnë prej vitesh në kryeqytet, kanë mirëpritur ardhjen në jetë të katër fëmijëve të tyre: Roal, Alrda, Roar dhe Auro. Lindja e tyre është rezultat i një shtatzënie krejtësisht natyrale – një mrekulli që ka sjellë emocion dhe gëzim jo vetëm në familje, por edhe te mjekët dhe stafi shëndetësor që ndoqën rastin. Pas një muaji kujdesi intensiv në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, vogëlushët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe…

Read More

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzim të fshatit Cërravë, ku një mjet tip “BMW” ështe plagosur me çiftin e turistëve franceze, të cilët janë burrë e grua. Të dy turistët janë në kujdesin e mjekëve të spitalit të Pogradecit por nuk përjashtohet mundësia për tu dërguar drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

Read More

Vajzat e Pogradecit po shkëlqejnë ndeshje pas ndeshjeje. Në përballjen e sotme ndaj Partizanit, ekipi juglindor tregoi forcë, disiplinë dhe karakter, duke marrë një fitore të pastër 0–3 në mes të Tiranës. Rezultatet e seteve: 15–25 | 15–25 | 23–25 Që nga topi i parë, Pogradeci dominoi me lojë inteligjente, shërbime të sakta dhe sulme të papërmbajtshme. Çdo set u shndërrua në një demonstrim klase e sigurie, duke mos lënë asnjë dyshim për epërsinë e vajzave blu. Kjo fitore konfirmon formën e jashtëzakonshme të skuadrës dhe ambicien për të qëndruar në krye të renditjes — me sytë nga objektivat më…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori një sërë rastesh të procedimeve penale të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Në fshatin Kuç, 27-vjeçari M. B. është proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në Bilisht, shtetasi Gj. L., 52 vjeç, u procedua pasi aksidentoi lehtë një këmbësore dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Po në këtë qark, 24-vjeçarja V. K. nga Maliqi u kallëzua për kanosje ndaj xhaxhait dhe dëmtim të pronës së tij. Në Pogradec, policia procedoi shtetasin O. S., 32 vjeç, pasi u kap duke transportuar…

Read More

Një 52-vjeçar nga fshati Mborje është vënë nën hetim nga Policia Kufitare e Kapshticës, pasi tentoi të ndihmonte një shtetas të huaj të kalonte ilegalisht kufirin drejt Greqisë. Gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan një shtetas nga Sudani, i fshehur nën rimorkio. Shtetasi V. T., 52 vjeç, po hetohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë, E. Ç., 32 vjeç nga Peqini dhe B. I., 44 vjeç nga Tirana, për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Materialet hetimore…

Read More