Author: Kolibri 4

Pogradeci ka spikatur këtë sezon turistik si një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit të eventeve, duke nxjerrë në pah jo vetëm bukuritë e tij natyrore, por edhe potencialin kulturor e artistik që ofron. Gjatë një takimi që zhvilloi me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, vlerësoi punën e bërë në drejtim të organizimit të aktiviteteve që kanë sjellë gjallëri në jetën turistike të qytetit. Çela theksoi se eventet e kategorisë Art-Fest kanë pasuruar ndjeshëm ofertën turistike të Pogradecit, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj dhe duke…

Read More

Skuadra e Skënderbeut ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Besën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Janaqi në minutën e 75-të, duke vulosur fitoren e radhës për korçarët, të cilët vazhdojnë marshimin drejt objektivit madhor – rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Në një përballje me ritëm të lartë dhe me mbështetjen e tifozëve në stadium, skuadra e drejtuar nga trajneri i Skënderbeut konfirmoi formën e mirë që po kalon në këtë fillim sezoni.

Read More

Kryetari i Komisionit Parlamentar në Bashkimin Europian për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Andrei Kovaçeviç, gjatë një deklarate të bërë nga Pusteci, theksoi rëndësinë strategjike që ka procesi i integrimit për Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit. Sipas tij, pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një domosdoshmëri në këtë periudhë të ndjeshme gjeopolitike, duke shtuar se çdo vend duhet të vlerësohet sipas meritave dhe përparimit të reformave. “Në këtë situatë të vështirë në botë, duhet të pranojmë sa më shpejt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, çdo vend vlerësohet sipas përparimit të tij,” – u shpreh Kovaçeviç.…

Read More

Korça ka përkujtuar sot 81-vjetorin e Çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e saj. Në sheshin përpara Teatrit “Andon Zako Çajupi” u zhvillua ceremonia solemne, ku morën pjesë veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal e qëndror. Aktiviteti nisi me interpretimin e bandës frymore të qytetit, ndërsa në fjalët përshëndetëse u theksua rëndësia e kësaj dite që simbolizon sakrificën dhe përkushtimin për liri. Të pranishmit shprehën mirënjohjen për ata që dhanë jetën për atdheun. Ceremonia u mbyll me një koncert festiv, që solli atmosferë patriotike dhe krenari për qytetin që ngriti flamurin…

Read More

E premtja do të nisë me vranësira të lehta dhe reshje të izoluara në orët e para të mëngjesit në disa zona të qarkut, kryesisht në Maliq e Devoll. Më pas, moti do të përmirësohet gradualisht, duke sjellë kthjellime dhe diell gjatë paradites dhe mesditës. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, me vlera që do të luhaten nga 8°C në mëngjes deri në 19°C në mesditë. Në mbrëmje, ajri do të bëhet më i freskët, ndërsa temperaturat do të zbresin sërish në rreth 10°C. Në Korçë dhe Pogradec pritet mot kryesisht me diell pas mesditës, ndërsa në Kolonjë e…

Read More

Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Maliq ka nisur punën për rehabilitimin e ndriçimit publik në të gjithë territorin e saj. Punonjësit po ndërhyjnë në disa zona për vendosjen dhe rregullimin e pikave të ndriçimit, me synimin që çdo lagje dhe fshat të ketë ndriçim sa më funksional dhe efikas. Ky investim pritet të përmirësojë sigurinë dhe cilësinë e jetës së banorëve, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen në orët e mbrëmjes.

Read More

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Sipas informacioneve, e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen mësohet të ketë pasur dijeni edhe nëna e 15-vjeçares. Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht k thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka…

Read More

Një tjetër rast i kontrabandës së mallrave është goditur nga policia në qarkun e Korçës. Gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor “Kapshticë–Bilisht”, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet që transportonte mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, duke arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit. Sipas burimeve zyrtare, në automjetin e drejtuar nga shtetasi N. J., 53 vjeç, banues në Greqi, u gjetën pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ishin futur në territorin shqiptar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit. Për këtë rast, 53-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe po…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit. Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore dhe pas deklarimeve të dhëna nga të…

Read More

E enjtja pritet të sjellë një ditë tipike vjeshte në qarkun e Korçës, me diell të vakët dhe vranësira që do të alternohen gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të jenë të buta në mesditë, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja do të ndihen më të freskëta. Në qytetin e Korçës, dita nis me rreth 10°C, ndërsa pas mesditës termometri ngjitet deri në 18–19°C. Dielli do të shfaqet herë pas here përmes reve të bardha që do të mbulojnë herë pas here qiellin, ndërsa në orët e mbrëmjes do të mbizotërojnë vranësirat. Në Maliq dhe Pustec, moti do të jetë pothuajse i njëjtë…

Read More