Author: Kolibri 4
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u finalizua procedura e ekstradimit nga Greqia në Shqipëri të shtetasit D. M., 39 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”. Sipas hetimeve, më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës, D. M. ka tentuar të vrasë për motive të dobëta shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë në kraharor. …
Moti gjatë kësaj të mërkure sjell një tablo tipike vjeshte në të gjithë qarkun e Korçës, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të shtohen gradualisht gjatë ditës. Temperaturat mbeten të freskëta në mëngjes dhe të buta në mesditë, ndërsa pritet që në disa zona të ketë edhe reshje të lehta shiu. Në Korçë, mëngjesi nis me diell të zbehtë dhe ajër të pastër, por pasdite pritet shtim i vranësirave, me mundësi për ndonjë shi kalimtar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15°C, ndërsa ajo minimale do të zbresë në 8°C. Në Pogradec, përgjatë liqenit, dita do…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa një prej tyre, që transportonte lëndë djegëse benzinë, është përfshirë nga flakët menjëherë pas përplasjes. Fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Si pasojë e ngjarjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Në kuadër të fushatës sensibilizuese për “Tetorin Rozë”, NjVKSH Korçë zhvilloi sot një marshim ndërgjegjësues në qytetin e Korçës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore, Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe nxënësve të gjimnazeve. Gjatë aktivitetit u shpërndanë broshura informuese dhe u përcollën mesazhe sensibilizuese mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin e grave. Slogani i këtij viti ka qenë “Çdo ditë vlen për jetën tënde”. NjVKSH Korçë apelon për më shumë kujdes, kontroll të rregullt mjekësor dhe përhapje të këtij mesazhi jetësor në mbështetje të grave dhe vajzave kudo.
Ekipi U.19 të Aston Villës është akomoduar prej ditës së hënë në hotelin “Turizëm Koçibelli”, në qendër të qytetit të Korçës, nën masa të forta sigurie. Një nga kushtet kryesore të vendosura nga drejtuesit e skuadrës angleze ka qenë që hoteli të mos priste asnjë klient tjetër gjatë qëndrimit të tyre. Skuadra ka mbërritur në qytet e shoqëruar nga punonjës sigurie, ndërsa janë kërkuar edhe masa shtesë nga kompani sigurie lokale. Sa i përket ushqimit, menuja është përzgjedhur nga vetë përfaqësuesit e Aston Villës, në përputhje me dietën e ekipit. Sot, në orën 16:00, në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet…
Trajneri Ernest Gjoka i ka dhënë fund zërave për një largim të mundshëm nga Skënderbeu. Në një reagim të shkurtër, Gjoka ka theksuar se mbetet në krye të pankinës korçare. “Jam trajner i Skënderbeut dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë bashkë,” – ka deklaruar ai, duke prerë çdo hamendësim lidhur me një kalim të mundshëm te Partizani. Ky reagim i teknikut vjen në një moment kur në qarqet sportive po qarkullonin lajme për afrimin e tij me klubin kryeqytetas.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar, proceduar penalisht dhe shpallur në kërkim disa shtetas për vepra të ndryshme penale në qytetet e Korçës, Pogradecit dhe Maliqit. Arrestim në gjendje të dehur: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Armëmbajtje pa leje dhe shkelje në vendin e punës: Në vijim të kontrolleve në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet penale për disa shtetas:…
Pas disa ditësh me diell të vakët, qarku i Korçës zgjohet sot nën mbizotërimin e vranësirave të lehta dhe një freski tipike vjeshte. Temperaturat mbeten të moderuara gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pritet rënie e ndjeshme e tyre. Në Korçë dhe Maliq, mëngjesi nis me mot të vranët dhe temperatura rreth 10–11°C, ndërsa në mesditë termometri ngjitet deri në 16–17°C. Dielli do të shfaqet herë pas here, por nuk pritet ndonjë përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike. Në Pogradec, përgjatë brigjeve të liqenit, moti mbetet më i qëndrueshëm. Do të ketë kthjellime të shkurtra gjatë orëve të pasdites,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një granatë dore ka shpërthyer duke plagosur 49-vjeçarin Gentian Yzellari. Ai po merr trajtim në spitalin e qytetit për dëmtime në trup dhe fytyrë, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacionit të dhënë, Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej e varrosur nën tokë dhe shpërtheu. Po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në fermën model të Fatos Shukullit, “A.F.A” Sh.p.k, e krijuar që prej vitit 2002 në Korçë. Ferma numëron rreth 230 krerë lopë dhe funksionon me teknologji bashkëkohore në ushqim dhe mjelje, duke arritur një prodhim prej rreth 1000 litrash qumësht në ditë. Gjatë takimit, ministri Salla diskutoi me fermerin për Skemën Kombëtare të Subvencioneve, përmes së cilës mbështeten çdo vit fermerë dhe sipërmarrje bujqësore në të gjithë vendin. Ai theksoi rëndësinë e përmirësimeve të mëtejshme në këtë skemë për të rritur eficiencën dhe për të zgjeruar mbështetjen ndaj sektorit…

